Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Politika atmosferike

6 vjet ago
in Të Gjitha, W-Instant
Politika po na bën të gjithëve sofistë

Nga: Klementin Mile

Në cilat kushte mundësohet demokracia? Filozofi bashkëkohor gjerman Peter Sloterdijk e adreson këtë çështje në një mënyrë shumë origjinale. Së pari, ai nuk e trajton çështjen e demokracisë në terma kantianë, sipas të cilëve kjo formë e jetës politike, pra demokracia, duhet të shihet si nën-produkt i ushtrimit të fuqive të gjykimit nga ana e qytetarëve. Demokracia nuk vjen në mënyrë kaq spontane. Në vend të kësaj, Sloterdijku thotë se kushtet e demokracisë janë efekt i “pushtetit pritës”, çka nënkupton aftësinë për të pritur dhe aftësinë për t’i lënë të tjerët të presin. Për më tepër, demokracia bazohet në aftësinë proto-arkitektonike për të ndërtuar dhoma pritjeje, për të mos përmendur pastaj aftësinë proto-politike për t’i çarmatosur qytetarët. Por si lidhen këto aftësi së bashku për të prodhuar regjimin demokratik?

Polis si klimë artificiale

Polis, qytet-shteti grek ku për herë të parë u praktikua demokracia, në esencë nuk është gjë tjetër veçse një konstrukt artificial i sunduar nga nomos dhe që, në këtë mënyrë, është përgjigja praktike ndaj sfidës së paraqitur nga probabiliteti i ulët që një mori e madhe të huajsh (qytetarët) të bashkëekzistojnë pas mureve të përbashkëta të qytetit. Pra, polis nënkupton natyralizimin e njerëzve të huaj për njëri-tjetrin dhe një klimë të përbashkët. Qyteti grek ishte një lloj serre për njerëzit që pranonin të çrrënjoseshin nga modus vivendi i jetesës së veçuar për t’u “mbjellë” në modus vivendi-n e jetesës së përbashkët. Në themel të saj, kjo bashkëjetesë në polis është një mënyrë shumë artificiale e të jetuarit bashkë. Sepse njerëzit, edhe pse Aristoteli i cilësonte me të drejtë si kafshë politike, nuk janë megjithatë të urbanizuar prej natyre, por duhet të bëhen të tillë.

Në funksion të kësaj nevojitet një planifikim urban fizik dhe psikik. Sidomos ky i dyti ka nevojë për rituale që duhen vendosur për të gjeneruar ose fuqizuar sensin e përbashkësisë së qytetarëve. Të tilla rituale mund të imagjinohen dhe përshtaten sipas kontekstit të vendit. Por, në çdo rast, e rëndësishme është që ato të arrijnë të gjenerojnë një krenari të përbashkët te qytetarët për faktin që polis-i i tyre është i lirë dhe një respekt për veprimet e bukura të megalopsychia-s, pra të një lloj bujarie përmes të cilës disa qytetarë shquhen mbi të tjerët. Kjo krenari dhe ky respekt duhet t’u paraprijnë të gjitha deklaratave të natyrës politike në qytet. Ato ngrenë terrenin e përbashkët parapolitik që mundëson pastaj një forum për debat, parti dhe rivalitet.

Demokracia si instalacion

Po cila është baza atmosferike që e mundëson fillimisht demokracinë në terma hapësinorë? Sfera publike, për të cilën flitet shpesh si me peshë specifike për demokracinë, në fakt nuk është një efekt i mbledhjes së njerëzve, por ajo, fillimisht, duhet ndërtuar si hapësirë e aftë t’i mbajë njerëzit e mbledhur. Agora, pra sheshi ku njerëzit mblidhen për të diskutuar, mund të kuptohet si duhet vetëm si instalacion. Instalacionet, siç na e demonstron arti bashkëkohor, kanë detyrën e zhvillimit të kompromiseve ndërmjet vëzhgimit dhe pjesëmarrjes. Pra, në një instalacion nuk mund të vëzhgosh pa marrë pjesë. Si të thuash, njeriut që kërkon vetëm të vëzhgojë, t’i hedhë një sy gjërave dhe të largohet, i refuzohet kjo mundësi. Kushdo që dëshiron të vëzhgojë, qoftë edhe për pak, duhet të përfshihet, duhet të marrë pjesë. Në këtë mënyrë, instalacioni bën të mundur që përvoja të zhvendoset nga poli i vëzhguesit të painteresuar te poli pjesëmarrësit të përfshirë.

Por përbashkësia, siç nënvizon dhe Platoni, supozon një kompromis midis të paktën dy gjendjeve shpirtërore bazë. Për demokracinë, kjo do të thotë që premisat atmosferike të saj duhet të formohen nga një paralelogram i virtyteve të vëzhguesit me virtytet e pjesëmarrësit. Kështu, qytetari është një kombinim i aktorit dhe spektatorit në një person të vetëm. Gjysma më e vështirë e kësaj sinteze është ajo e vëzhguesit, pasi njerëzit kanë të garantuar vetëm gjysmën e parë, të aktorit, duke patur prej natyre instinkte, pasione dhe interesa. Gjysma vëzhguese e qytetarit nënkupton përdorimin e teknikave kulturore pak a shumë të përpunuara për të na bindur të aktivizojmë inteligjencën tonë analitike dhe teorike, pra për të vëzhguar. Për të realizuar kushtet parapolitike të demokracisë duhet vendosur një lidhje ndërmjet kulturës së polis-it dhe sjelljes teorike.

