E martë, 27 Tetor, 2020
10 C
Tirana

Pompeo paralajmëron mbi rrezikun kinez në Evropë

Më të lexuarat

Covid në vend: Në 24 orë 288 raste, numër i ulët i të shëruarve

Në 24 orët e fundit, është regjistruar një rënie e lehtë  e rasteve të reja me Covid-19 në vend. Ministria e Shëndetësisë, informon se 288...

Video/ Çmendet futbollisti, godet me lëvizje kung-fu lojtarin kundërshtar

Ndeshja e Ligës së Parë mes Montpelje dhe Reims përfundoi me rezultatin e thellë 0-4 për miqtë. Rezultati mbeti në hije për shkak të asaj...

Këto janë 4 simptomat e Covid-19, që mund t’ju çojnë në spital

Ndërsa mund të mos ketë nga ato që quhen “simptoma të një Covid-i të mirë”, disa janë padyshim më të këqija se të tjerat....

Manastirliu i përgjigjet akuzave të PD, ja kur do të hapet spitali Covid 3

Ditën e sotme ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka zhvilluar një takim me stafin mjekësor në Spitalin Infektiv. Ministrja është shprehur se situata në të...

Përplasja me Macron, Erdogan thirrje turqve: Mos blini mallra franceze

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan u ka bërë thirrje turqve që të mos blejnë mallrat franceze. Gjatë një fjalimi në televizion, ai u bëri thirrje...

“Nuk debatoj me burra me zë të hollë”/Shpërthen Murrizi: Rruaj vetullat Vehap

Një situatë tallëse dhe aspak serioze është krijuar mbrëmjen e djeshme në “Open”. Shpeshherë situata ka dalë jashtë kontrollit, nga gjuha aspak etike e...

Fotoja bëhet virale/ Melania Trump përdor sozi

Shpesh është folur që Zonja e Parë e SHBA ka një sozi, e cila e shoqëron presidentin hera-herës. Përkundrejt këtyre zërave, Trump e ka...

E përjashtojnë nga emisioni/ Nuk ndalet Shqipja, bën deklaratën e radhës

Emisioni ‘Përputhen’ përjashtoi nga emisioni konkurrenten Shqipe Hysenaj. Ajo bullizoi një prej çunave, dhe dy vajzat, Tean për peshën e saj dhe Anën për...

Kudo me truprojë, si ndryshoi jeta e Luanës pas përndjekjes (FOTO)

Pas denoncimit që bëri ndaj një të riu për përndjekje, moderatorja Luana Vjollca shfaqet kudo me truprojë. “Në çdo hap me mua. Faleminderit për sigurinë...

E trishtë, ndërron jetë ish-futbollisti i Manchester City

Manchester City ka dhënë një lajm të trishtë për botën e futbollit. Klubi njofton se ka ndërruar jetë në moshën 17-vjeçare ish-lojtari i të rinjve,...

Gjatë vizitës së tij në Evropë, Sekretari i Shtetit Mike Pompeo u përpoq të forconte lidhjet dypalëshe në një sërë çështjesh. Ai foli për trazirat në Bjellorusi pas zgjedhjeve të kontestuara dhe embargon e armëve ndaj Iranit. Por kërcënimi nga Partia Komuniste e Kinës dhe infrastruktura e saj e telekomunikacionit ishte temë thelbësore në takimet që zoti Pompeo zhvilloi në Evropë.

“E gjithë bota mund ta shohë qartë tani synimin që ka Partia Komuniste kineze për të përdorur infrastrukturën e telekomit për synime që asnjë sistem tjetër telekomi në botë nuk e bën. Ata po e përdorin si thellësisht të lidhur me aparatin e sigurisë së tyre kombëtare, komunitetin e inteligjencës dhe forcat e tyre ushtarake – të gjitha të dhënat.”

Kina ka hedhur poshtë paralajmërimet e zotit Pompeo, duke thënë se kudo që shkon ai, ai përhap gjithmonë “viruse politike” dhe informacione të rreme.

