Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Politika mbyll pushimet, Basha do vendosë për fatin e Berishës

4 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Pas një muaji pushim, pritet që politika ti rikthehet punës. Fokusi është tek kryedemokrati Lulzim Basha, i cili do të vendosë për fatin e ish-kryeministrit Sali Berisha. Ky i fundit është shpallur “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit, dhe amerikanët nuk e duan në Parlament. Por gjithçka është në dorë të Bashës, i cili para datës 9 shtator që është planifikuar të mblidhet Kuvendi i ri i dalë nga zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, do të thërrasë Kryesinë e PD, ku do të vendoset nëse partia që ai drejton do të distancohet ose jo nga Berisha.

Në muajin korrik, Berisha tha shkurt dhe qartë se nuk do të tërhiqet nga vendimi për tu bërë pjesë e Parlamentit të ri në muajin shtator. Kjo deklaratë e tij erdhi pas mesazhit që ka dhënë ambasadorja e SHBA-së ndaj Lulzim Bashës, duke ia bërë të qartë që SHBA-ja, e cila ka shpallur Sali Berishën “non-grata”, nuk e do këtë të fundit si deputet në Parlament.

Në një kohë që SHBA-ja është e prerë në kërkesën e saj, që ai të mos jetë më përfaqësues i popullit në Kuvend, pasi e cilëson si minues të demokracisë, Berisha nuk ka të ndalur me përpjekjet e tij për të bindur shqiptarët dhe ndërkombëtarët se e ka vendin në Parlament.

“Jam Sali Berisha o budallenj, nuk tërhiqem unë o budallenj, jam Sali Berisha, o çakej, që flisni si çakej, e dini si më dukeni mua, plehra më dukeni. Se të tillë jeni, para interesit kombëtar nuk njoh askënd tjetër, s’njoh asgjë unë”, ishte një ndër mesazhet e Berishës, të cilën e përcolli me anë të një videoje në rrjetet sociale.

PD-ja në sezonin e ri politik ka dy pika të rëndësishme si kërkesë nga partnerët më të rëndësishëm të Shqipërisë, SHBA-të. Ka të bëjë me marrjen e një vendimi për Sali Berishën, pra që ta largojë nga grupi parlamentar dhe të nisë një stinë të re politike për të bashkëpunuar me mazhorancën.

Berisha “non grata”

Në 19 maj 2021, Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, njoftoi se kishte firmosur fundin e Sali Berishës, duke e futur në listën e zezë bashkë me familjen, për korrupsion të rëndësishëm, përdorimin e pushtetit për t’u pasuruar, mbrojtjen e vetes, familjes dhe aleatëve në afera nga veprimi i drejtësisë, si dhe për minim të demokracisë në Shqipëri.

Në 30 korrik, diplomatja Yuri Kim pas një takimi me kreun e PD-së, Lulzim Basha në selinë blu, ia bëri të qartë se SHBA-të nuk e duan në shtator Sali Berishën në Kuvend.

Ajo i kërkoi Lulzim Bashës që të distancohet nga Sali Berisha. “Një parti nuk mund të ‘hajë bar’ për hir të një deputeti”, tha Kim, referuar shprehjes së thënë në komunizëm “edhe bar do hamë dhe nuk do i përkulemi armikut”. Në një kohë kur SHBA-të i kërkojnë të distancohet, Basha ka zgjedhur që të heshtë!

TIRANA TODAY

Tags: bashaBerishaYuri Kim

TË LIDHURA

“Mielli për policët, simbol për kartelët” – Lapaj: Kryeministria e blinduar, asnjë lule s’u prek
Politikë

“Mielli për policët, simbol për kartelët” – Lapaj: Kryeministria e blinduar, asnjë lule s’u prek

20:16 | 17/01/2026
Tensionohet situata në protestën para Kryeministrisë, hidhet miell drejt policëve
Politikë

Tensionohet situata në protestën para Kryeministrisë, hidhet miell drejt policëve

19:46 | 17/01/2026
“Rama vodhi 80 mld euro në 12 vjet” – Lapaj: Ata pinë verë 33 mijë euro, ne përmbytemi
Politikë

“Rama vodhi 80 mld euro në 12 vjet” – Lapaj: Ata pinë verë 33 mijë euro, ne përmbytemi

19:42 | 17/01/2026
Next Post

VIDEO/Polici qëllon me ar*ë pas konfliktit me rojen e sigurisë

100 ditët që e ndryshuan njëherë e përgjithmonë opozitën

100 ditët që e ndryshuan njëherë e përgjithmonë opozitën

FOTO/Kryeministrit belg i dalin mesazhet me pornostaren e njohur







JU REKOMANDOJMË

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

14:01 | 14/01/2026
Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

13:57 | 14/01/2026
“U tremba dhe e qëllova unë i pari!”, flet shqiptari që vrau burrin e ish-të dashurës në Greqi

“U tremba dhe e qëllova unë i pari!”, flet shqiptari që vrau burrin e ish-të dashurës në Greqi

19:16 | 17/01/2026




TË FUNDIT

‘Prime’ nis me një surprizë, Kristi prezanton këngën e re të bërë për Selin
Showbizz

‘Prime’ nis me një surprizë, Kristi prezanton këngën e re të bërë për Selin

by mirseda
21:27 | 17/01/2026
0

Spektakli i sotëm i Big Brother VIP Albania ka nisur me një surprizë të veçantë nga një...

Londrimi–Dolces: Një femër si ti s’duhej me ra për një mashkull si Limi

Londrimi–Dolces: Një femër si ti s’duhej me ra për një mashkull si Limi

21:02 | 17/01/2026
SHBA kërcënon BE-në me tarifa, Europa përgjigjet e bashkuar

SHBA kërcënon BE-në me tarifa, Europa përgjigjet e bashkuar

20:50 | 17/01/2026
Kryeministri Carney emërohet anëtar i Bordit të Paqes për Gazën

Kryeministri Carney emërohet anëtar i Bordit të Paqes për Gazën

20:31 | 17/01/2026
“Mielli për policët, simbol për kartelët” – Lapaj: Kryeministria e blinduar, asnjë lule s’u prek

“Mielli për policët, simbol për kartelët” – Lapaj: Kryeministria e blinduar, asnjë lule s’u prek

20:16 | 17/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com