Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Policia dhe besimi i vrarë

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Luan Rama revoltohet me ministren, tregon testin e gjuhës angleze

Nga: Luan Rama

Përtej retorikës dhe mungesës së përgjegjësisë për një analizë realiste dhe serioze nga ana e qeverisë, protestat e të rinjve që shpërthyen në Tiranë e në disa qytete të tjera të vendit pas vrasjes prej një punonjësi të Policisë së Shtetit të të ndjerit Klodian Rasha në mesdhjetorin e vitit që po mbyllet, përveç zemërimit ndaj Edi Ramës drejtpërdrejt më shumë se ndaj drejtuesve të policisë, të akumuluar shumë më herët e të shpërfaqur edhe dhunshëm, na zbuluan në fakt një problem thelbësor në raportet e policisë me publikun, humbjen e besimin.

Nuk mund të mos e konstatoj me shqetësim dhe dhimbje këtë fakt. Raporti i bashkëveprimit mes tyre është cënuar, është kompromentuar e vrarë, dhe është jetike të bëhet një analizë e detajuar e shkaqeve dhe arsyeve që kanë çuar në këtë gjendje, me qëllim ringritjen dhe rivendosjen e besimit të ndërsjelltë, përmes një procesi shumë të kujdesshëm, mbi të gjitha transparent dhe vullnetmirë.

Policia nuk është e pushtetit, aq më pak e qeverisë. Policia është shenja, është pamja e parë e shtetit dhe si e tillë në të duhet të gjejnë veten të gjithë shtetasit, të gjithë qytetarët.

Prej respektit dhe me ndjenjën e mirënjohjes për të gjithë ata që shërbejnë në Policinë e Shtetit dhe që e meritojnë besimin qytetar, për sa kohë që qeveria nuk do që ta bëjë, mendoj se është detyrë e opozitës të shpalosë qartë dhe me argumenta platformën e ristrukturimit apo të ringjalljes dhe konsolidimit të besimit të qytetarëve tek policia e tyre dhe të profilizojë që tani raportin e policisë me ligjin duke patur vetëm një prioritet; shërbimin ndaj qytetarit.

Pa pretenduar të marr përsipër këtë rol, modestisht po përpiqem të cek disa prej çështjeve që mendoj se mund t’i shërbejnë ringjalljes së besimit dhe ndërveprueshmërisë e partneritetit qytetar – polici dhe anasjelltas.

Rendi dhe siguria publike është një e drejtë pa të cilën jo vetëm që nuk kanë kuptim, por që qëndron në themel të të gjitha të drejtave të tjera publike dhe individuale, të proklamuara në instrumenta ndërkombëtarë dhe në legjislacionin e brendshëm të secilit vend demokratik.

Në këtë kontekst, policia si një shërbim publik në shërbim të publikut, ka një rol të pazëvendësueshëm.

Korpusi i akteve ligjorë dhe nënligjorë në Shqipëri, e ka përcaktuar policinë si shërbim civil apo thënë më shqip si shërbim qytetar, me mision mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të publikut, të të gjithë publikut pa asnjë përjashtim, pa dallim etnie apo bindjeje politike, besimi fetar e seksi, niveli social, prejardhjes krahinore apo nivelit kulturor.

Nëse policia është forcë, ajo është një forcë e njerëzishme, thelbi i së cilës qëndron në misionin humanist për të mbrojtur viktimën potenciale nga agresori eventual.

Dhe që ajo të përmbushë këtë mision të lartë, kushti i parë dhe fondamental është besimi i publikut.

Besimi publik? Nuk kam për qëllim të bëj transgresione filozofike dhe moralizuese, por dua të theksoj se besimi, ndërtimi dhe ruajtja e tij është një proces i gjatë, kulturor, intelektual, psikologjik dhe faktual.

