Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Politika të angazhohet në përmirësimin e jetës së qytetarëve, jo vetëm në fitimin e zgjedhjeve

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, TT, W-Instant

Nga Ismael Emelien & David Amiel, “Project Syndicate”

Partitë politike, që dominuan dikur demokracitë perëndimore, janë tronditur në themelet e tyre. Shumë prej tyre kanë pësuar disfata elektorale në Francë, Itali, Greqi, Britani e Madhe dhe gjetkë. Të tjerat, kanë ndryshuar në mënyrë radikale, aq sa vetëm emri i tyre mbetet i njëjtë. Partia Republikane e presidentit amerikan, Donald Trump, ka pak të përbashkëta me atë të ish-presidentit Ronald Reagan.

Këto zhvillime, janë të ngjashme në të gjithë Perëndimin. Udhëheqësit e partive dikur dominante, luhaten sot mes mohimit dhe dëshpërimit, ndërsa populistët po u marrin mbështetësit e tyre tradicionalë. Disa refuzojnë të shohin ndonjë arsye legjitime për humbjen e tyre, duke i cilësuar mbështetësit e kundërshtarëve të tyre si “të mjerë”, sikurse bëri Hillary Clinton pak para se të humbte përballë Trumpit në vitin 2016; të tjerët janë shumë të dobësuar nga rritja populiste, për të ndërmarrë ndonjë kundërsulm.

Por as mohimi, dhe as vetëkënaqësia, nuk do të thyejnë ngërçin politik. Progresistët duhet të ringrihen, dhe kjo fillon me diagnostikimin e mangësive që ekzistojnë tek partive tradicionale. Një pjesë e problemit, është se ato nuk arritën të njohin problemet e vërteta të epokës.

Duke u angazhuar ende në beteja të vjetra ideologjike, bënë një sy qorr ndaj rënies së mobilitetit social, rritjes së krizave mjedisore, pabarazisë gjeografike, tensioneve mbi multikulturalizmin dhe çështjeve të tjera, që në fakt kanë rëndësi për votuesit. Dekada më parë, këto parti ishin pararoja.

Sot kanë mbetur vetëm, dhe pyesin veten se ku kanë shkuar të tjerët. Hendeku mes analizës së tyre objektive të realitetit dhe politikave qeveritare, është shumë i madh. Për shembull, në shumicën e vendeve perëndimore, ekonomistët kanë folur shumë për ndarjen në rritje në aspektin e të ardhurave, dhe treguesve të tjerë mes disa qyteteve të pasura – të cilat përfitojnë nga globalizimi – dhe pjesës tjetër të vendit.

Por jo politika, derisa administrata e presidentit francez Emmanuel Macron, miratoi uljen e taksave mbi bazën e zonës ku jetojnë qytetarët. Për pasojë, 1 për qind e PBB-së së Francës tani po rishpërndahet në pjesët më të varfra të vendit. Edhe partitë tradicionale mund të mësojnë diçka nga dëgjimi i drejtpërdrejtë i votuesve, dhe jo vetëm përmes filtrave të mediave dhe sondazheve.

Në vitin 2016, lëvizja e Macron “En Marche!”, e filloi me turneun më të madh të dëgjesës derë më derë në historinë e Francës. Ajo që votuesit u thanë, u bë më pas themeli i fushatës presidenciale të Macron. Megjithatë, edhe një kuptim i saktë i asaj që dëshiron shoqëria, nuk është i mjaftueshëm.

Partitë tradicionale, vuajnë ndërkohë nga një organizim i dobët. Ato besojnë prej kohësh se politika moderne duhet të organizohet rreth zgjedhjeve, me aktivistët që shpërndajnë periodikisht fletëpalosje, dhe bëjnë propagandë për kandidatët e partisë së tyre.

Përkundër këtyre dobësive, partitë tradicionale gëzonin një numër avantazhesh që parandalonin rënien e tyre. Gjatë viteve të fundit, ato kanë pasur përparësi teknologjike ndaj kundërshtarëve më pak të vendosur, dhe ishin të vetmit aktorë politikë me struktura të organizuara, që mund të mobilizonin njerëzit për zgjedhje, të organizonin protesta dhe të ndërmerrnin peticione.

Por një model i tillë, nuk është më i qëndrueshëm. Qytetarët sot nuk pranojnë të jenë thjesht konsumatorë të politikave publike. Me rritjen e nivelit të arsimimit, votuesit duan të trajtohen si aktorë politikë dhe jo si gurë shahu në lojën e dikujt tjetër.

