Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Presidenti grek kërcënoi me veto/Koloneli: Ideologji që i ka kaluar koha

8 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Presidenti grek kërcënoi me veto/Koloneli: Ideologji që i ka kaluar koha

Ish-ministri i Brendshëm Dritan Demiraj ka reaguar lidhur me deklaratën e presidentit grek Prokopis Pavlopulos,  për çështjen çame, ku ky i fundit paralajmëroi shtetin shqiptar se do të përballet me veto, në rrugën e saj integruese.

Përmes një statusi në faqen e tij të ‘Facebook’-ut Demiraj shkruan se këto janë deklarata të një ideologjie që i ka kaluar koha, pasi duke premtuar fuqizimin e “unitetit kombëtar grek” nuk mund te shkelesh mbi të drejtat e çdo grupi etnik.

“Nuk e kuptoj pse greket vazhdojnë te jenë armiqësore ndaj institucioneve, traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare. Udhëheqësit grek duhet të luftojnë kundër narrativave nacionaliste dhe retorikës nxitëse, pasi këto janë deklarata të një dekadence të një civilizimi në humbje”-shkruan Demiraj.

Mesazhi i Dritan Demiraj
Te nderuar bashkekombas!
Termi “Fqinj i mirë” në politikën e jashtme është përdorur për herë të parë nga Senatori HenryClay ne shekullin e XX-të, ku parimi kryesor ishte mosndërhyrja në punët e brendshme të një vendi fqinjë.
Real-politika pohon se: “interesi kombëtar” i çdo shteti është siguria dhe mbijetesa e tij kombëtare. Politika e meparshme greke, që kishte për ideologji të gllabërimit megaloidene e “aventuriereve” Jan Katalisis dhe Zerves në ndërtimin e politikes së fqinjësisë, vazhdon nje shekull më vonë duke propaganduar nëpërmjet Presidentit Pavlopulos se: “është e pakuptimtë që udhëheqja e Shqipërisë të shtrojë cështjen Camërisë”.
Nuk është hera e parë që ky trashëgimtar i Zervës, përsërit kushte për Shqipërinë, ku vetëm vjeshtën e kaluar katër herë me radhë parashtroi kushtin grek të përdorimit të vetos për hapjen e bisedimeve të pranimit me BE, nëse Shqipëria nuk lëshon “pe” në çështjen e detit, çështjen e varrezave, proteksionin grek mbi ortodoksinë shqiptare, statusin e privilegjuar të minoritetit grek, etj.
Nuk e kuptoj pse greket vazhdojnë te jenë armiqësore ndaj institucioneve, traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare. Udhëheqësit grek duhet të luftojnë kundër narrativave nacionaliste dhe retorikës nxitëse, pasi këto janë deklarata të një dekadence të një civilizimi në humbje.

Këto janë deklarata të një ideologjie qe i ka kaluar koha, pasi duke premtuar fuqizimin e “unitetit kombëtar grek” nuk mund te shkelesh mbi të drejtat e cdo grupi etnik.
Traktati Shqipëri-Greqi i 1926-s, nuk coi në mbrojtjen e të drejtave dhe të lirive të popullsisë çame nga ana e Greqisë, por u tregua i pabesë dhe mosmirënjohës ndaj rolit të shqiptarëve ne krijimin e Greqisë moderne, ku nga 100 heronjtë që lindën nga revolucioni grek, 90 ishin shqiptarë, të cilët luftuan si miq të popullit grek, se shtypeshin nga i njëjti pushtues.

Çamëria është viktima e tretë e barbarisë greke dhe deri diku, plotësohet mbi gjysma e planit të megaloidesë duke vendosur dhe ligjin e hiles dhe duke e tundur si këmborë deri në ditët e sotme para politikës shqiptare. Kjo, është e domosdoshme për të mos lejuar erozione të reja në sovranitetin e saj shtetëror dhe kombëtar. Çështja shtrohet për një renditje prioritare strategjike midis sovranitetit dhe integrimit europian, ku në planin historik, sovraniteti është i përhershëm dhe i përjetshëm kombëtar, kurse integrimi europian është i përkohshëm. Pingpongu i politikes në Tiranë, ka çoroditur konceptin për interesat kombëtare. A janë interesat kombëtare mbi ato të axhendave politike partiake dhe personale? Unë mendojë PO, por me keqardhje gjykoj se kjo nuk eshte zgjidhja e duhur për shqiptarët pasi po kërcënohet identiteti fizik, politik dhe kombetar.

