Kreu i Bashkisë së Krujës, Artur Bushi është thirrur sot në Prokurorinë e Tiranës. Shkak është bërë çështja Xhisiela, teksa emri i kryebashkiakut u lakua nga ish-nënkomisari, Emiljano Nuhu.
Ky i fundit akuzoi Bushin si një nga personat që ndikoi që çështja në fjalë të mos bëhej publike, pasi pas denoncimit të Xhisiela Malokut fshihej djali i deputetit të PS-së Rrahman Rraja, Rexhep Rraja.
Djali i deputetit socialist u la në burg, edhe pse dje kërkoi lirinë. Ndërkohë, pranë Gjykatës së Tiranës është shfaqur edhe Xhisiela Maloku, duke e mbështetur ish-të dashurin e saj.
Ajo tha se Rexhep Rraja nuk e kishte dhunuar dhe as përndjekur dhe se ky sipas saj ishte versioni i vërtetë i ngjarjes.