E diel, 28 Nëntor, 2021
12.5 C
Tirana

Nëna e Carolinës merr kujdestarinë, pilotit i hiqet përgjegjësia prindërore

Pilotit 32-vjeçar sot i është hequr përgjegjësia prindërore. Babis Anagnostopoulos mbyti gruan e tij Caroline Crouch, me pretendimin se ajo i kishte kërkuar divorcin pas sherreve të vazhdueshme. Për prindërit e së ndjerës u hoq një barrë e madhe, pasi drejtësia u dha të drejtën për të rritur foshnjen. Zyra e Prokurorit për të miturit i dha kujdestarinë e përkohshme prindërve të Caroline Crouch, për vajzën e 20-vjeçares, e cila u vra nga bashkëshorti i saj në Glyka Nera të Greqisë.

Vogëlushja Lydia do të qëndrojë nën kujdesin e gjyshërve të saj, të cilët jetojnë në ishullin e Alonissos për 30 ditë, derisa gjykata të vendosë për kujdestarinë përfundimtare. Vendimi parashikon që prindërit e 32-vjeçarit Babis Anagnostopoulos të lejohen të komunikojnë me fëmijën. E përditshmja greke Kathimerini shkruan se Prokuroria i hoqi gjithashtu përgjegjësinë prindërore të akuzuarit.

Nëna e Caroline ka kërkuar kujdestari ekskluzive për mbesën e saj, ndërsa familja e Babis kërkon kujdestari të përbashkët të fëmijës, dhe kanë propozuar që të jetojë gjysmën e kohës në Athinë dhe gjysmën tjetër në Alonissos. Vrasja e 20-vjeçares ndodhi më 11 maj të këtij viti, kur fillimisht nga bashkëshorti vrasës u pretendua se gruaja u vra nga tre grabitës. 20-vjeçarja u gjet e vrarë në papafingo të shtëpisë, pranë krevatit të fëmijës së saj 11 muajshe, ndërsa burri i saj 32 vjeç, kishte krijuar një skenë sikur ishte i lidhur në një karrige në dhomën e gjumit. Babis Anagnostopoulos u prangos 37 ditë pas vrasjes, pasi u kap nga ora smart që mbante në dorë viktima, e cila kishte shënuar rrahjen e fundit të zemrës.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Masakrimi i masakrës

Nga: Luçiano Boçi  Kur ndodh një krim, gjëja kryesore që bëjnë autorët është djegia e mjeteve me të cilat kryhet krimi. Pra asgjësohet vetë krimi....

I ndaloi keçapin lojtarëve, kompania nuk ia përton Antonio Kontes

Emërimi i Antonio Kontes në krye të Totenhemit, solli ndryshime në klub. Tekniku i dha një vemendje të veçantë ushqimeve që konsumonin lojtarët, të...

FORMULA 1/ Presidenti ‘tradhton’ Shumakerin: S’është më i miri i historisë

Presidenti i FIA-s i ka befasuar të gjithë, duke mos e kurorëzuar si më të mirin ish-pilotin e tij në kohën e Ferrarit. Zhan...

Skandali me pagesat e UEFA-s, FSHF publikon “provat” e gabuara

Federata Shqiptare e Futbollit ka dalë sot me një tjetër qëndrim zyrtar rreth çështjes së skandalit të shpërndarjes së fondeve të UEFA-s, në mënyrë...

Kreu zbulime që e revolucionarizuan shkencën: Kush ishte Galileo Galilei

Në cilësinë e ”babait” themelues në fushën e fizikës dhe astronomisë, Galileo Galilei është i njohur për kontribute të panumërta në shkencë. Mendimtari italian,...