Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Policia kishte dijeni për sherrin në Velipojë! Detajet e masakrës

4 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Policia kishte dijeni për sherrin në Velipojë! Detajet e masakrës

Vendi nuk po gjen qetësi nga ngjarjet kriminale. Pushuesit nuk po shijojnë pushimet, ndërsa po jetojnë mes frikës pas sulmeve të vazhdueshme me armë zjarri. Mos përcaktimi i hapësirës për shezllonet që u takon bizneseve në Velipojë, nga ana e Ministrisë së Turizmit, ka sjellë vrasjen e 4 personave dhe plagosjen e 2 të tjerëve. Gjithçka nisi pas një debati mes vëllezërve Ferracaku dhe atyre Gocaj për pjesën e shezlongëve në plazh. Sherri degradoi në përdorimin e armëve dhe si pasojë e shkëmbimit të plumbave, mbetën të vrarë 4 persona, Kujtim Ferracaku 59-vjeç, Xhovani Gocaj 25-vjeç, Edmond Gocaj 38-vjeç si dhe 20 vjeçari Myzerim Zeneli, një jetim i cili ishte në ditën e parë të punës. Kujtim Ferracaku, pronar i Hotel ‘Fantazia’ është përplasur me armë me vëllezërit Gocaj, pronarë të hotelit ‘Gocaj’.

Çfarë njoftonte policia

“Rreth orës 00:30, në Pulaj Plazh, Velipojë, ku si pasojë e një konflikti të çastit mbetën të vrarë me armë zjarri 4 shtetas dhe u plagosën 2 të tjerë, bazuar në provat e grumbulluara u arrestuan në flagrancë shtetasit: H. V., 54 vjeç, lindur në fshatin Trush dhe banues në fshatin Pulaj, Velipojë, si dhe nipi i tij shtetasi E. D., 17 vjeç, lindur e banues në fshatin Guri i Zi, bashkia Shkodër, të cilët janë në Spitalin e Traumës në Tiranë, të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese, kundër dy ose më shumë personave” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, në bashkëpunim. Gjithashtu janë shpallur në kërkim shtetasit A. V., Sh. V. dhe B. V., vëllezër, banues në fshatin Pulaj, Velipojë, bashkia Shkodër, të dyshuar si bashkautorë në këtë ngjarje”, deklaron policia.

Policia arreston 2 të plagosurit dhe shpall në kërkim 3 të tjerë

Dy të plagosurit e “luftës” për shenzlongët në Velipojë janë arrestuar. Policia e Shkodrës sqaron se Hasan Ferracaku dhe Elmilind Dyli, që janë në spitalin e Traumës në Tiranë, u është komunikuar masa e arrestit. Këta dy persona akuzohen për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese, kundër dy ose më shumë personave” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, në bashkëpunim. Në kërkim janë shpallur dhe tre djemtë e Hasan Ferracakut, Abedin, Shyqyri dhe Besar Ferracaku, pasi dyshohet se kanë qenë bashkëpunëtor në sherrin që përfundoi me katër të vrarë.

I plagosuri Hasan Ferracaku: Shkuam për tu sqaruar

Hasan Ferracaku ka dhënë dëshminë e tij për policinë nga Spitali i Traumës, ku është shtruar pasi mbeti i plagosur. Ai ka sqaruar se në hotelin e familjes Gocaj kishin shkuar për t’u sqaruar, dhe për të gjetur një zgjidhje në lidhje me vendosjen e shezlongeve në plazh. “Fillimisht kemi zhvilluar një debat tek shezlonget në plazh, sepse ata i kanë vendosur në vendin ku këtë vit e kemi pasur të drejtën ne pas aplikimit që kemi bërë. Pas atij debati, kemi shkuar në darkë tek hoteli ‘Gocaj’ për t’u sqaruar me familjen Gocaj. Jemi ulur në tavolinë për të biseduar. Ne i kemi thënë që të gjejmë një marrëveshje, pasi ata i kishin vendosur më përpara shezlonget një kohë që këtë vit kjo e drejtë ishte e jona në bazë të aplikimeve.

Ata nuk kanë pranuar duke thënë se duhet të presin deri sa të përcaktohet edhe vendi i tyre. Gjatë bisedës ka nisur debati, dhe gjërat janë acaruar duke bërë që të përdoren edhe armët. Ne kemi shkuar për të folur dhe për të gjetur një zgjidhje për shezllonet, por situata u acarua dhe pas krismave të armëve nuk e di çfarë ka ndodhur më. Di që ata kanë qëlluar ndaj vëllait dhe ne të tjerëve dhe në atë moment vëllai është vetëmbrojtur. Unë nuk kam qëlluar dhe kemi shkuar vetëm për të biseduar, sepse janë njerëz që ne i kemi njohur dhe kemi pasur marrëdhënie të mira, por situata doli nga kontrolli”, mësohet të ketë thënë ai.

Vrasja në Velipojë/ Çuçi: Ka pasur ankesë, por jo denoncim!

Një ditë pas ngjarjes së rëndë që u regjistrua në Velipojë, Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka drejtuar gishtin nga prokurorët dhe gjyqtarët, si përgjegjës për ngjarjet e rënda kriminale që janë shënuar në vend.

