Pas dy sezoneve në emisionin “Në shtëpinë tonë”, Florian Agalliu nuk do të jetë më pjesë e tij.
Revista “Who” raporton se Floriani ka ndërprerë kontratën.
Ai prej muajit janar nuk do të jetë më pjesë e “Top Channel”.
Motivet e largimit nuk janë bërë ende të ditura. Duket se bashkë me të do të largohet edhe bashkëshortja e tij.
Renisa Shabani, e cila është autore e programit që prej fillimit të tij, ka vendosur që pas “Vitit të Ri” të mos jetë më pjesë e “Top Channel”.