Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Policia ngre alarmin, mos u mashtroni nga ky mesazh në WhatsApp

5 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Policia ngre alarmin, mos u mashtroni nga ky mesazh në WhatsApp

Policia e Shtetit ka dhënë alarmin, ndërsa ka treguar skemën se si mashtrohen qytetarët përmes WhatsApp-it. Uniformat blu sqarojnë se një ndër mesazhet më të përhapura muajin e fundit quhet “Mashtrimi i WhatsApp”, i cili ka marrë emrin e tillë pasi shumicën e rasteve dërgohet në këtë aplikacion.

Numra telefoni të huaj dërgojnë një mesazh në aplikacionin WhatsApp, me tekst në gjuhën angleze, që në gjuhën shqipe ka një kuptim të tillë: “Urime!!, Numri juaj i telefonit është zgjedhur si fitues i shtatëqind mijë dollarëve të Shteteve të Bashkuara (700,000.00USD) në programin e donacionit COVID-19 të WhatsApp 2020”.

Në përfundim të kësaj skeme mashtrimi, nga ana e organizatorëve kërkohet një shumë e caktuar parash, me qëllim transferimin e shumës së fituar tek fituesi. Policia apelon ndaj qytetarëve që të bëjnë kujdes sa i takon fillimit të komunikimit me persona apo adresa të postës elektronike, që ofrojnë çmime të fituara.

Njoftimi

Policia e Shtetit

Njësia për Hetimin e Krimeve kompjuterike i vjen në ndihmë qytetarëve, për parandalimin e mashtrimeve nëpërmjet aplikacioneve të mesazhit, me qëllim përfitimin.

Njësia për Hetimin e Krimeve Kompjuterike në Departamentin e Policisë Kriminale, në vazhdimësi të punës së saj të përditshme, prej disa kohësh ka evidentuar një fushatë mesazhesh të cilat po dërgohen në telefonat celularë nëpërmjet aplikacioneve të mesazhimit. Këto mesazhe janë me qëllim mashtrimin e shtetasve që vendosin t’iu përgjigjen atyre.

Për të sqaruar më mirë opinionin publik, kjo fushatë mashtrimesh, nëpërmjet mesazheve, vjen pas shumë fushatave të tjera të mashtrimeve telefonike që janë shfaqur shumë vite më parë.

Një ndër mesazhet më të përhapura muajin e fundit quhet “Mashtrimi i WhatsApp”, i cili ka marrë emrin e tillë pasi shumicën e rasteve dërgohet në këtë aplikacion.

Numra telefoni të huaj dërgojnë një mesazh në aplikacionin WhatsApp me tekst në gjuhën angleze, që në gjuhën shqipe ka një kuptim të tillë:

“Urime!!, Numri juaj i telefonit është zgjedhur si fitues i shtatëqind mijë dollarëve të shteteve të bashkuara (700,000.00USD) në programin e donacionit COVID-19 të ËhatsApp 2020. Dërgoni referencën tuaj fituese Nr.ËH/US-6463457 në email: info@intldraës për më shumë detaje si të tërhiqni fondet tuaja. Kontaktoni info@intldraës për pyetje të mëtejshme. SHËNONI QË KY ËSHTË NJË TEKST KONFIDENCIAL.”

Në vazhdimësi të komunikimit nëpërmjet postës elektronike (email), organizuesit e këtij mashtrimi do kërkojnë të dhënat e kontaktuesit me qëllim dhënien e këtij çmimi. Të dhënat që do të kërkohen do të kenë të bëjnë me emrin e plotë, vendin, numrin e telefonit të kontaktit, shtetësinë, adresën, moshën, gjininë, statusin civil dhe punësimin. Gjithashtu, adresa e vendosur gjatë këtij komunikimi nga organizuesit e këtij mashtrimi do të jetë adresa zyrtare e Kompanisë “WhatsApp”.

Në vazhdim të komunikimit, organizatorët e mashtrimit përdorin dhe adresa të tjera të postës elektronike si psh: [email protected] dhe [email protected]. Më pas dërgohet dhe një certifikatë për fitimin e çmimit ku kërkohet të rritet besueshmëria tek organizatorët e mashtrimit.

Po në vijim të komunikimit nga ana e organizatorëve jepen dhe dy mënyra për transferimin e shumës tek fituesi që janë nëpërmjet kartës ose nëpërmjet transfertës bankare dhe kërkohen përsëri të dhëna të shtetasve, ku tani përfshihen dhe të dhëna bankare. Në përfundim të kësaj skeme mashtrimi, nga ana e organizatorëve kërkohet një shumë e caktuar parash, me qëllim transferimin e shumës së fituar tek fituesi.