Për më tepër, vetë qeveritë nuk janë më ofrueset e vetme të politikave. Ky është një nga leksionet e hidhura, që mësuam gjatë 2 viteve që punuam bashkë me Macron në Pallatin Elize. Sfidat e sotme kryesore politike – ndryshimet klimatike, ekstremizmi fetar, lufta kibernetike, barazia gjinore – nuk pranojnë zgjidhje vetëm nga qeveritë kombëtare.

Sfida të tilla kërkojnë ndryshime të thella kulturore. Së fundmi, teknologjia ka reduktuar barrierat në pjesëmarrjen politike, ndaj partitë tradicionale nuk mund të mbështeten më në një avantazhin që kishin deri tani. Kur dini të përdorni mirë Google, Twitter dhe Facebook, nuk keni nevojë për makinerinë e një partie shekullore. Lëvizjet politike, duhet të rindërtohen në përputhje me rrethanat. Fokusi duhet të jetë tek veprimet specifike, dhe jo vetëm tek proceset zgjedhore.

Struktura zyrtare e menaxhimit të një partie, duhet të shërbejë si “zyra logjistike” administrative; zyra kryesore duhet të ketë personel nga njerëzit në terren. Në La République En Marche!, ne i referohemi këtyre si projekte qytetare lokale. Ato mund të përfshijnë çdo gjë, nga kurset e leximit pas shkollës, tek programet e integrimit të emigrantëve, dhe seancat dixhitale të trajnimit për të moshuarit.

Në çdo rast, synimi është të ofrohen zgjidhje të përshtatura për problemet lokale, duke forcuar komunitetet. Projekte të tilla, duhet të konsiderohen tashmë si plotësues thelbësorë të politikave publike. Në të ardhmen, aftësia e një partie për të ofruar të ardhura shpërblyese për angazhimin politik dhe të komunitetit, do të jetë thelbësor për tërheqjen ndaj saj.

Kur votuesit refuzojnë të dëgjojnë atë që keni për të thënë, përgjigja nuk është ngritja e zërit. Ky është leksioni i hidhur, që kanë mësuar partitë tradicionale. Vetëm duke dëshmuar një angazhim për të përmirësuar jetën e të tjerëve, sesa thjesht duke fituar zgjedhjet, mund t’i bindni njerëzit të rreshtohen në anën tuaj.

Rikthimi tek shqetësimet e votuesve, ecën kështu krah për krah me përshtatjen e organizatave të partisë. Për një alternativë fituese ndaj populizmit, ne kemi nevojë për një progresivizëm që bazohet tek komunitetet./ Tirana Today

Tags: fitiminjetëspermiresiminpolitikaqytetarëvetë angazhohetzgjedhje

TË LIDHURA

Aktualitet

“Po jetojmë kohë të pasigurta”, Antonio Costa: Zgjerimi i Bashkimit Europian, domosdoshmëri

13:07 | 02/06/2026
Të Gjitha

Prefekti Shkëlqim Hajdari takim me Njësitë Administrative 1 dhe 2 në Tiranë

14:24 | 25/05/2026
Aktualitet

ODIHR opinion urgjent mbi ligjin për financimin e partive politike: Më shumë transparencë

10:23 | 14/05/2026
Next Post

Meta vendos, zgjedhjet vendore mbahen më 13 tetor

“Çmenduria e dytë”, Rama sfidon Metën, nuk njeh datën e re të zgjedhjeve

Meta: Detyra ime që palët të reflektojnë, me prioritet çelja e negociatave







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

“Onkologjiku është një Auschwitz”/ Fjalimi rrëqethës i pacientit me kancer në protestë

by mirseda
20:22 | 06/06/2026
0

Një qytetar ka prekur turmën gjatë protestës me fjalimin e tij. Protestuesi ka treguar se po lufton...

Atmosferë festive në Shijak, motoristë nga 50 vende të botës marrin pjesë në Motofest

20:14 | 06/06/2026

Zgjerohet protesta edhe në Elbasan, qytetarët dalin në mbrojtje të kauzave të tyre

19:51 | 06/06/2026

Slogani kryefjalë i tubimit, fëmijët e vegjël në protestën para Kryeministrisë: Shqipëri e Re!

19:48 | 06/06/2026

Starmer: SHBA po përpiqet të ndikojë në demokracinë e Britanisë

19:46 | 06/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com