Sidomos për një institucion si policia, besimi është përparësor, pasi siç ka thënë shkrimtari dhe filozofi Albert Kamy, ndoshta duke e mbidimensionuar rolin policor, “Policia është në qendër dhe në kryqëzim të të gjitha problemeve ekzistenciale të njeriut modern”.

Besimi publik te policia është shumëfaktorial.

Ai fillon që me përzgjedhjen e njerëzve që rekrutohen për të shërbyer në polici. A janë ata më të mirët, më përfaqësuesit, a është efikas mekanizmi i përthithjes dhe filtrimit të tyre?

Së dyti, a garanton sistemi ynë i pedagogjisë policore një produkt “pa të meta fabrikimi”?

Pavarësisht dukjes e mënyrës arkaike të “shitjes” për efekte propagande, mendoj se jo. Përveç njohurive “ex cathedra”, agjentëve dhe të gjithë atyre që çertifikohen të shërbejnë në Policinë e Shtetit, nuk u mësohet në praktikë ajo që quhet “higjena shoqërore”, çka do të thotë një formim moral i palëkundshëm për organizatën elitë në të cilën do të bëjnë pjesë, një çertifikim jo vetëm i dijes, por edhe i të sjellurit, një edukim me normat e jetës së qytetëruar të përditshme deri në stabilitetin shpirtëror dhe financiar të personit dhe familjes së tij.

A skalitet një personalitet dhe karakter i fortë, refraktar ndaj presionit korruptiv? Në këtë rast, shembulli i eprorit dhe hierarkisë policore është pedagogjia më reale dhe më efikase.

Për fat të keq, motivimi në karrierë i disa drejtuesve mediokër e të pakulturë, profesionalisht të paaftë dhe me deformime karakteriale që dominohen nga shfaqje agesiviteti dhe dhune, janë modeli më i keq i mundshëm i eprorit.

Së treti, veprimtaria e përditshme policore. Shoqëria, publiku i ka deleguar policisë monopolin e përdorimit të forcës vetëm në interes të tyre dhe në atë masë sa për të mbrojtur të drejtat e tyre. Përdorimi i forcës në bazë të doktrinës së forcës minimale, absolutisht të domosdoshme dhe proporcionale, përbën një nga kriteret që mund të ndërtojë ose të gërryejë e rrënojë besimin publik. Çdo abuzim dhe tejkalim i forcës parë jo vetëm në aspektin fizik por dhe në atë moral, çon në dhunë dhe delegjitimon veprimin policor.

Së katërti, aspekti operacional i policisë. A janë forcat tona policore të shpërndara sipas hartës hapsinore dhe kohore të krimit? A janë ato parandaluese duke i kursyer shoqërisë jo vetëm traumën fizike, psiqike e materiale të krimit, bashkë me koston për të trajtuar kriminelin në burg, apo shfaqen të përqëndruara vetëm në zona dhe orare të privilegjuara, ndërhyjnë “a posteriori” vetëm kur ndodh krimi? A i njohin dhe a u përshtaten ato nevojave, kërkesave dhe përparësive të publikut në lidhje me situatën kriminale?

Një filozof humanist dhe europeist ka thënë se: “shoqëria është më imagjinative, më krijuese dhe më pjellore se sa shteti”, pra edhe se sa policia.

Në rastin më oportun, të kompleksuar prej injorancës së tyre, disa drejtues policie nuk dinë tjetër përveç aplikimit të standardeve arkaike të shërbimit policor të karakterit demonstrativ, me patrulla policie në disa kryqëzime qytetesh apo rrugësh kryesore si në asnjë vend tjetër europian, çka në fakt është një pamje e shëmtuar dhe krejtësisht e padenjë, për të mos thënë edhe fyese e provokative për shoqëritë moderne të epokës që jetojmë.

Së pesti, në këtë botë të ndërvarur, të globalizuar, ku mobiliteti, ndryshimi, top-teknologjitë etj. janë karakteristikë themelore, siguria nuk është dhe nuk mund të jetë më produkt ekskluzivisht policor. Të gjithë jemi kthyer në prodhues dhe konsumatorë të sigurisë, direkt dhe indirekt.