“Dua të theksoj fort se Policia e Shtetit, përtej të metave apo dobësive të saj dhe përmirësimeve të mëtejshme që duhen dhe do të bëhen, as nuk ndjek çdo makinë që lëviz në rrugët e vendit, e as nuk mund të parandalojë një sherr në orën 1 të natës mes dy fqinjëve. Të dyja rastet fatale kërkojnë sigurisht në radhë të parë një reflektim nga të gjithë, pa përjashtim, përfshirë këtu edhe Policinë e Shtetit, të cilës gjatë mandatit tonë të tretë qeverisës, do t’i vihen në dispozicion edhe dronë super-inteligjentë, si dhe një sistem modern monitorimi i rrugëve, që gjeneron në kohë reale gjoba për shkelësit e kufijve të shpejtësisë. Po mbi të gjithë, duhet të reflektojnë gjykatësit që nuk kanë kaluar ende procesin e Vettingut, dhe që operojnë rëndom me parimin ‘Kap ça të kapësh’. Sepse Policia e Shtetit ndalon, por nuk dënon shkelës e kriminelë, ata i dënon gjykata. Mjafton t’ju marrë një shembull: Ne kemi shtrënguar masat kundër ‘armë mbajtjes pa leje’, ku vetëm këtë muaj, pra në qershor, në tri raste si ai i Shkodrës, Vlorës dhe Fierit, janë ndaluar në flagrancë nga strukturat e Policisë së Shtetit për ‘armëmbajtje pa leje’, tri shtetas, madje në një rast arma e zjarrit që mbahej pa leje kishte fishek në fole gati për qitje”, tha Çuçi.

Sa i takon sherrit për vendosjen e shezlongëve, ministri Çuçi tha se policia ka pasur ankesë nga palët, por jo denoncim se ndiheshin të kërcënuar për këtë gjë.

“Policia nuk jep leje për shezlong dhe nuk jep leje për mënyrën se si do të shpërndahen plazhet. Problemi konkret lidhej me faktin se kush e ka pasur më parë dhe kush e ka sot dhe këtu duhet të ndërhyjnë institucionet që merren duke filluar që nga pushteti vendor. Në rastin konkret, nuk ka pasur denoncim të këtyre dyve që u përfshinë në ngjarjen në Velipojë, jua them me bindje të plotë. Mund të ketë pasur një ankim pse ja keni dhënë lejen këtij, por nuk është policia ajo që jep leje. Por denoncimin që jam kërcënuar për shkak të kësaj gjëje, nuk ka pasur”, tha më tej ai. /Tirana Today

Tags: masakrashezlongëtVelipoje

TË LIDHURA

Rrezik në Shëngjin/ Policia Kufitare nxjerr dy pushues nga deti te Rana e Hedhun
Aktualitet

Rrezik në Shëngjin/ Policia Kufitare nxjerr dy pushues nga deti te Rana e Hedhun

19:03 | 28/06/2025
Era e fortë “tërbon” detin, çifti nga Tirana rrezikon mbytjen në Jug, autoritetet apel turistëve
Aktualitet

Era e fortë “tërbon” detin, çifti nga Tirana rrezikon mbytjen në Jug, autoritetet apel turistëve

18:52 | 28/06/2025
Aksident i rëndë në Kosovë, nëntë persona të plagosur
Aktualitet

Aksident i rëndë në Kosovë, nëntë persona të plagosur

18:19 | 28/06/2025
Next Post
Berati, qyteti i dytë më i pëlqyer nga japonezët

Hiqen kufizimet për Spanjën, 5 shtetet ku mund të udhëtohet pa test e vaksina

Analiza/ Holanda, doli papritur nga Europiani, ja ç'pret e ardhmja

Nëna e Carolinës merr kujdestarinë, pilotit i hiqet përgjegjësia prindërore

JU REKOMANDOJMË

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

11:16 | 24/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025
VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

20:02 | 25/06/2025
Përse djegiet e makinave po rrisin bilance? Ekspertët tregojnë se ku gabojnë shoferët

Përse djegiet e makinave po rrisin bilance? Ekspertët tregojnë se ku gabojnë shoferët

20:26 | 24/06/2025




TË FUNDIT

Irani dyshohet se po fsheh aktivitete bërthamore, ndalon shefin e IAEA dhe heq kamerat nga impiantet.
Bota

Irani dyshohet se po fsheh aktivitete bërthamore, ndalon shefin e IAEA dhe heq kamerat nga impiantet.

by mirseda
19:59 | 28/06/2025
0

Irani i ka ndaluar shefit të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafael Grossi, hyrjen në vend. Ministri...

Foshnja ishte harruar në makinë në temperaturë 43 gradë celcius, shpëtohet nga policia

Foshnja ishte harruar në makinë në temperaturë 43 gradë celcius, shpëtohet nga policia

19:44 | 28/06/2025
Ngërçi politik në Kosovë/ Takimi i Kurtit me liderët, Abdixhiku: Farsë publike, qëndrimet s’u ndryshuan

Ngërçi politik në Kosovë/ Takimi i Kurtit me liderët, Abdixhiku: Farsë publike, qëndrimet s’u ndryshuan

19:25 | 28/06/2025
Rrezik në Shëngjin/ Policia Kufitare nxjerr dy pushues nga deti te Rana e Hedhun

Rrezik në Shëngjin/ Policia Kufitare nxjerr dy pushues nga deti te Rana e Hedhun

19:03 | 28/06/2025
Era e fortë “tërbon” detin, çifti nga Tirana rrezikon mbytjen në Jug, autoritetet apel turistëve

Era e fortë “tërbon” detin, çifti nga Tirana rrezikon mbytjen në Jug, autoritetet apel turistëve

18:52 | 28/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com