E mërkurë, 30 Shtator, 2020
15 C
Tirana

Polici shqiptar shpëton babë e bir afrikano-amerikanë nga mbytja

Më të lexuarat

Rindizet ashpër konflikti ushtarak Armeni-Azerbajxhan, shpallin gjendjen e luftës

Një nga konfliktet më të vjetër në botë, mosmarrëveshja territoriale midis Armenisë dhe Azerbajxhanit ka shpërthyer sërish. Përleshjet kufitare shpërthyen të dielën në mëngjes,...

“Nxore në pritë Azem Hajdarin”/ Fatos Klosi reagon pas akuzave të Berishës

Ish-kreu i SHIK, Fatos Klosi ka reaguar pas deklaratave të mbrëmshme të ish-kryeministrit Berisha lidhur me ekzekutimin e Azem Hajdarit. Berisha akuzoi Klosin se ai...

Artan Hoxha i publikon videon e rëndë Berishës, e nxjerr ‘blof’ për ekzekutimin e Azem Hajdarit (VIDEO)

Gazetari Artan Hoxha i ka publikuar një video ish-kryeministrit Berisha, duke e nxjerrë ‘blof’ për deklaratat që bëri mbrëmjen e djeshme në emisionin "Opinion",...

Turqia rrëzon avionin armen në Azerbajxhan

Armenia akuzon Turqinë se ka rrëzuar një prej avionëve të saj, gjatë konfliktit me Azerbajxhanin. Ministria e Mbrojtjes e Armenisë pretendon se avioni i tyre...

“Ku i çuat paratë që iu dha bota?”, Rama i kërkon ndjesë ndërkombëtarëve, sqaron kush i administron fondet

Kryeministri Edi Rama ka folur në programin e financimit të BE-së për restaurimin dhe rrjetëzimin e monumenteve të kulturës të dëmtuara nga tërmeti i...

Kush e nxori në pritë Azem Hajdarin? Berisha jep emrin

Ish-Kryeministri Sali Berisha tha në 'Opinion' se Azem Hajdari u nxor në pritë nga Fatos Klosi, në atë kohë kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror. Sipas...

“I thashë të zhdukej për 6 muaj”, Berisha rrëfen detaje të reja lidhur me ekzekutimin e Azem Hajdarit

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zbuluar detaje të tjera lidhur me ngjarjet që kanë ndodhur para ekzekutimit të liderit të lëvizjes studentore, Azem Hajdari. Në një...

Sondazhi për djemtë e preferuar në “PërPuthen”, fituesi i surprizon të gjithë

Një sondazh i produksionit “PërPuthen” ka nxjerrë Armand Ferhatin si djalin më të pëlqyer nga pjesëmarrësit në spektakël. Edhe pse ai nuk ka qenë një...

Konflikti në Kaukaz/ Berisha në kah të Azerbajxhanit: Po çliron tokat e pushtuara nga Armenia

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur rreth luftës që ka nisur mes Armenisë dhe Azerbajxhanit, ku deri më tani janë shënuar dhjetëra viktima. Përmes një postimi...

Gruaja e Lefter Zhidrus tregon si ka lindur konflikti me fqinjët

Bashkëshortja e 71-vjeçarit, Lefter Zhidru, i cili u ekzekutua pak ditë më parë nga RENEA, ka treguar se si ka lindur konflikti me fqinjët. E...

Vdekja nën arrest e afrikano-amerikanit George Floyd dhe ngjarjet që pasuan në Shtetet e Bashkuara kundër dhunës së policisë dhe racizmit sistematik, kanë shkaktuar mjaft protesta por dhe akte të dhunshme dhe grabitje. Ndërsa protestat vazhdojnë në të gjithë vendin, procedurat policore dhe buxhetet kudo janë duke ardhur për t’u shkurtuar.

