Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Policia arreston Stresin, një ditë pasi i ati i tij denoncoi Taulant Ballën. Çfarë po ndodh?

7 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Policia arreston Stresin, një ditë pasi i ati i tij denoncoi Taulant Ballën. Çfarë po ndodh?

I ati i Stresit, dy ditë më parë paditi Ballën, e ndërsa dje reperi përfundoi në qeli. Sali Lushaj dhe Avdyl Gjokmakaj, paditën në gjykatë për shpifje kryetarin e grupit të PS, Taulant Balla, pas akuzave në kuadër të dosjes Babale, videos së dytë të Fredi Alizotit. Lushaj shprehej se padinë e mbështet te një deklaratë e Ballës në “Opinion”, në datë 11 tetor, që sipas tij ka thënë se janë pjesë e “bandës së Berishës”.

Në një prononcim për mediat, ai deklaroi: “Ne nuk jemi banda e Berishës. Unë me Gjokmakajn jemi pishtarë të demokracisë. Kam derdhur gjak për këtë demokraci. Vëllain e kam dëshmor të demokracisë. Bashkë me Avdyl Gjokmakaj, të dy jemi përmendur me datë 11 në “Opinion”. Z. Balla të vijë në gjykatë”.

I ati i Stresit kërkoi nga Balla 2 milionë lekë. Rasti në fjalë ka ndodhur në datën 16 tetor, e ndërsa dje, 17 tetor, i biri përfundoi në pranga.

“Forca e Ligjit në veprim vë në pranga një nga antarët e një grupi kriminal që operon në Tiranë, në lidhje me aktivitetin e kundraligjshëm me tendencë “Trafikim narkotikësh” dhe “Krimeve kundër personit”.

Njësia Hetimore e Task-Forcës Speciale Vendore Tiranë, në Departamentin e Policisë Kriminale pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të Policisë së Shtetit, bëri kapjen dhe ndalimin e shtetasit Arkimed Lushaj, 31 vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në Tiranë.

Gjykata pranë Shkallës së Parë Tiranë, me vendimin nr 1972, datë 17.10.2018, ka caktuar masën e sigurisë  “arrest me burg”, në lidhje me veprën penale  “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake”, parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal.

Ndalimi i këtij shtetasit u bë pas një hetimi disa mujor, në bashkpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Me metoda speciale të hetimit që janë kryer në funksion të një grupi kriminal që operon në Tiranë, në lidhje me aktivitetin e kundraligjshëm me tendencë “Trafikim narkotikësh” dhe “Krimeve kundër personit”.

Gjatë arrestimit, këtij shtetasi, në ambjentet e një hoteli të ndodhur në vendin e quajtur Linzë, gjatë kontrollit të ushtruar, i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi e vogël lënde narkotike e dyshuar kokainë. Një armë zjarri pistoletë e tipit “Pjetro Beretta”, si dhe 12 fishekë të modelit 7.65 mm.

Nga veprimet hetimore të kryera në lidhje me ngjarjen e mësipërme, filloi procedimi penal në gjendje të lirë në lidhje me veprën penale të “Moskallëzimit të krimit”, parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal, ndaj shtetases P. Ç., 20 vjeçe, banuese në Tiranë”.

https://tiranatoday.com/ne-hotel-me-stresin-kush-eshte-20-vjecarja-qe-u-fut-ne-telashe-fansat-kur-jane-oraret-e-vizitave/

 

 

Tags: arrestohetdenoncimii atistresitrafikim

TË LIDHURA

Rama: PD fshihet pas pseudo-kandidatëve; Florian Binaj është vetëm “kandidat i pavarur” simbolik
Politikë

Rama: PD fshihet pas pseudo-kandidatëve; Florian Binaj është vetëm “kandidat i pavarur” simbolik

12:05 | 15/11/2025
Arrestohet 40-vjeçari i dënuar me 6 vite burg për mashtrim me dokumente amerikane
Aktualitet

Arrestohet 40-vjeçari i dënuar me 6 vite burg për mashtrim me dokumente amerikane

11:30 | 15/11/2025
Vonesa nga burokracitë; kamerat inteligjente do ta kishin zbardhur atentatin në Rinas menjëherë
Politikë

Vonesa nga burokracitë; kamerat inteligjente do ta kishin zbardhur atentatin në Rinas menjëherë

11:20 | 15/11/2025
Next Post
Elvana Gjata shkon tek vjehrra dhe kunata, zbulohet shteti ku po qëndrojnë

Elvana Gjata shkon tek vjehrra dhe kunata, zbulohet shteti ku po qëndrojnë

“Policia u këput duke punuar/ O Stres, hidhu përsëri nga ballkoni i rajonit. Derën e ke të hapur!”

"Policia u këput duke punuar/ O Stres, hidhu përsëri nga ballkoni i rajonit. Derën e ke të hapur!"

Çështja Xhisiela, kreu i Bashkisë së Krujës thirret në Prokurori

Çështja Xhisiela, kreu i Bashkisë së Krujës thirret në Prokurori







JU REKOMANDOJMË

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

22:15 | 10/11/2025
E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

20:37 | 07/11/2025
Përplasi për vdekje të moshuarën dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet 58-vjeçari nga Kavaja

LAJMI I FUNDIT/ Atentat pranë aeroportit të Rinasit, dyshohet për viktima

14:32 | 11/11/2025
Ndodh dhe kjo! I dënuari me vdekje në SHBA i shpëton ekzekutimit në minutën e fundit

Ndodh dhe kjo! I dënuari me vdekje në SHBA i shpëton ekzekutimit në minutën e fundit

20:39 | 13/11/2025




TË FUNDIT

Rama: PD fshihet pas pseudo-kandidatëve; Florian Binaj është vetëm “kandidat i pavarur” simbolik
Politikë

Rama: PD fshihet pas pseudo-kandidatëve; Florian Binaj është vetëm “kandidat i pavarur” simbolik

by mirseda
12:05 | 15/11/2025
0

Kryeministri Edi Rama ka “sulmuar” Florian Binaj, kandidatin për Bashkinë e Tiranës, zgjedhje të cilat nuk u...

Arrestohet 40-vjeçari i dënuar me 6 vite burg për mashtrim me dokumente amerikane

Arrestohet 40-vjeçari i dënuar me 6 vite burg për mashtrim me dokumente amerikane

11:30 | 15/11/2025
Vonesa nga burokracitë; kamerat inteligjente do ta kishin zbardhur atentatin në Rinas menjëherë

Vonesa nga burokracitë; kamerat inteligjente do ta kishin zbardhur atentatin në Rinas menjëherë

11:20 | 15/11/2025
Rama: Institucion kombëtar kundër tumoreve; mungesat e barnave zgjidhen me buxhetin 2026

Rama: Institucion kombëtar kundër tumoreve; mungesat e barnave zgjidhen me buxhetin 2026

11:05 | 15/11/2025
Rama: Zgjedhjet s’kishin për qëllim fajësimin e Veliajt; Ogerta do të rikandidojë për Tiranën

Rama: Zgjedhjet s’kishin për qëllim fajësimin e Veliajt; Ogerta do të rikandidojë për Tiranën

11:01 | 15/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com