Një organizatë e barrikaduar, e bunkerizuar, e shkeputur nga publiku nuk ka asnje shans mbijetese. Kjo vlen në veçanti për policinë, të cilën pa pranimin, mbështetjen dhe bashkëpunimin e publikut e pret vetëm izolimi social, domethënë inefikasiteti total.

Për këtë arsye, dialogu dhe komunikimi, hapja dhe kultura, nuk mund të jenë më garniturë, por zemër e veprimtarisë policore në dhe për publikun.

Kjo vlen në rradhë të parë për efektivin policor që është në kontakt me publikun, me qytetarin, për rolin bazë, në policinë e rendit, në atë të qarkullimit rrugor, policinë e kufirit etj.

Territorializimi i njohjes dhe përgjegjësisë, afrimiteti gjeografik, kulturor dhe intelektual, në fund të fundit polivalenca që duhet t’i korrespondojë evolucionit të shoqërisë tonë, duhet të frymëzojë, të bëhet pjesë e kulturës së brendëshme organizative dhe orientimit profesional të policëve tanë. Menaxhimi modern orientohet nga klienti, ndaj edhe policia duhet të orientohet nga publiku.

Së gjashti, është e njohur prej shumëkujt e ashtuquajtura “subkultura policore”. Indiferentizmi, cinizmi, rutinizmi, muri blu i heshtjes, bindja e verbër, duhen evituar nga kjo subkulturë. Trajtimi human dhe lehtësimi i viktimës, zgjidhja sa më shpejt e ankesave dhe informimi për ecurinë e tyre, moskufizimi i tyre gjeografik i kombinuar deri në gatishmërinë për t’i regjistruar qoftë edhe në banesën apo shtëpinë e tyre, për të kursyer mundimin, traumën dhe frikën objektive e subjektive nga reprezaljet fizike e morale, i shërbejnë dhe çimentojnë besimin publik.

Së shtati, kultura e pritjes, etika e komunikimit, sjellja qytetare, toni miqësor dhe kofidencialiteti, pavarësisht qytetarit që polici ka përballë apo statusit ligjor të tij, janë elementë të domosdoshëm e të detyrueshëm që duhet të kushtëzojnë marrëdhëniet e punës së çdo punonjësi policie.

Ndërkaq, duhet të rikonceptohen sipas standardeve bashkokohore të gjitha mjediset e policisë e të vazhdojë një nismë pozitive e viteve të fundit për modifikimin e tyre në atë formë që jo vetëm të shprehin autoritetin dhe prestigjin e këtij shërbimi publik shtetëror, por të simbolizojnë e rrezatojnë hapje, mikpritje dhe afërsi me qytetarin.

Së teti, nuk mund të le pa përmendur edhe disa defekte të etnokulturës sonë: shpesh ne e konfondojmë jetën publike me jetën private, interesat profesionalë me ato personalë.

E them këtë për të nënvizuar se profesioni i policit e shtrin detyrimin deontologjik dhe etik jo vetëm në sjelljen profesionale, por dhe në atë private, shtrihet edhe tek anëtarët e familjes. Publiku të gjykon jo vetëm në punë, por edhe jashtë saj.

Qytetarët duhet ta duan policinë. Por që ata ta duan, policia duhet ta meritojë respektin dhe dashurinë e tyre.

Pushteti, duke e keqpërdorur policinë, me vetëdije e vuri atë kundër qytetarit dhe vrau kështu besimin qytetar tek policia.

Opozita e ka për detyrë t’ia rikthejë policinë qytetarit. Kjo nuk bëhet me slogane dhe as me retorike. Duhet një platformë e qartë, e detajuar dhe transparente e menaxhimit të policisë, krejt e ndryshme nga qasja e sotme e qeverisë ndaj saj.