Thirrjet “ Abolish Police” (Anulloni policinë) apo “Defund Police“ (shkurtoni fondet policore) duket se janë përjashtuese dhe jashtë realitetit të ekzistencës së një shteti. Nevoja për një qëndrim pa para gjykime dhe njerëzor mbi policinë dhe politikat e policimit, i hedh poshtë këto apelime edhe pse disa kryebashkiakë kanë shkurtuar fondet për policinë sa për të qetësuar protestat, por kjo nuk është zgjidhja.

Ne kemi nevojë për policinë edhe pasi ne gjithashtu duhet të adresojmë çështjet themelore në mënyrën se si policohen komunitetet dhe si dhe pse përparimi i lë disa komunitete pas.
Shumica e amerikanëve nuk duan të heqin dorë nga mbrojtja e policisë, por duan që oficerët të mbajnë një standard të lartë sjelljeje dhe të largohen për sjellje të keqe.

Si rezultat, duke folur gjerësisht, reformimi i politikave të përdorimit të forcës, punësimi, pushimi dhe praktikat e trajnimit dhe ndërveprimi policor me komunitetet duhet të jenë përparësi.

Ekziston një vlerë e madhe në krijimin e kulturave dhe protokolleve që inkurajojnë shërbimin dhe mbrojtjen e konfrontimit. Në vitin 2013, Camden, N.J., dërgoi tërë forcën e policisë dhe e rindërtoi atë me një forcë më të madhe në të gjithë territorin e oficerëve të rikualifikuar, në një polici me një shërbim të komunitetit ose kujdestari tij. Camden kishte qenë ndër qytetet më të rrezikshme në vend.

Ndryshimi u arrit kur u caktuan më shumë oficerë, jo më pak, në rrugë. Krimet, dhuna dhe abuzimet e policisë ranë ndërsa manualet e reja të trajnimit dhe politikat theksuan të shtënat si zgjidhje e fundit. Zyrtarët e qytetit thanë që oficerët morën trajnime për zhvlerësim dhe minimizim e përdorimit të forcës në rend të parë, por që politika e re nënvizoi më mirë fokusin e ri të departamentit tek njerëzit.

Fundi i lojës duhet të jetë krijimi i një force policore më të mirë, më të përgjegjshme në çdo qytet. Në krye të listës sonë të reformave është detyra e ndërhyrjes, e cila kërkon që oficerët të ndalojnë policët e tjerë që të përdorin forcë në mënyrë të pamatur ose të keqpërdorin fuqitë e tyre, si dhe ta përcjellin atë me trajnime dhe dispozita të tjera për të siguruar që kjo përgjegjësi të jetë e integruar në praktikën e përgjithshme të policisë.

Një oficer që vë në distinktiv, duhet ta dijë se çfarë është e drejtë dhe e gabuar dhe duhet të ketë mbrojtje kundër hakmarrjes për evidentimin e oficerëve të tjerë që shkelin të drejtat. Dhe qytetet dhe departamentet e policisë duhet të kenë autoritetin dhe vullnetin për të disiplinuar oficerët që meritojnë të pezullohen, pushohen nga puna ose të ndiqen penalisht. Shumë shpesh, sindikatat e policisë e bëjnë më të vështirë disiplinimin siç duhet të oficerëve. Por është e papranueshme dhe ndihmon në krijimin e një kulture destruktive të papërgjegjshmërisë. Duhet gjithashtu të ketë një angazhim për të mbledhur statistikat që mund të zbulohen të vërtetat e pakëndshme në lidhje me ndalimet e trafikut dhe ndërveprimet e tjera. Transparenca mund të përmirësojë edhe përgjegjshmërinë dhe shpresojmë që përfundimisht të ndihmojë në ndërtimin e besimit.