Secili shtet përdor fuqinë e tij ose të paktën njërin prej komponentëve; ekonomikë, ushtarakë, politike dhe diplomatikë, ku dy të parat është e vështirë të realizohen, por ajo diplomatike është krejtësisht e realizueshme nëse ka nje vision te qarte dhe te bashkuar kombetar.
Por, qëndrimet absurde greke trajtohen si argumente ligjore dhe të arsyeshme edhe nga përfaqësues të lartë të shtetit shqiptar. Asnjë eksponent i mazhorancës nuk tha asnjë fjalë.
Si shtetas shqiptar i përgjegjshëm, i edukuar dhe trajnuar për atdhedashuri, ku kam dhënë modestisht kontribute jo të vogla në drejtim të sigurisë kombëtare si dhe në kuadër të Aleancës së NATO-s (misionet luftarake ndërkombëtare), i bëj thirrje autoriteteve shqiptare dhe bashkeqytetareve pa dallime partiake, të tregojne me shume dinjitet kombëtar, për të reaguar ndaj fyerjeve të klaneve ekstremiste antishqipare. DD.

Tags: grekkaluarkercenoikohakolonelipresidenti

TË LIDHURA

Gara për Tiranën në 9 nëntor, Berisha shpall kandidatin e opozitës përballë Manastirliut
Politikë

“Bashkë me Ramën janë pronarë të hotelit 100 mln euro”, Berisha: Veliaj nuk ka asnjë akuzë për “5D”

13:07 | 10/10/2025
Dhunuan barbarisht punonjësin e pastrimit në Vlorë, arrestohen dy autorët
Aktualitet

Dhunuan barbarisht punonjësin e pastrimit në Vlorë, arrestohen dy autorët

12:37 | 10/10/2025
Kërcënohet roja i Gjykatës së Apelit, arrestohet autori
Aktualitet

Kërcënohet roja i Gjykatës së Apelit, arrestohet autori

12:10 | 10/10/2025
Next Post
Rihanna në krah të Macron, fotot çmendin rrjetin

Rihanna në krah të Macron, fotot çmendin rrjetin

Chelsea “tradhton” Conten, në verë dorëzon pankinën

Conte, drejtuesve të Chelsea: Më shkarkoni po të doni

Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 7 Shkurt?

Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 7 Shkurt?







JU REKOMANDOJMË

Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

18:50 | 04/10/2025
KUJDES! PAMJE të rënda nga aksidenti ku humbi jetën vëllai i Gjestit

KUJDES! PAMJE të rënda nga aksidenti ku humbi jetën vëllai i Gjestit

17:03 | 26/09/2025
“Hajdeni, e vrava unë”/ Elvis Shkambi me duar në xhepa dhe gjakftohtë, i thërret vetë policëve pasi kreu vrasjen brenda gjykatës

“Hajdeni, e vrava unë”/ Elvis Shkambi me duar në xhepa dhe gjakftohtë, i thërret vetë policëve pasi kreu vrasjen brenda gjykatës

11:28 | 07/10/2025
“Tirana Big Mama…”, tifozët e Partizanit i përgjigjen atyre të bardhebluve

“Tirana Big Mama…”, tifozët e Partizanit i përgjigjen atyre të bardhebluve

19:20 | 03/10/2025




TË FUNDIT

Gara për Tiranën në 9 nëntor, Berisha shpall kandidatin e opozitës përballë Manastirliut
Politikë

“Bashkë me Ramën janë pronarë të hotelit 100 mln euro”, Berisha: Veliaj nuk ka asnjë akuzë për “5D”

by mirseda
13:07 | 10/10/2025
0

Sali Berisha: Qëndrimi ynë për Lali Vjedhësin ka qenë dhe është shumë i qartë. Ne protestuam ndaj...

Dhunuan barbarisht punonjësin e pastrimit në Vlorë, arrestohen dy autorët

Dhunuan barbarisht punonjësin e pastrimit në Vlorë, arrestohen dy autorët

12:37 | 10/10/2025
Konstituohet Kuvendi i Kosovës, Nenad Rashiç nga komuniteti serb zgjidhjet nënkryetar

Konstituohet Kuvendi i Kosovës, Nenad Rashiç nga komuniteti serb zgjidhjet nënkryetar

12:17 | 10/10/2025
“U tërhoqëm!/ Ushtria e Izraelit jep lajmin: Armëpushimi hyri në fuqi!

“U tërhoqëm!/ Ushtria e Izraelit jep lajmin: Armëpushimi hyri në fuqi!

12:14 | 10/10/2025
Kërcënohet roja i Gjykatës së Apelit, arrestohet autori

Kërcënohet roja i Gjykatës së Apelit, arrestohet autori

12:10 | 10/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com