Organizatori i kësaj skeme mashtrimi, aktualisht është i paidentifikuar, por gjatë kësaj dekade këto lloj mashtrimesh bëjnë pjesë në ato që quhen “Mashtrimet Nigeriane”.

Aktualisht, sipas të dhënave që Njësia për Hetimin e Krimeve Kompjuterike disponon, me këtë lloj mashtrimi mund të preken të gjithë shtetasit që përdorin aplikacionin “ËhatsApp”.

Qytetarët duhet të bëjnë kujdes përsa i përket fillimit të komunikimit me persona apo adresa të postës elektronike që ofrojnë çmime të fituara për të cilat shtetasit nuk kanë patur dijeni dhe sidomos kur vërejnë të dhëna si:

Ø Mesazhi vjen nga një numër i huaj;

Ø Çmimi i fituar ka të bëjë me një aktivitet të pakryer nga përfituesi i mesazhit;

Ø Vlerat e fituara (sipas mesazhit) janë të konsiderueshme;

Ø Kërkimi i të dhënave personale;

Ø Kërkimi i të dhënave bankare;

Ø Kërkimi i dokumenteve të identifikimit ose dokumenteve të tjera personale, etj;

Policia e Shtetit apelon për këdo që ka rënë pre e këtij mashtrimi apo mashtrimeve të ngjashme, të njoftojnë menjëherë dhe në çdo moment Policinë e Shtetit.

Tags: mashtrimpoliciaWhatsApp

TË LIDHURA

Tenderi i AKSHI-t/ Garë formale, “Infosoft” përfiton 800 mijë euro falë tërheqjes së rivalëve
Aktualitet

Tenderi i AKSHI-t/ Garë formale, “Infosoft” përfiton 800 mijë euro falë tërheqjes së rivalëve

23:19 | 13/11/2025
E gjetur e vdekur në lumin Shkumbin, viktima është një 55-vjeçare e larguar nga një qendër sociale
Aktualitet

E gjetur e vdekur në lumin Shkumbin, viktima është një 55-vjeçare e larguar nga një qendër sociale

21:52 | 13/11/2025
Intervista ndryshe e vëllezërve Shpendi! Cristian dhe Stiven: Shqipërinë e kemi në zemër
Shqipëria

Intervista ndryshe e vëllezërve Shpendi! Cristian dhe Stiven: Shqipërinë e kemi në zemër

21:01 | 13/11/2025
Next Post
Shpëtuan nga kampi i ferrit “Al-Hol”, njihuni me skuadrën që nxorën shqiptarët

Shpëtuan nga kampi i ferrit "Al-Hol”, njihuni me skuadrën që nxorën shqiptarët

Gjermania ‘nuk ia del me Covid-in’, nga e hëna sërish në karantinë

Gjermania 'nuk ia del me Covid-in', nga e hëna sërish në karantinë

Rekord gjobash për mosmbajtjen e maskës, 6 të shoqëruar

Rekord gjobash për mosmbajtjen e maskës, 6 të shoqëruar







JU REKOMANDOJMË

Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

16:19 | 05/11/2025
TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

09:54 | 11/11/2025
Arrestimi i këngëtares shqiptare në Zvicër, ja skandali që zbuloi botën e errët të klubeve të natës

Arrestimi i këngëtares shqiptare në Zvicër, ja skandali që zbuloi botën e errët të klubeve të natës

14:27 | 07/11/2025
Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

22:15 | 10/11/2025




TË FUNDIT

Ëndërr amerikane, Shqipëria “thyen” Andorrën, sheh nga Botërori
Sport

Ëndërr amerikane, Shqipëria “thyen” Andorrën, sheh nga Botërori

by mirseda
08:17 | 14/11/2025
0

Për herë të parë në histori, Shqipëria siguron një biletë për në fazën “play-off” të një Botërori....

Sulmet ruse godasin Kievin përgjatë natës, një viktimë dhe dhjetëra të plagosur

Sulmet ruse godasin Kievin përgjatë natës, një viktimë dhe dhjetëra të plagosur

07:33 | 14/11/2025
Tenderi i AKSHI-t/ Garë formale, “Infosoft” përfiton 800 mijë euro falë tërheqjes së rivalëve

Tenderi i AKSHI-t/ Garë formale, “Infosoft” përfiton 800 mijë euro falë tërheqjes së rivalëve

23:19 | 13/11/2025
Forcat amerikane godasin anijen me trafikantë droge në Karaibe, 4 të vrarë, asnjë i mbijetuar

Forcat amerikane godasin anijen me trafikantë droge në Karaibe, 4 të vrarë, asnjë i mbijetuar

22:53 | 13/11/2025
Tragjike në Stamboll/ Vdesin dy fëmijë, u helmuan me ushqim

Tragjike në Stamboll/ Vdesin dy fëmijë, u helmuan me ushqim

22:08 | 13/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com