Policia greke sekuestron 163 kg marijuanë që vinte nga kufiri shqiptar. Sasia e drogës është gjetur brenda një makinë të cilën e ka ndjekur për një rrugë të gjatë dhe ka arritur që ta ndalojë në Artë.
Operacioni i policisë vijon ende, por deri tani inspektorët helenas kanë arrestuar një shqiptar 32 vjeç dhe dy grekë nga 44 vjeç dhe kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale dy makina. Në mediat greke shkruhet se njëra prej makinave shërbente për kontrollin e rrugës dhe tjetra ishte e ngarkuar me drogë.
Dy ditë më parë mediat greke raportuan për një tjetër sasi droge të kapur në Greqi e cila vinte nga Shqipëria.