Presidenca ka konfirmuar bisedën telefonike të zhvilluar mes presidentit Ilir Meta dhe të dërguari special të Departamentit Amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer.
Zëdhënësi i kreut të shtetit, Tedi Blushi u shpreh se biseda telefonike rreth 30 minuta u zhvillua me kërkesë të zyrtarit të lartë amerikan. Ndërsa theksoi se: “Qëndrimet e Presidentit Meta të shprehura gjatë kësaj bisede telefonike kanë qenë mjaft të qarta, transparente dhe shteruese”.
Kriza politike “mobilizon” Metën, bisedë telefonike me zyrtarin amerikan
Ndër të tjera, ai u shpreh se Presidenca është e gatshme ta publikojë të plotë transkriptin e kësaj bisede telefonike.
“Megjithatë nëse z.Lekloti, bie dakord me ambasadën e SHBA në Tiranë, dhe na autorizon ta publikojmë të plotë transkriptin e kësaj bisede telefonike, ne jemi gati ta vëmë atë të plotë në dispozicion të opinionit publik vendas dhe ndërkombëtar. Presidenti Meta nuk ka asgjë për të fshehur!
Konfirmojmë se marrëdhëniet tona strategjike me SHBA janë të forta, të qëndrueshme dhe transparente, si asnjëherë”, theksoi Blushi.
LAJMI I FUNDIT/ Presidenca ‘hedh poshtë’ propozimin e Ambasadës Amerikane