Nuk ka qenë e rastit që demokracia athinase rezulton të jetë bashkësia e parë e arsimuar në skenën e historisë kulturore. Ndër karakteristikat e saj qe fakti që virtytet e vëzhguesve nuk gjeneroheshin apo fuqizoheshin vetëm nga teatri dioniziak dhe nga arti i retorikës, por edhe nga shpikja e filozofisë, e cila, në terma të domethënies politike, nuk qe gjë tjetër veçse zhvillimi i një logjike universale të bashkëjetesës së njerëzve një një asamble me dy dhoma, ku e para quhej Polis dhe e dyta Physis.

Demokracia si dhomë pritje

Sloterdijk thotë që duhet ta pranojmë idenë se arti i të shkruarit (pra, i krijimit të një rezervuari gjuhësor) është teknika kulturore që ka kontribuar më tepër për shfaqjen e demokracisë. Duke i dhënë fjalës së folur një prani hapësinore, shkrimi e detyron edhe gjënë më të ikshme të rrijë pak më gjatë se sa do të qe e mundur në një botë tërësisht orale. Arti i polis-it dhe res publica mbështetet te shkrimi, te kjo mënyrë e kapjes së objekteve. Kështu shfaqen dhe rrinë më gjatë gjëra themelore për polis-in si opinionet politike dhe teoremat e studiesve. Demokracia, pra, paraprihet nga një dimension parapolitik në të cilin bëhen të disponueshme mjetet për të ngadalësuar rrjedhën e të folurit. Themelisht, filozofia dhe demokracia kanë burimin e tyre të përbashkët në të njëjtat teknika për ta ngadalësuar gjuhën, përmes të cilave, objekte teorike dhe politike mjaftueshmërisht të qëndrueshme fillimimisht mund të lindin dhe pastaj të përdoren për qëllime publike.

Demokracia varet nga aftësia për t’u dhënë dimension hapësinor gjërave që thuhen njëra pas tjetrës; pra, ajo implikon trajnimin e vazhdueshëm në durim. Shpikja e listës së folësve është një mekanizëm i thjeshtë, por shumë i rëndësishëm për demokracinë. Lista nënkupton që audienca është e aftë t’i konsiderojë njëlloj fjalimet, pavarësisht radhës kur mbahen ato. Lista mundëson peshimin e objekteve politike të kundërta, siç janë opinionet ose propozimet. Madje edhe sot, kryengritjet populiste dhe fashiste mund të dallohen shpesh nga fakti që ato fillojnë me një revoltë kundër listës së folësve.

Paaftësia për të dëgjuar është tipikisht anti-demokratike. Sloterdijku tregon një anekdotë ku negociatori athinas shkon në kampin spartan gjatë luftës ndërmjet dy qytet-shteteve. Në përgjigje të peticionit retorikisht mjeshtëror të athinasit, liderët spartanë thanë: Ne nuk mund t’i përgjigjemi fjalimit tënd të gjatë, sepse tani, në fund të tij, e kemi harruar çfarë the në fillim. /Gazeta Liberale

Tags: demokraciaKlementin MilePeter Sloterdijk

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Zgjidhjet teknologjike, si po i përshtatet bota “epokës së pandemisë”

Zgjidhjet teknologjike, si po i përshtatet bota “epokës së pandemisë”

Aksident në hyrje të Lezhës, përplasen tre automjete

Aksident në hyrje të Lezhës, përplasen tre automjete

Elez Biberaj, dokumentet që Sigurimi mblidhte për të

Elez Biberaj, dokumentet që Sigurimi mblidhte për të







JU REKOMANDOJMË

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026
SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

11:54 | 31/03/2026




TË FUNDIT

Letër prekëse për Arbër Hajdarin në “Goca dhe Gra”: Je djalë “babë”, të besova familjen
Showbizz

Letër prekëse për Arbër Hajdarin në “Goca dhe Gra”: Je djalë “babë”, të besova familjen

by mirseda
22:54 | 03/04/2026
0

Arbër Hajdari ishte i ftuar këtë mbrëmje në “Goca dhe Gra”, ku foli për rolin e tij...

Kosovë/ Osmani të shtunën i dorëzon detyrën Albulena Haxhiut

Kosovë/ Osmani të shtunën i dorëzon detyrën Albulena Haxhiut

22:43 | 03/04/2026
Papa Leoni XIV kryeson “Udhën e Kryqit” në Romë, mbart kryqin në 14 stacionet.

Papa Leoni XIV kryeson “Udhën e Kryqit” në Romë, mbart kryqin në 14 stacionet.

22:12 | 03/04/2026
Lindja e Mesme: Irani refuzon propozimin e SHBA-së për armëpushim 48-orësh, dështojnë negociatat

Lindja e Mesme: Irani refuzon propozimin e SHBA-së për armëpushim 48-orësh, dështojnë negociatat

21:43 | 03/04/2026
Penallti në fund, Flamurtari dhe Tirana ndajnë pikët

Penallti në fund, Flamurtari dhe Tirana ndajnë pikët

21:21 | 03/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com