Le të mos e shkatërrojmë këtë mundësi për të kuptuar se çfarë po funksionon dhe çfarë jo. Mbledhja e më shumë të dhënave për ndërveprimet policore, do të shërbejë si një përbërës për zhvillimin e politikave më të mira të policisë. Ndalimet e trafikut janë një burim ankthi për oficerët dhe shoferët, dhe shumë takime janë bërë tragjike. Duke pasur një bazë të dhënash gjithëpërfshirëse të ndalimeve të trafikut, përdorimi i forcës dhe ndërveprimet e tjera mund të zbulojnë modele dhe zgjidhje. Me kalimin e kohës, transparenca do të provojë të jetë një përfitim për policinë, si dhe për komunitetet ku ata shërbejnë.
Policimi demokratik tejkalon një zbatim mekanik të ligjit dhe mbështet parimet kryesore të demokracisë. Këto parime përfshijnë integritetin, respektimin e dinjitetit dhe të drejtave të njeriut, mos diskriminimin, drejtësinë dhe profesionalizmin. Ofrimi i shërbimeve për sigurinë, drejtësinë dhe sigurinë këto janë shërbimet themelore që policia ofron në një demokraci. Tani të ndalim tek shembulli ynë mjaft aktual i një polici shqiptaro- amerikan çfarë domethënie ka ai e pikërisht në këto kohë?

Polic i mirë / polic i keq. Kjo është në fakt është një taktikë psikologjike e përdorur në procedurat hetimore të marrjes në pyetje nga policia po ka hyrë në fjalorin e përgjithshëm. Por sot do t’i përdor këto terma jo për të këtë qëllim, por në kuptimin e për të tyre bazë. Polici i mirë, polici i keq. Kjo esse nuk synon të merret me këtë taktikë të hetimit policor por ta trajtojë një dukuri tjetër sociale, por në zbërthimin e dukurisë sociale të turmës, të përgjithësimit të së keqes dhe të injorimit të pozitives edhe brenda radhëve të forcave të rendit mediave dhe shoqërisë, që vetëm po jep paraqitjen e dhunës, të dukurive të racizmit duke analizuar dukurinë dhe duke dhënë fakte që ballafaqojë mendimet që vlojnë nga protestat dhe kërkesat për reformimin e policisë në dritën e protestave të fundit.

Por pikërisht në këtë situatë ku vendi është në valën e revoltave mbarë kombëtare kundër racizmit, një veprim i dënueshëm i ish-oficerit të policisë në Minneapolis, Derek Chauvin, që u bë subjekt i tërbimit kombëtar që nga muaji i kaluar, kur u shfaqën pamjet që u gjunjëzuan në qafën e Floyd për gati nëntë minuta pasi Floyd iu lut që të ndalonte pasi nuk po merrte dot frymë. Ai u pushua me shpejtësi nga departamenti ku kishte punuar që nga viti 2001, dhe në mes të protestave kombëtare, u akuzua përfundimisht për vrasje të shkallës së dytë. Tre oficerë të tjerë të përfshirë në këtë incident gjithashtu u pushuan nga puna dhe u përballën me akuza për krime.

Por kur një veprim negativ shkakton kaq turbullira dhe është dënuar nga të gjitha palët. Veprimet pozitive të punonjësve të policisë harrohen, nënvlerësohen, quhet të parëndësishme, quhen si të detyrueshëm dhe, madje, dhe kur përfundojnë në faqet e ndonjë gazete lokale, i duken “trash” dikujt të mbushur me mllef ndaj policisë me apo pa arsye. Gjykoni vetë mbi komentuesit e kwtij shkrimi që po e sjell më poshtë të gazetës lokale të një vendi turistik në jug të ishullit Anna Maria, në gjirin e Sarasotas dhe Gjirin e Meksikës, aty ku qyteti Manatee dhe Sarasota qarkojnë përgjatë bregdetit qendror të shtetit të Floridas në Shteteve të Bashkuara, të vendosura dhe të bashkuara në barrierat koralore të ishullit me të njëjtin emër. Po ç’ lidhje ka “heroi ynë i heshtur” që punon si oficer policie në Michigan me Floridën?

Ermir Vila është një oficer shqiptaro amerikan policie nga Michigani, djali i drejtorit të TV ALBTVUSA Gani Vila. Puna në TV më ka bërë që ta njoh prej kohësh Mirin, ta kuptoj natyrën dhe pasionin e tij për punën. A nuk e nisi profesionin duke u nisur thjesht prej akademisë tre mujore të Policisë për pranimin e policëve të zakonshëm, por ai njëkohësisht kreu studime pas universitare.

