pusulabetcasino siteleritaraftarium24avrupabettaraftarium24betgarantitaraftarium24taraftarium24betpuanmatadorbetmobilbahisjojobetjojobetpusulabetsüperbetinholiganbetromabetpasacasinograndpashabettipobettipobetligobetmarsbahisholiganbethititbetmarsbahisjojobet girişMeritbetsuperbetingrandpashabetjojobetmeritkingdeneme bonusugrandpashabet linkdeneme bonusugrandpashabetpiabellacasinojojobetmatadorbetpashagamingdoedacasibomcasinowongameofbetgrandpashabetmatbetradissonbetbahiscasinoromabetgrandpashabetteosbetteosbetgameofbetgrandpashabetmarsbahisimajbetbetgitamgbahiscashwinbetgitjojobetbetgitmercurecasinopusulabetjojobetvdcasinourfa konteynerşanlıurfa konteynervdcasinobetciopusulabetsuperbetinPusulabet güncel girişPusulabet girişbetvolejojobetCasibomCasibombahibomgrandpashabetjojobettaraftarium24extrabettaraftarium24taraftarium24betpuanbets10 girişpusulabet girişcasibomgrandpashabet girişmatbet girişVDCasinoonwinbetcio girişsekabet girişbetgitromabetromabetgameofbetradissonbetcratosroyalbetjojobetholiganbetjojobetgrandpashabetjojobetDeneme Bonusu Veren Sitelergrandpashabetgrandpashabetcasibomjojobet girişgrandpashabetiptv satın alromabetcasibommeritkingjojobettrbetgrandpashabetholiganbetpusulabetvdcasinobetciosekabetjojobetmarsbahissekabetmatbetimajbetholiganbetgrandpashabetdeneme bonusu veren sitelerpalacebetŞans CasinocasibomGrandpashabetbetciograndpashabetpusulabet
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Policia e burgjeve dyshohet se nxori Dritan Dajtin për “shëtitje” në ish-Bllok

7 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Riarrestimi i Dritan Dajtit, pas arratisjes spektakolare nga Gjykata e Tiranës, i kushtoi Shqipërisë jetën e katër oficerëve të Policisë së Shtetit, por pavarësisht shkallës së rrezikshmërisë i dënuari për 5 vrasje, atë të oficerëve të policisë dhe një biznesmeni,  dyshohet se është shoqëruar të premten për një vizitë me motive ende të paqarta nga burgu i sigurisë së lartë në mes të zonës së populluar të ish-Bllokut.

Një redaktor i Gazetës Tema, e cila publikoi videon në faqen e saj në Facebook në të cilën duket se është Dajti i shoqëruar nga forca të shumta policie, i tha BIRN se pamjet ishin marrë paraditen e të premtes nga një prej kafeneve të njohura të zonës. Ai tha se prej pranisë së shtuar forcave të policisë kishte menduar se dikush do të arrestohej. “Pashë tre policë që u futën në një godinë dhe bëra gati celularin”, tha ai në një bisedë për BIRN, duke kërkuar të mos identifikohej.

Pak minuta më vonë ai tha se pa të burgosurin të dilte nga një fugon dhe të shkonte drejt një hyrje në të cilën ai tha se është klinika e një dentisti të njohur. “Ata që e njihnin e identifikuan si Dajti”, tha ai. Redaktori tha se personi në fjalë kishte qëndruar për rreth 1 orë në godinë. Ai tha se nuk e kishte verifikuar nëse Dajti kishte shkuar te dentisti, por se hyrja në të cilën u fut përkonte me atë të klinikës dentare.

I pyetur nga BIRN rreth kësaj ngjarje Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Agim Ismailaj pretendoi se bëhej fjalë“për ekzagjerim të medias”. Ismailaj nuk e mohoi që personi të kishte qenë Dajti. Në krahun tjetër një grua që i tha BIRN se fliste nga Kabineti i Ministres Etilda Gjonaj, tha se “ngjarja ishte në verifikim”, por pa shpjeguar se çfarë po verifikohej.

Shumica qeverisëse miratoi në fund të vitit 2018 atë që e pagëzoi si ligji “41/bis”, i “kopjuar” nga Italia. Ligji supozohet se do të shtrëngonte masat e sigurisë për të dënuarit me rrezikshmëri të lartë. Vetë ministrja Gjonaj, lidhi zbatimin e tij me rastin e Dajtit. Në një konferencë për shtyp pak ditë pas shpalljes së vendimit të Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda, e cila zbuti dënimin ndaj Dajtit për katër policët e vrarë në 25 vjet burg, Gjonaj e cila dënoi si të përbuzshëm vendimin e gjykatës, premtoi siguri të shtuar në burgje duke hamendësuar se vendimi ishte “një aferë korruptive”.

