Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Presidenti i ri i vendit i fut në “sherr”, Berisha: Kam vetëm një qejfmbetje me Metën

4 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
31-përqindëshi i së keqes më të vogël

Në një dalje për mediat, ish-kryeministri Berisha pohoi se nuk ka asnjë krisje të marrëdhënies me Metën, por u shpreh se ka vetëm një qejfmbetje. Reagimi i tij vjen në një kohë kur ai shprehu haptazi kritikat për procedurën e ndjekur nga Meta për lirimin nga detyra të Bajram Begajt si shef i Shtabit të Përgjithshëm të FA, duke i hapur rrugë zgjedhjes së tij si President. Berisha tha shkurt dhe qartë se nga Ilir Meta nuk i druhet aspak një tradhtie të mundshme, lidhur me mundësine e një bashkëpunimi me kryeministrin Rama. Sakaq, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, duke u ndalur te përplasja mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe Presidentit Ilir Meta, ajo tha se nuk është juriste, që të diskutojë dekretet e Presidentit. Sipas Kryemadhit, Berisha mund t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, për të qartësuar situatën. Marrë shkas nga ky qëndrim, Berisha citon se nuk do shkonte në Gjykatën Kushtetuese për procedurën e përzgjedhjes së Presidentit.

Prononcimi i plotë i Berishës

Në Tiranë ka mbërritur raportuesi i CDU-së gjermane për Shqipërinë, a keni zhvilluar një takim me të?Përfaqësues të PD-së janë takuar me të. Po ju vetë zoti Berisha?

“Përfaqësues të PD-së janë takuar me të. Sot jam këtu para jush për të denoncuar takimin e aleancës trilaterale të Ohrit, si një aleancë e rrezikshme për paqen, stabilitetin në Ballkan. Si një aleancë që synon vendosjen e hegjemonisë serbe dhe influencës ruse në rajon. Si një aleancë që i kundërvihet tërësisht procesit të integrimit evropian dhe procesit të tregut të përbashkët rajonal në kuadrin e nismës së Berlinit.

Pra, ky akt, ky “Samit i Ohrit”, është një Samit që prodhon serbomadhi, rusofili dhe asgjë të mirë për shqiptarët. Përshëndes qeveritë që refuzojnë anëtarësimin në këtë klub të Beogradit. Duket sikur do i shtohet dhe Mali i Zi dhe pavarësisht akuzave “Open Ballkan” vazhdon? Mali i Zi nuk është anëtarësuar, ka shkuar për të marrë pjesë sepse Mali i Zi ka një kompozim në të cilin një pjesë e popullsisë së tij është të themi serbe në fakt.

Pjesa dërrmuese e popullsisë malazeze nuk është me origjinë serbe, dhe në ruajte të këtyre ekuilibrave, por presidenti Gjykanovic ka kundërshtuar në mënyrë të prerë dhe të hapur anëtarësimin e vendit të tij në nismën e “Ballkanit të Hapur”.

Zoti Berisha, do shkoni në Gjykatë Kushtetuese për procedurën e përzgjedhjes së Presidentit? Meta ju ftoi ta çonit në gjykatë po ashtu dhe zonja Kryemadhi?

“Jo, unë jam shumë i kursyer në atë drejtim. E vërteta është që Kushtetuta në gërmë nuk njeh kufizim, por gërma është gërmë nuk ka kufizime, je jashtë apo brenda si Kushtetutë. Si frymë pastaj ka diskutim”.

Presidenti tha nuk ka krisje me ju, po ju keni një qejfmbetje me Metën?

“Jo, jo asnjë! Të vetmen qejfmbetje që kam, që do doja ta kishte shtyrë për raundin e pestë dhe shanset për një dështim të raundit të pestë nuk ishin të vogla”.

Mendoni se po i jep sinjale Ramës për një bashkëpunim Meta me këtë veprim?