Ai mban një Master për studime të rendit, por i ka ngjitur shkallët e karrierës deri në dedektiv, duke u nisur nga gaveta si i thonë, si oficer gardian në sistemin e Burgut te Detroit, si oficer policie në Lansing, një qytetin Royal Oak dhe tani së fundi afër shtëpisë, në qytetin Shelby Township.

Në kohën që Amerika ishte në flakë për shkak të vrasjes të një afroamerikani nga një punonjës policie i bardhë, pikërisht në ato ditë në një lokalitet të qetë pushimi në Florida. një polic i bardhë jashtë detyrës, shpëton jetën e dy personave, të dy afro amerikanëve babë bir, nga mbytja e sigurt në vorbullat e ujit në Longboat Key në Florida.

Ja si e përcjell gazeta lokale “Mbytja e afërt e një babai dhe djali kërcënoi të kthente në Longboat Key një mëngjes me diell në tragjedi. Botuar më 13 Qershor ” Longboat Key News” nga Steve Reid, Ndiqni linkun në anglisht.

http://www.lbknews.com/2020/06/13/visiting-officer-rescues-father-son-from-longboat-riptide// (Është interesant fakti se autori i shkrimit për të shmangur keq interpretimet e ka shmangur për caktimin racor të viktimave R.F.)

Ky lajm u bë e njohur edhe TV lokale të Michiganit dhe ata kërkonin me insistim ta intervistonin Ermirin kur u kthye në shtëpi nga pushimet, ai u shmangej. Ai modest nuk u përgjigjej telefonatave. “Unë bëra një detyrë humane si një njeri i zakonshëm, kjo s’ka lidhje me profesionin tim, unë nuk dua famë, as emër, thoshte ai. Por çfarë kishte ndodhur?
Pas gjithë mbylljes të Pandemisë, Ermiri dhe gruaja e tij, Gina, vendosën të vizitojnë Longboat Key Florida me dy vajzat e tyre, sepse ishulli mori vlerësime mjaft të mira nga një koleg si vend turistik dhe familjar.

“Rreth orës 10:30 të mëngjesit të së martës, (9 qershor) një familje pushimesh në Silver Sands Beach Resort vendosi të shkonte për të notuar. Babai, një burrë (me ngjyrë R.F) rreth 6 ‘2 feet, u nis në ujërat e parme të gjirit tok me djalin e tij të vogël që ishte rreth dy vjeç. Siç rezultoi më vonë, veprimi i mençur e nënës dhe babait për t’i vënë floaties në krahët e fëmijës, e ndihmuan atë t’i shpëtonte jeten nga mbytja e sigurt. Brenda disa minutash, një vorbull e fortë e tërhoqi vogëlushin dhe babain e tij shpejt në det të hapur. Babai u përpoq të qëndronte pranë vogëlushit, por shpejt po mbaronin energjitë dhe po mbytej edhe ai.

Për fat të mirë, oficeri i policisë, jashtë shërbimit Ermir Vila nga Shelby Township në Michigan sa e pa skenën u zhyt për ta shpëtuar. Oficeri (shqiptaro-amerikan R.F) Vila pati mjaft vështirësi, me vetëmohim nuk mendoi për vete ( dhe as për ngjyrën e lëkurës të atij që po shpëtonte, R.F) i harxhoi të gjitha energjinë duke e çuar viktimën e rraskapitur plotësisht nga fuqia e shqotës, në breg. Viktima ishte shtyrë larg bregut dhe ishte duke u mbytur. Ndërsa oficeri Vila e tërhoqi burrin përsëri drejt bregut pasi kishte nxjerrë më parë fëmijën. Chris Walmsley nga Jacksonville i erdhi në ndihmë. Walmsley së bashku me Jennifer Howell e ndihmuan oficerin e policisë Vila që ta tërhiqte njeriun në breg. Burri mezi po reagonte dhe shumë herë koka e tij i zhytej nën ujë. Sapo Howell ishte gati të bënte CPR, burri hapi sytë dhe filloi të përgjigjej. Shumë shpejt erdhi ambulanca e EMS dhe e transportoi atë në Qendrën Mjekësore Blake.

