Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Presidenti që na flet për opozitën që do kemi

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Cicërimat e përgënjeshtrimeve pa kufij

Nga: Andi Bushati

Negociatat e shtira mes grupeve parlamentare lidhur me zgjedhjen e afërt të kreut të shtetit, më shumë sesa na tregojnë se ç’profil presidenti do të kemi, po ngrejnë sinjale alarmi për llojin e opozitës që do të përballet me Edi Ramën.

Reziku po bëhet gjithnjë e më evident që një pjesë e deputetëve të PD-së të luajnë gjatë këtij mandati rolin që Jenisheri, Gjuzi apo ajo biondina e kërpëratave morën përsipër gjatë dy viteve të shkuara.

Mjafton të shikosh se si disa “të deleguar” të opozitës shërbejnë si ngritës topi që Taulant Balla dhe Elisa Spiropali të pushtojnë me fjalimet e tyre transmetimet live të paradites dhe titujt e mediave onilne në mbrëmje, për të kuptuar më mirë atë që po ndodh. Eshtë e vështirë të arsyetosh mazohismin e tyre përballë sarkazmës së pareshtur të rilindasve: A i bëni dot 20 firma? A keni mandat për të negociaur? A e merrni dot nënshkrimin e katranit me bojë? A mund të propozoni dot një president pro- amerikan?

Këta lloj opozitarësh, që po bëhen në mënyrë të ndërgjegjshme pjesë një farse nga e cila në fund do zgjidhet emri që mban në xhep Edi Rama, po ripërtrijnë modelin e një grupimi “tolerant”, “bashkëpunues” gati të përulur ndaj qeverisë. Prandaj procesi i zgjedhjes së kreut të shtetit duket vetëm si preludi i pazareve të ardhshme apo i bashkimeve të nesërme të votave, që do të ndodhin në emër të “interesave të mëdha të vendit”.

Pra edhe këtë herë po hyjmë në një mandat tjetër parlamentar ku Edi Rama do të ketë të transformuar në favor të tij, një pjesë të vullnetit të atyre dhjetra mijra qytetarëve që e votuan kundër në 25 prill.

Natyrisht, askush nuk është aq naiv sa të kujtojë se kjo pjesë e opozitës po sillet kështu, ndaqë beson se të qenit konstruktiv ka vlerë në suazën e këtij regjimi. I vetmi version bindës është se ata po e bëjnë këtë ngaqë janë në betejë të brendëshme me Berishën dhe duan të krijojnë një profil të ndryshëm nga ai i tij. Pra nëse ata të foltores bojkotojnë, këta të dytët marrin pjesë, nëse të parët janë radikalë, këta luajnë konstruktivin, nëse ata vetëm mohojnë, të tjerët demostrojnë aftësi negociuese.

Por, ndonëse beteja e tyre ndaj modelit të Berishës është e ligjshme, madje për shumëkënd e mirëpritur, rruga që kanë zgjedhur e ka të përcaktuar fundin e një dështimi të turpshëm. Të gjithë ata që i kanë hyrë kësaj sprove kur Rama ka qenë në pushtet, kanë pasur të njëjtin fat. Edhe bashkimi i votave për reformën në drejtësi, edhe marrëveshja e 17 majit që sapo mbushi ditëlindjen e pestë, edhe ajo e 5 qershorit, kanë treguar të njëjtën gjë.

Pra nëse qëllimi i kësaj pjese të opozitës është që të ekzistojë pavarësisht Berishës dhe në kundërshti me të, kjo nuk mund të bëhet duke rënë në prehërin e Ramës, apo duke u sjellë si vegël e tij.

Nëse ata duan vërtet ti marin liderit të vjetër monopolin e të qenit alternativë ndaj qeverisë, ata janë të dënuar të pozicionohen në një llogore më radikale sesa vetë ai. Ata duhet të jenë më kundërshtues ndaj bashkimit të votave, më refuzues ndaj pjesmarrjes në tryeza fasadë, më denoncues ndaj oligarkëve që u pasuruan në kohën e PD dhe u forcuan gjatë pushtetit të rilindjes.

Vetëm kjo lloj vije politike mund ta nxjerrë “non-gratan” nga skena. Por kështu si ka nisur, duke bashkuar votat me Ramën për vettingun, duke marrë pjesë në tryezat spiropalizuese për zgjedhjen e presidentit, kjo lloj opozite i ngjan më shumë asaj që nuk pranoi të digjte mandatet. Dhe nëse vazhdon në këtë rrugë, do të ketë me siguri të njëjtin fund si të sajin. /Lapsi.al

Tags: ANDI BUSHATIballapresidentiramaSpiropali

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Dominim të kthjellimeve dhe ulje të temperaturave për sot

Dominim të kthjellimeve dhe ulje të temperaturave për sot

Taksia humb kontrollin dhe del nga rruga/Humb jetën një grua, plagosen tre fëmijët e saj

Taksia humb kontrollin dhe del nga rruga/Humb jetën një grua, plagosen tre fëmijët e saj

Shp*rthim i fuqishëm në një lokal në Radhimë, pronari një emër i njohur për policinë

Shp*rthim i fuqishëm në një lokal në Radhimë, pronari një emër i njohur për policinë







JU REKOMANDOJMË

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

19:40 | 11/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026




TË FUNDIT

U shkrumbuan dhjetëra apartamente, zjarri  pranë QSUT-së mund të jetë ndezur nga disa të mitur
Aktualitet

Zjarri nxjerr në pah mungesën e sigurimit të pronave dhe banesave në Shqipëri

by mirseda
22:21 | 16/04/2026
0

Sigurimi i banesave në Shqipëri mbetet ende një praktikë pak e përhapur, duke reflektuar një kulturë të...

Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

22:18 | 16/04/2026
Britania propozon tarifim të muzeve për turistët

Britania propozon tarifim të muzeve për turistët

21:53 | 16/04/2026
Gjendet i pajetë një person në Maliq, dyshohet se…

Gjendet i pajetë një person në Maliq, dyshohet se…

21:50 | 16/04/2026
Sherr mes disa të rinjve në Lezhë, policia në vendngjarje

Sherr mes disa të rinjve në Lezhë, policia në vendngjarje

21:20 | 16/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com