Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokri është takuar me trajnerin e Kosovës, Albert Bunjaku.
Ky i fundit, pas humbjes në shtëpi ndaj Finlandës, nuk do të jetë më trajneri i Kosovës.
Bunjaku kishte paralajmëruar largimin pas dy ndeshjeve të tetorit, me Ukrainën dhe Islandën, por duket se largimi i tij do të ndodhë me herë pasi drejtuesit e FFK-së nuk janë të kënaqur me rezultatet.
Tashmë po mbahet një konferencë për shtyp e trajnerit dhe ekipit të FFK-së, që ka nisur në 15:00, ku pritet të jepet lajmi i dorëheqjes së Bunjakut.