Djali i vogël kishte qenë me fat me që kishte krahët e ajrit dhe, megjithëse ia ishte në det të hapur, ishin në gjendje shpëtohej pa lëndime. Shefi i zjarrfikëseve Paul Dezzi tha nëse nuk do të ishte për floaties fëmija do të ishte mbytur. Oficeri Ermir u nderua nga shefi i policisë Dezzi, dhe Dezzi tha që oficeri u përgjigj menjëherë dhe u përball me një rrezik shumë të madh duke notuar kundër vorbullave rraskapitëse. Dezzi i dha oficerit Vila Medaljen Kryesore të Nderit të Longboat dhe ia dërgoi Shefit të Policisë në Shelby për t’ia dhënë oficerit Ermir Vila.

“Polici shqiptaro amerikan Ermir Vila mbetet qëndroi modest me të gjithë ngjarjen dhe tha se ai nuk e ndjente se meritonte ndonjë vëmendje të veçantë, pasi ai dhe oficerët me të cilët punojnë përpiqen të bëjnë më të mirën për të ndihmuar të tjerët çdo ditë”.
Kjo përgjigje nëse e njeh Mirin nuk duket e thënë sa për modesti. Jeta e tij si oficer policie është mbushur me ngjarje anekdotike të raporteve njerëzore pa paragjykime, dhe atë rolit që duhet të luajë me të vërtetë policia, jo vetëm me elementin e dhunës, por edhe me atë të këshillimit. Këtë histori nuk e kam dëgjuar prej gojës së Mirit, pasi nuk do të mburret. “Një telefonatë nga 991 vjen dhe kërkon që ai të paraqitej në një supermarket, për një rast “vjedhje” në dyqan. Sigurimi i dyqanit kishte ndaluar një grua me ngjyrë shtatzënë, pasi e kishin parë që merrte ushqime dhe hante si e babëzitur. Pasi sheh kamerën , Emiri bisedon me gruan, ajo tregon se ishte e uritur dhe kishte dy ditë pa ngrënë. Emiri i pagoi dëmin e bërë nga e arrestuara dhe e dërgoi atë në spital për trajtim. Ky është njeriu i mirë së pari njeri dhe pastaj polic. A e dinte mirë nepsin e grave shtatzëna pasi asokohe ai dhe Gina prisnin vajzën e dytë.

Por mesh shume edhe një ngjarje anekdotike tjetër, që siç e tregon Ganiu : “Ishte dita e Thanksgiving, ne kishin blerë dy gjela Amish dhe i kishin në shtëpi. Ai merr njërin dhe për në shërbim në mbrëmje. Kishte vendosur të bënte një gjë atë natë. Një makinë i kalon me shpejtësi para tij, ai ndez dritat dhe ndalon kalimtarin, i merr dokumente shoferit, dhe pasi e kontrollon që nuk ishte shkelje të tjera, e pyet pse po nxitonte. I ndaluari i pohon se kishin lënë një takim darkë për Thankgiving. Pasi i kthen dokumentet, ia zgjat gjelin shoferit, dhe i thotë kjo është për ty “ Happy Thankgiving”. Miri nuk e dinte se kush ishte personi në fjalë. Ai kishte qëlluar një avokat që kishte njohje me policinë në Royal Oak dhe kështu ngjarja mori dhenë.

