Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Policia që (nuk) duam…

3 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Policia që (nuk) duam…

Nga: Lutfi Dervishi

Sot, zyrtarisht, mësuam atë që dinim 4 ditë para zgjedhjeve të 21 prillit 2021, në të ashtuquajturën “ngjarja e Elbasanit”. Mësuam, zyrtarisht, se policia është përfshirë në fshehjen e krimit që i mori jetën një qytetari.

Dy zv/drejtorë policie në Elbasan janë në “arrest shtëpie” dhe 6 policë janë pezulluar nga detyra. Emëruesi i përbashkët është se tetë policët akuzohen për “dëshmi të rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”.

Për ata që u kujtohet kjo ngjarje, ka një ngjarje akoma më të madhe: ish drejtori i përgjithshëm i policisë bashkë me prokurorin e çështjes, gënjyen publikisht median dhe opinionin publik. Deklarata e zyrtarit të lartë të policisë është skandaloze.

Sigurisht e shkruar nga tjetër kush, por e lexuar keq nga ish drejtori. Edhe drejtori edhe prokurori pas kësaj ngjarje, në vend të përballjes me drejtësinë u ngritën në karrierë. Nuk është e qartë pse një pjesë ndëshkohen dhe pse një pjesë promovohen! Pse disa ngjiten “lart” dhe disa zbresin poshtë?!

Çfarë i detyron 10 zyrtarë të lartë të shtetit të gënjejnë publikisht dhe të kryejnë vepër penale? Ka qenë frika e tyre para banditëve? Apo tmerri para banditëve politikë?

Në ngjarjen e rëndë një njollë e zezë i mbetet edhe medias dhe disa gazetarëve që raportuan “variantin zyrtar” edhe pse e dinin se nuk kishte asgjë të vërtetë në raportimin e tyre.

E vërteta është se banditët në Elbasan të përfshirë në shitblejre votash në shkallë industriale, ishin më trima se policët për shkak të shokëve apo shefave të tyre, banditëve politikë.

Nuk ka bandit në Shqipëri që trimërohet para policit nëse të dy nuk kanë një shef të përbashkët.

Ngjarja e Elbasanit e ndodhur vetëm 4 ditë para zgjedhjeve është kronikë e një krimi të paralajmëruar. Nëse policia do të kishte bërë detyrën, asgjë nuk do të ndodhte. Por policia ka qenë e implikuar dhe e mobilizuar për të mbrojtur banditët e përshirë në zgjedhjet për shantazh dhe shitblerje votash.

Çfarë e detyron zyrtarin më të lartë të policisë dhe prokurorin e çështje të gënjejë publikisht?! Frika nga banditët apo frika nga banditët politikë? A do të ndodhte mashtrimi publik nëse ngjarja nuk do të kishte lidhje me zgjedhjet?!

Për zgjedhjet e 25 prillit nuk është folur shumë. Janë afroi 100 denoncime për parregullsitë në zgjedhje. Shitblerje publike votash në Elbasan, Durrës, Dibër, përdorim i fondeve dhe administratës publike, por ngjarja më e rëndë është implikimi policisë që kulmoi me rastin e Elbasanit.

Hetimi i ngjarjes së Elbasanit ka qenë, është dhe do të jetë i pjesshëm. Një hetim i plotë dhe kurajoz duhet të kishte nisur një vit më parë, me thirrjen si të pandehur të zyrtarit më të lartë të policisë dhe prokurorit për mashtrim, për fshehje të krimit, për devijim të hetimeve etj.

Gjithsesi, ndalimi i dy zyrtarëve të policisë lokale dhe pezullimi i 6 policëve është një mësim se “banditët politikë” të shesin shumë lehtë dhe kur vjen puna te përballja me ligjin e pësojnë ata që janë poshtë dhe jo ata që janë lart. Ata që janë lart nuk përballen me ligjin deri në ditën që zbresin poshtë. Dhe ajo ditë vjen. Sado e largët të duket.

Tags: Lutfi Dervishipoliciashantazhshitblerje votash

TË LIDHURA

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Ushqimet që duhen shmangur gjatë ditëve të nxehta të verës
Editorial - Opinione

Ushqimet që duhen shmangur gjatë ditëve të nxehta të verës

22:21 | 28/06/2025
Aksidenti me 3 të mitur, eksperti ngre alarmin: Duhen masa konkrete mbrojtëse për monopatinat
Aktualitet

Aksidenti me 3 të mitur, eksperti ngre alarmin: Duhen masa konkrete mbrojtëse për monopatinat

19:40 | 25/06/2025
Next Post
Sulm në qendrën tregtare në Ukrainë, 15 viktima dhe 58 të plagosur

Sulm në qendrën tregtare në Ukrainë, 15 viktima dhe 58 të plagosur

Katër dhjetat e gjuhës dhe gjuhëtarët

Katër dhjetat e gjuhës dhe gjuhëtarët

Mozaiku antik 1700 vjeçar rikthehet në vendin e origjinës

Mozaiku antik 1700 vjeçar rikthehet në vendin e origjinës

JU REKOMANDOJMË

Po shet bizneset e fuqishme! Dalin arsyet, ja pse Samir Mane po largohet nga Shqiperia

Po shet bizneset e fuqishme! Dalin arsyet, ja pse Samir Mane po largohet nga Shqiperia

12:15 | 24/06/2025
Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

11:16 | 24/06/2025
VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

20:02 | 25/06/2025
Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

12:18 | 30/06/2025




TË FUNDIT

Mjekët apelojnë: Shmangni diellin e drekës dhe dehidratimin
shendetesi

Mjekët apelojnë: Shmangni diellin e drekës dhe dehidratimin

by mirseda
16:43 | 01/07/2025
0

Mjekët specialist thonë se gjatë kësaj periudhe dehidratimi rrit rrezikun për ataket kardiake. Ditët e fundit vendi...

Atletico Madrid do investojë 160 milionë euro në këtë merkato

Atletico Madrid do investojë 160 milionë euro në këtë merkato

16:30 | 01/07/2025
Përplasje me armë zjarri në Kavajë, plagoset 21-vjeçari

Ndezi zjarr në mënyrë të përsëritur, arrestohet 38-vjeçari

16:27 | 01/07/2025
Durrës, Bulevardi “Epidamn” bëhet pedonale nga 1 korriku

Durrës, Bulevardi “Epidamn” bëhet pedonale nga 1 korriku

16:26 | 01/07/2025
A po lind një romancë e re mes dy ish-banorëve të ‘BBVK’?

A po lind një romancë e re mes dy ish-banorëve të ‘BBVK’?

15:52 | 01/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com