Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Prag dimri, si i gjen të pastrehë në rrugët e BE-së

8 vjet ago
in Bota, Shqipëria, Të Gjitha
Prag dimri, si i gjen të pastrehë në rrugët e BE-së

Dimri vjen dhe me të edhe të ftohtët. Ai që nuk ka çati mbi kokë, atë e presin kohë të vështira. Gjithnjë e më shumë nga këta njerëz vijnë në Gjermani nga shtetet e tjera të BE, shkruan DW.

“Në vitin 2011 kemi pasur rreth 11 përqind persona të pastrehë nga shtetet e BE. Ndërkohë ky numër ka arritur në 25 përqind”, thotë Petra Fuhrmann, e cila kujdeset për të pastrehët për Qendrën Sociale të Diakonisë në Essen. Me punën e saj, Fuhrmann ndihet e lënë vetëm nga politika. “Në fakt ne nuk jemi përgjegjës për të pastrehët nga shtete të tjera të BE. Kështu është përcaktuar në Kodin Social. Por në fakt mungon një pikë kontakti e rregullt për migrantët.”

“Ne sigurojmë ushqim përmes kuzhinës së supës, nganjëherë edhe strehimi për natën ose mundësinë për të bërë dush.” Shumica e njerëzve janë të drojtur, prandaj është e vështirë që t’i bësh që të shprehen për hallet që kanë.

Rrethi vicioz i varfërisë

Shumica e migrantëve të pastrehë nga BE në Gjermani vijnë nga Rumania, Bullgaria dhe Polonia. Shumë njerëz vijnë  me përfytyrime të gabuara në Gjermani, pa arsim dhe pa njohuri të gjuhës. Në Berlin ata jetojnë në çadra që i kanë sjellë me vete, në automjete ose 30 vetë në një dhomë. Ditën përpiqen të fitojnë para si punëtorë me mëditje. Atje edhe i shfrytëzojnë duke u dhënë paga të ulëta, shpesh pa sigurime sociale. Si shtetas nga BE në Gjermani ata vërtet kanë të drejtë që të kërkojnë punë në Gjermani, por nuk kanë të drejtë të marrin shërbime sociale.

Puna që bëjnë nuk arrin të llogaritet në shërbime që u siguron pagesën e të papunit dhe kur kanë jetuar më pak se pesë vjet në Gjermani, nuk kanë të drejtë të marrin ndihmën sociale Hartz IV. Meqenëse nuk janë refugjatë, ata nuk kanë të drejtë të as subvencione publike. Megjithatë, ky grup që po rritet, është relativisht i vogël në krahasim me grupin e migrantëve të BE nga shtetet e Evropës Lindore dhe Juglindore. Megjithatë imigrantët e integruar nuk perceptohen thuajse fare – njerëzit që jetojnë në rrugë po.

Tendencë në rritje

Numri i saktë i imigrantëve nga shtetet e Evropës Lindore dhe nga Ballkani, që jetojnë në kushte të vështira, është i paqartë. “Nuk ka sondazhe për këtë. Vitin e kaluar tek ne erdhën 1,5 milionë vetë nga shtetet e BE. Ne llogarisim që 15 përqind e tyre dështojnë dhe jetojnë në kushte jetësore të pasigurta. Pra të tillë do të ishin 200.000 deri 300.000 vetë”, thotë Ulrich Hermannes, drejtor ekzekutiv i Hoffnungsorte Hamburg, një njësi që kujdeset për migrantët e pastrehë nga BE.

Shoqata federale e Punës “Ndihma për të Pastrehët”, BAG, flet për rreth 12 përqind qytetarë të pastrehë të BE, ose rreth 50.000 vetë. Kjo shoqatë kërkon një takim të nivelit të lartë për strehimin dhe një plan kombëtar nacional për të kapërcyer gjendjen e vështirë në strehim.

Tags: BE-sëdimrigjenpastrehëpragrruget

TË LIDHURA

Marrëveshja e paqes/ Trump: SHBA-të nuk duan të humbasin kohë me Ukrainën
Bota

Marrëveshja e paqes/ Trump: SHBA-të nuk duan të humbasin kohë me Ukrainën

22:48 | 10/12/2025
100-vjetori i Urdhrit të Skënderbeut/ Rama dhe Begaj ndajnë titujt e parë
Politikë

100-vjetori i Urdhrit të Skënderbeut/ Rama dhe Begaj ndajnë titujt e parë

22:18 | 10/12/2025
SHBA: Trump ashpërson rregullat, turistët të dorëzojnë historikun 5-vjeçar të rrjeteve sociale
Bota

SHBA: Trump ashpërson rregullat, turistët të dorëzojnë historikun 5-vjeçar të rrjeteve sociale

21:34 | 10/12/2025
Next Post
Incident në Gjykatën e Hagës, “Kasapi i Bosnjës” nxirret me dhunë. Ja vendimi (Video)

Incident në Gjykatën e Hagës, “Kasapi i Bosnjës” nxirret me dhunë. Ja vendimi (Video)

“PD dëmton shëndetin”, deputeti e cilëson opozitën një produkt të rrezikshëm

“PD dëmton shëndetin”, deputeti e cilëson opozitën një produkt të rrezikshëm

Dita e televizionit, diskriminohet financiarisht RTV Presheva

Dita e televizionit, diskriminohet financiarisht RTV Presheva







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

08:25 | 09/12/2025
Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

17:42 | 04/12/2025
Greqia goditet nga moti i keq, makina zhytet në ujë nga përmbytjet masive, shpëtohet familja

Greqia goditet nga moti i keq, makina zhytet në ujë nga përmbytjet masive, shpëtohet familja

17:13 | 04/12/2025
Inspektorati zbarkon në Parlament, Bardhi e Peleshi: S’mund të na kontrollojnë. Ministrja…

Inspektorati zbarkon në Parlament, Bardhi e Peleshi: S’mund të na kontrollojnë. Ministrja…

13:50 | 05/12/2025




TË FUNDIT

Marrëveshja e paqes/ Trump: SHBA-të nuk duan të humbasin kohë me Ukrainën
Bota

Marrëveshja e paqes/ Trump: SHBA-të nuk duan të humbasin kohë me Ukrainën

by mirseda
22:48 | 10/12/2025
0

Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar sërish për marrëveshjen e paqes për Ukrainën. Në një reagim të...

100-vjetori i Urdhrit të Skënderbeut/ Rama dhe Begaj ndajnë titujt e parë

100-vjetori i Urdhrit të Skënderbeut/ Rama dhe Begaj ndajnë titujt e parë

22:18 | 10/12/2025
Mickoski: Do shmangim incidentet, por qeveria nuk mbështet protestën pro ish-krerëve të UÇK-së

Mickoski: Do shmangim incidentet, por qeveria nuk mbështet protestën pro ish-krerëve të UÇK-së

22:12 | 10/12/2025
SHBA: Trump ashpërson rregullat, turistët të dorëzojnë historikun 5-vjeçar të rrjeteve sociale

SHBA: Trump ashpërson rregullat, turistët të dorëzojnë historikun 5-vjeçar të rrjeteve sociale

21:34 | 10/12/2025
Australi: Eshtrat e një fëmije 18-mujor shqiptar gjenden në një varr të cektë

Australi: Eshtrat e një fëmije 18-mujor shqiptar gjenden në një varr të cektë

21:01 | 10/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com