Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Prangosja e Arben Dervishaj/ Hoxha: Jam habitur, sot do të ishte në tribunën VIP të stadiumit

4 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Gazetari Artan Hoxha ka shprehur qëndrimin e tij në lidhje me arrestimin e zv/presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Arben Dervishaj, për aferën e inceneratorit të Fierit. Hoxha tha se masa e sigurisë ndaj tij mund të ishte më e butë, dhe në këtë rast do të mjaftonte vetëm komunikimi i akuzës.

“Vëmendjen nga personat e arrestuar dhe ata në kërkim e ka tërhequr Arben Dervishi. Jam habitur që e arrestuan, sepse në të tilla raste do të mjaftonte komunikimi i akuzës. Nuk ka nevojë për masë kaq ekstreme. Nëse nuk do arrestohej Arben Derbishi, do të ishte në tribunën VIP me personazhet më të rëndësishme të vendit, është krahu i djathtë i presidentit të FSHF.

Është njeriu që është marrë me të gjitha objektet që janë ndërtuar, dhe në të gjitha këto është kompania e Arben Dervishit. Akuza për të cilën është arrestuar është fakti që ai dhe kompania e tij ka bërë supervizionin e inceneratorit të Fierit. Sipas SPAK ka pasur problem, është një gjë që do të provohet në gjykatë”, tha Hoxha.

Arben Dervishaj, zv. presidenti i FSHF, anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) prej vitesh, është prangosur si i dyshuar në skandalin e pagesave të dyshimta në çështjen e inceneratorit të Fierit në Shqipëri.

Arben Dervishaj që njihet si një nga njerëzit më të afërt të Armand Dukës, ka përfituar mbi 740 mijë dollarë ose 744 milionë lekë të vjetra për konsulencën e dhënë për inceneratorët. Sipas raportimeve të mëparshme, paratë rezultojnë të jenë marrë në 4 vite të ndryshme, përmes 21 faturave nga 2018-2021, në shuma te ndryshme që variojnë nga 80 milionë lekë të vjetra deri në 313 milionë lekë të vjetra në vit.

Emri i tij doli në skenë në dëshminë që dha në Komisionin Hetimor për Inceneratorët, administratorja e koncesionit të Tiranës, Arjola Kodra. Administratorja Kodra ka bërë të ditur se firma e “Integrated Energy BV SPV”, ka paguar konsulencën për kompaninë “Ave Consulting” sh.p.k. Kjo kompani, sipas Arjola Kodrës, është supervizore e koncesionit! “Kush është supervizor? Shoqëria ‘Ave Consulting’ sh.p.k. Autori është zoti Arben Dervishaj”, iu përgjigj Arjola Kodra pyetjeve të kryetares së këtij Komisioni, Jorida Tabaku. Arben Dervishaj është pjesë e Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së prej dy mandatesh, dhe njihet si një njeri i besuar i Presidentit të FSHF-së, Armando Duka.

Tags: arben dervishajArtan HoxhaSPAK

TË LIDHURA

Aktualitet

Protesta në Tiranë, humbet një fëmijë mes turmës, protestuesit ulen në gjunjë për ta gjetur.

19:20 | 05/06/2026
Kryesore

Rama ironizon protestuesit: Po dhashë dorëheqjen, si do t’i plotësoj 4 kërkesat e tjera?

19:12 | 05/06/2026
Aktualitet

“Në 10:00 në Zvërnec, në 18:00 në Tiranë”/ Nesër njoftohen 2 protesta, qytetarët: Nuk jemi përçarë!

18:47 | 05/06/2026
Next Post

Tronditet futbolli francez, arbitri kryesor pëson goditje në tru në stërvitje

Përurohet Spitali i ri Infektiv/Brenda mandatit do ta çojmë në 100% rritjen e pagave për mjekët

Xhesika Polo e revoltuar: Alketa Vejsiu dhe Vera Grabocka më mashtruan







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Protesta në Tiranë, humbet një fëmijë mes turmës, protestuesit ulen në gjunjë për ta gjetur.

by mirseda
19:20 | 05/06/2026
0

Para Kryeministrisë po mbahet protesta e gjashtë për projektin e Zvërnecit. Gjatë tubimit, personi që mbante megafonin...

Rama ironizon protestuesit: Po dhashë dorëheqjen, si do t’i plotësoj 4 kërkesat e tjera?

19:12 | 05/06/2026

“Në 10:00 në Zvërnec, në 18:00 në Tiranë”/ Nesër njoftohen 2 protesta, qytetarët: Nuk jemi përçarë!

18:47 | 05/06/2026

Rama qytetarit: Toka është e shitur, këtë çështje nuk e zgjidhni me mua

18:45 | 05/06/2026

Rama në Zvërnec: Nuk negocioj, ata që duan të më heqin do të presin gjatë

18:43 | 05/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com