Por paralajmërimet për kompaninë Huawei dhe të tjera, tashmë kanë rezultuar të frytshme. Zoti Pompeo ka nënshkruar një marrëveshje të përbashkët me Slloveninë që përjashton kompani të dyshimta nga rrjetet 5G. Eksperti Daniel Kochis me Fondacionin Heritage i tha Zërit të Amerikës se përqëndrimi i zotit Pompeo ndaj Kinës ka ndikim.

“Udhëheqja e administratës në këtë çështje në veçanti, ka ndihmuar në ndryshimin e prirjes. Mendoj se gjithnjë e më shumë vende do të bien dakord me palën amerikane në këtë çështje mbi përfshirjen kineze në gjeneratën e ardhëshme të telekomunikacionit.”

Ai thotë se tani për tani Rusia përbën kërcënim më të madh ndaj Evropës Qendrore dhe Lindore sesa Kina.

“Kina ende mbetet disi një kërcënim afatgjatë. Rusia për shkak të kërcënimit për veprime ushtarake, për shkak të propagandës, përbën kërcënimin kryesor ndaj rajonit të Evropës Qendrore.”

Ekspertja Heather A. Conley me Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare thotë se vendet e Evropës Lindore po përballen me çështje më të ngutshme aktuale sesa kërcënimi nga Kina.

“Kina është një element i rëndësishmën për politikën e jashtme amerikane, por nuk mund të jetë fokusi i vetëm. Duhet të kemi një qasje më të shkathët, shumëdimensionale ndaj këtyre vendeve.”

Gjatë ndalesave në Evropë zoti Pompeo u këshillua me udhëheqësit e atyre vendeve lidhur me zhvillimet dramatike në Bjellorusi.

“Siç u shpreha në Republikën Çeke, duam që njerëzit në Bjellorusi të kenë liritë që ata po kërkojnë, që mendojnë se janë në interesin e tyre më të mirë. Ne i shikuam protestat. Bëjmë thirrje që protestat jo të dhunshme të mbrohen dhe jo të cënohen”, u shpreh kryediplomati amerikan.

Ministri i Jashtëm i Austrisë, Alexander Schallenberg tha për gazetarët se Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian pajtohen se zgjedhet në Bjellorusi nuk ishin as të lira e as të drejta.

Ai tha se BE duhe ta bëjë të qartë për udhëheqësin bjellorus Alexander Lukashenko që t’i japë fund menjëherë dhunës dhe ndalimeve arbitrare dhe të lirojë të burgosurit e mbetur. /Voa

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Presidenti ka shpallur sekret shtetëror “krimin” e tij

Nga: Mero Baze Ilir Meta ka gjetur zgjidhjen e vetme që ka çdo hajdut i fortë, kur kapet me presh në duar. I vënë para...

Detajet/Arrestohen “policët” që terrorizuan familjen në Vlorë

Policia e Vlorës ka zbardhur në kohë rekord tentativën për vjedhje në fshatin Kropisht, Selenicë. Nga ana e policisë janë arrestuar pesë autorët e...

“Nuk debatoj me burra me zë të hollë”/Shpërthen Murrizi: Rruaj vetullat Vehap

Një situatë tallëse dhe aspak serioze është krijuar mbrëmjen e djeshme në “Open”. Shpeshherë situata ka dalë jashtë kontrollit, nga gjuha aspak etike e...

Të rinjtë përplasen me policinë, çfarë ndodhi mbrëmë në Tiranë (VIDEO)

Mbrëmjen e djeshme në Tiranë ka ndodhur një përplasje mes efektivëve të policisë, dhe tre të rinjve. "Ora News" ka publikuar pamjet e efektivëve të...

“Do bëhet pallat”/Veliaj: “Sami Frashëri” do ndërtohet aty ku ka qenë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar menjëherë pas denoncimeve të kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi, e cila tha në emisionin “Opinion” se aty...