Pikësëpari, opozita duhet të dëshmojë se e do policinë dhe se me ardhjen në pushtet, do të garantojë paprekshmërinë e çdo profesionisti që ligjin e ka të shenjtë.

Opozita duhet të marrë përsipër detyrimin e krijimit të një policie të trajnuar dhe të përgatitur profesionalisht sipas kritereve europiane të policimit, por edhe të mirëpaguar, në të njejtin nivel që paguhen edhe orgnanet e tjera të zbatimit të ligjit.

Opozita duhet të garantojë publikisht se asnjëherë dhe në asnjë rast policia nuk do të përdoret kundër qytetarëve, por vetëm kundër keqbërësve dhe kriminelëve, siç e përcakton misioni i saj kushtetues.

Policia e Shtetit duhet të shndërrohet në krenarinë tonë. Çdo qytetar shqiptar dhe çdo qytetar i huaj që vjen në Shqipëri, duhet të gjejë tek polici shqiptar përfaqësuesin dinjitoz, të kulturuar dhe me integritet, duke filluar që me uniformën e paraqitjen e tij të jashtme dhe deri tek etika dhe kultura e komunikimit, sepse siç e ka thënë policologu italian Liuxhi Mone, “nuk ka simbol më të drejtpërdrejtë se uniforma që të jep mundësinë e leximit të shtetit, dhe nuk ka profesion më të plotë se polici që të imponon gjykim për institucionin”.

 

Tags: luan ramaopinonpolicia

TË LIDHURA

Dëmet reale dhe ato kolaterale të drejtësisë
Analizë

Dëmet reale dhe ato kolaterale të drejtësisë

21:10 | 11/07/2025
A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?
Editorial - Opinione

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?

22:35 | 05/07/2025
Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD
Editorial - Opinione

Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD

20:59 | 02/07/2025
Next Post
Rekord në SHBA, mbi një milion teste të bëra brenda një dite për Covid-19

Gjermania regjistron rastin e parë me variantin e ri të koronavirusit

Rama pret në zyrë efektivin e plagosur në protestë: Transplanti në sy me sukses

Rama pret në zyrë efektivin e plagosur në protestë: Transplanti në sy me sukses

Fauci nuk beson se pandemia ka dalë nga laboratorët e Kinës

Fauci: Imuniteti i tufës mund të kërkojë vaksinimin e 90% të popullatës

JU REKOMANDOJMË

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

22:34 | 26/07/2025
Kodi i ri Penal: Burg edhe për kolaudimin e makinës

Kodi i ri Penal: Burg edhe për kolaudimin e makinës

21:51 | 29/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
U arratis nga dhomat e paraburgimit në dhjetor/ Arrestohet Nazmi Liçi, në kërkim për grabitje në Elbasan

U arratis nga dhomat e paraburgimit në dhjetor/ Arrestohet Nazmi Liçi, në kërkim për grabitje në Elbasan

21:36 | 26/07/2025




TË FUNDIT

Humbën në zonën e LLogarasë, shpëtohen dy turistë italianë
Aktualitet

Humbën në zonën e LLogarasë, shpëtohen dy turistë italianë

by mirseda
08:42 | 30/07/2025
0

Dy turistë italianë që kishin humbur orientimin gjatë një ecjeje në natyrë në zonën malore pranë fshatit...

Bien aksidentet në qershor, kujdes nga të rinjtë, “përplasen” më shumë

Bien aksidentet në qershor, kujdes nga të rinjtë, “përplasen” më shumë

08:35 | 30/07/2025
Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

08:31 | 30/07/2025
Analiza: Pse turbulencat në aeroplan po bëhen më të shpeshta dhe më të rënda

Analiza: Pse turbulencat në aeroplan po bëhen më të shpeshta dhe më të rënda

08:29 | 30/07/2025
Parashikimi i motit 30 Korrik 2025, vranësira dhe reshje shiu

Parashikimi i motit 30 Korrik 2025, vranësira dhe reshje shiu

08:23 | 30/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com