“Ne do të përshpejtojmë reformën për rritjen e sigurisë në burgje si masë imediate në luftën kundër krimit të organizuar, ku pas instalimit të monitorimit 24 orësh të seksioneve të sigurisë së lartë në burgje, instalimit të regjimit 41 bis dhe paketës ligjore me ndryshime të kësaj natyre si pjesë e paketës antikrim, do të miratohet së shpejti përforcimi i mëtejshëm i nivelit të sigurisë në institucionet penitenciare”, tha atëherë Gjonaj.

Dritan Dajti u dënua me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Krimeve të Rënda për vrasjen e katër punonjësve të policisë dhe ndodhej në qeli prej masakrës së vitit 2009. Megjithatë, më 8 shkurt 2019 një trupë gjyqësore e komanduar pranë Apelit vendosi të shuante burgimin e përjetshëm për Dajtin, duke e dënuar atë me 25 vjet burg.

Edhe pse çështja shqyrtohej në gjykatë prej 10 vitesh, tre gjyqtarët Skënder Damini, Aleks Nikolli dhe Petrit Aliaj vendosën të pranojnë kërkesën e Dajtit për gjykim të shkurtuar; çka solli uljen e 1/3 së dënimit. Dy gjyqtarët e tjerë në pakicë ishin Fuat Vjerdha dhe Lindita Hoxha.

Vendimi shkaktoi atëherë revoltë dhe solli një mori reagimesh nga politika, përfshi reagimin e Gjonajt për masa më të rrepta sigurie në burgje, duke lënë të kuptohet se vendimi gjyqësore ishte ndikuar prej aty.

Ndërkohë pak ditë pas vendimit të debatueshëm, Krimet e Rënda urdhëruan kontrolle në shtëpitë e 3 gjyqtarëve që zbutën dënimin për Dritan Dajtin. Më 14 shkurt 2019, policia kontrolloi shtëpitë e gjyqtarëve Skënder Damini në Vlorë e Tiranë, Aleks Nikolli në Lezhë dhe Petrit Aliajt në Sarandë. Megjithatë një çështje e ngritur ndaj tyre u dërgua nga prokuroria për pushim në Gjykatën e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me 6 janar. Gjykata ktheu dosjen pas për hetime të mëtejshme./BIRN/

Tags: Dritan Dajtidyshohete burgjeveish-bllokpoliciashëtitje

TË LIDHURA

Aktualitet

Deputetja e PS, Bylykbashi: Qytetarët nuk kanë kërkuar dorëheqjen e Ramës

21:49 | 16/07/2026
Aktualitet

Rama promovon bujtinën “Xhaferri” në Skrapar: Model agroturizmi mes natyrës dhe traditës

21:10 | 16/07/2026
Aktualitet

Sidorela Vatnikaj: Edi Rama të hetohet si koka e një organizate kriminale

20:41 | 16/07/2026
Next Post

Turneu i bamirësisë/ Italia mposht Shqipërinë dhe kalon në fazën finale

“I dënuar me burg në Greqi”/ Reagon kryebashkiaku: Nuk kam pasur dijeni

Pamje të rralla/ Shkretëtira e Arabisë Saudite mbulohet nga dëbora







JU REKOMANDOJMË

Pse numri 13-të konsiderohet i mallkuar

22:56 | 14/05/2017

Zgjidhet e ardhmja e yllit të Ajax, do ti bashkohet që në janar gjigantit të…

16:51 | 10/01/2019
Screenshot

Prefekti Hajdari promovon nismën: “Bukë, ujë dhe vaj ulliri falas” në bujtina, restorante e bare

18:15 | 10/07/2026

‘Drejtësia shqiptare, në shërbim të Dritan Dajtit e shokëve të tij’

21:36 | 08/02/2019




TË FUNDIT

Kultura

Rama: Iso-polifonia shqiptare frymëzoi kolonën zanore të “The Odyssey

by mirseda
22:27 | 16/07/2026
0

Shqipëria është bërë pjesë e një prej projekteve më të mëdha kinematografike të Hollywood-it, pasi tingujt e...

Amerika vijon për të pestën natë radhazi sulmet ndaj objektivave iraniane

22:24 | 16/07/2026

Deputetja e PS, Bylykbashi: Qytetarët nuk kanë kërkuar dorëheqjen e Ramës

21:49 | 16/07/2026

Dokumenti zbulon si u largua Jasir Asani nga Irani: “Pavarësisht mirëbesimit të lojtarit…”

21:24 | 16/07/2026

Protesta në Ukrainë pas shkarkimit të ministrit të Mbrojtjes, Mykhailo Fedorov

21:21 | 16/07/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com