“Jo, nuk mendoj. Normalisht. Gërma e Kushtetutës nuk parashikon mundësinë e firmosjes së dekretit kudo që ndodhet Presidenti, fryma është tjetër”.

Pasi z. Meta të lërë Presidencën përfundimisht, a do të bëni së bashku opozitë?

“Pa diskutim. S’ka diskutim ajo punë. Ajo është normale. Në qoftë se mund të kemi diferenca në gjëra të tilla, asgjë nuk na pengon ne në betejën tonë kundër Edi Ramës”.

Presidenti Meta, ditën e djeshme nuk e ka mohuar dhe as e ka pohuar mundësinë e një bashkëpunimi me kryeministrin Edi Rama. A i druheni sërish një tradhtie nga z. Meta?

“Jo, nuk i druhem. Nuk i druhem aspak asnjë tradhëtie”.

Tags: BerishaMetarama

TË LIDHURA

Rrëzohen ankimimet në Kuvend, byroja lë në fuqi përjashtimet për Flamur Nokën dhe Elda Hotin
Aktualitet

Rrëzohen ankimimet në Kuvend, byroja lë në fuqi përjashtimet për Flamur Nokën dhe Elda Hotin

15:35 | 14/04/2026
Nafta shtrenjtë, autobusët reduktohen 40%: Shoqatat akuza qeverisë
Aktualitet

Nafta shtrenjtë, autobusët reduktohen 40%: Shoqatat akuza qeverisë

15:09 | 14/04/2026
Zjarr pranë banesave në Pus Mezin të Vlorës, digjen mbeturinat, ndërhyjnë zjarrfikësit
Aktualitet

Zjarr pranë banesave në Pus Mezin të Vlorës, digjen mbeturinat, ndërhyjnë zjarrfikësit

14:56 | 14/04/2026
Next Post
“S’do iki njeri nga puna”/Rama: Vetëm për letrat u janë kursyer njerëzve 7 milionë euro

Kush do ta ndalojë Edi Ramën

Korridor për eksportin e grurit/Turqia dhe OKB ndërmjetësojnë marrëveshjen me Rusinë e Ukrainën

Korridor për eksportin e grurit/Turqia dhe OKB ndërmjetësojnë marrëveshjen me Rusinë e Ukrainën

Dokumenti “sekret” i BE-së: Vuçiç shtyn shkëputjen nga Rusia

Dokumenti "sekret" i BE-së: Vuçiç shtyn shkëputjen nga Rusia







JU REKOMANDOJMË

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026




TË FUNDIT

(FOTO) DJ Gimbo del hapur, thirrje për vota për Selin në prag të finales
Showbizz

(FOTO) DJ Gimbo del hapur, thirrje për vota për Selin në prag të finales

by mirseda
15:37 | 14/04/2026
0

Teksa gara po i afrohet fundit dhe tensioni mes konkurrentëve arrin kulmin, mbështetja nga jashtë po bëhet...

Rrëzohen ankimimet në Kuvend, byroja lë në fuqi përjashtimet për Flamur Nokën dhe Elda Hotin

Rrëzohen ankimimet në Kuvend, byroja lë në fuqi përjashtimet për Flamur Nokën dhe Elda Hotin

15:35 | 14/04/2026
Nafta shtrenjtë, autobusët reduktohen 40%: Shoqatat akuza qeverisë

Nafta shtrenjtë, autobusët reduktohen 40%: Shoqatat akuza qeverisë

15:09 | 14/04/2026
Zjarr pranë banesave në Pus Mezin të Vlorës, digjen mbeturinat, ndërhyjnë zjarrfikësit

Zjarr pranë banesave në Pus Mezin të Vlorës, digjen mbeturinat, ndërhyjnë zjarrfikësit

14:56 | 14/04/2026
Hezbollahu distancohet nga negociatat: S’i përmbahet marrëveshjeve Liban-Izrael

Hezbollahu distancohet nga negociatat: S’i përmbahet marrëveshjeve Liban-Izrael

14:48 | 14/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com