Lexo edhe :   Skenë horror si nëpër filma në Itali/ Shqiptari tenton të mbysë gruan me tel elektrik
Lexo edhe :   Skenë horror si nëpër filma në Itali/ Shqiptari tenton të mbysë gruan me tel elektrik

Ndoshta këto ngjarje anekdotike të krijojnë ndoshta përshtypjen e një polici të butë e njerëzor ndoshta liberal mund të mendojë dikush, por pyet një herë sa ndalime ka bërë ai. I huaj, amerikan apo shqiptar para ligjit ai s’të fal. Kur u transferua nga Royal Oak në Shelby Township në qytetin ku banon, tregon i ati Ganiu, shefi i policisë, kur ia prezantoi atë kolektivit, tha: “ Kam edhe një vërejtje nga Royal Oak, Miri u befasua , më tej shefi vazhdoi , duhet të punojë më pak. Nëse mesatarisht policët e tjerë kishin bërë 13 ndalime ai kishte bërë 87 atë muaj”

Ky është polici i mirë, ky është njeriu i mirë i ligjit, për të cilin nuk ka rëndësi paragjykimet, apo ngjyra e lëkurës. Të qenit emigrant, edhe pse i bardhë, e ka bërë që edhe ai t’i ndjejë paragjykimet edhe mes kolegëve, por njeriu mbetet njeri. Ky është polici që ne duam, kjo është policia që ne duam. Por pse gjykimet për policët e mirë për ata që duhet ta reformojnë sistemin e drejtësisë, paragjykohen. Pse?

Në një kohë që Georg Floyd vdes ai bëhet një martir, dhe gjithë bota me të drejtë ngrihet në këmbë, në kohën që një polic jashtë detyre, shpëton jo një por dy njerëz me ngjyrë, ( as në artikullin në fjalë nuk përmendet që ishin me ngjyrë (për të shmangur siç duket reagimet), por edhe shkrim real, do të thosha human dhe heroik po të kesh parasysh shtjellat “riptides” që krijohen nda dallgët në ishujt e vegël i kësaj gazete lokale, gjen reagime kundërshtuese tek disa komentues. Pse ?

Lexoni këto dy komente . Frank Del thotë : June 13, 2020 at 7:43 pm
Punë e mirë dhe me dedikim nga një vëlla prej bluve! Zoti të bekoftë ty dhe familjen tënde që shpëtove jetën e një të panjohuri duke rrezikuar jetën tënde!
Ndërsa në një koment tjetër negativ : Dan K: Turp për gazetën tuaj që publikoni plehra të tilla.

Këto dy reagime më vunë në mendime. Vërtet ndoshta nuk mund të reformohet policia nuk mund të largohen paragjykimet raciale dhe racizmi, nëse në nuk evidentojmë shembullin pozitiv. Ndaj për këtë arsye edhe pse nuk mora miratimin e mikut tim, modest po e sjell këtë shembull pozitiv për komunitetin tonë . Pasi e mira duhet të prevalojë.
“Abolish Police” nuk është zgjidhja.

Në qarqet e reformave policore, shumë studiues dhe politikëbërës diagnostikojnë marrëdhënien e prishur midis forcave të policisë dhe komuniteteve që ata u shërbejnë, si problem i paligjshmërisë, ose i idesë që njerëzve u mungon besimi tek policia dhe kështu nuk ka gjasa të pajtohen ose bashkëpunojnë me ta. Propozimi thelbësor që buron nga kjo diagnozë e paligjshmërisë është drejtësia procedurale, një koncept që thekson detyrimin e oficerëve të policisë, për t’i trajtuar njerëzit me dinjitet dhe respekt, që të sillen në një mënyrë neutrale, të paanshme, të shfaqin një qëllim për të ndihmuar dhe t’u japin atyre një zë për të shprehur veten dhe nevojat e tyre, kryesisht në kontekstin e ndalesave policore.

Kjo esse rreket të sqarojë edhe teorinë e shkopinjve të shtrembër apo mollëve të kalbura brenda policisë dhe nevojën e një reformimi në mentalitet, jo vetëm të policisë por dhe të shoqërisë dhe pakicave si dhe të atyre me ngjyrë në kundër veprimin ndaj policisë. Ajo synon të zgjerojë mirëkuptimin mbizotërues të mosbesimit të policisë në mesin e afrikano-amerikanëve dhe të varfërve, duke propozuar që largimi ligjor, mund të ofrojnë një lente më të mirë përmes së cilës studiuesit dhe politikëbërësit mund të kuptojnë dhe t’u përgjigjen problemeve aktuale të policisë.

Zhdukja e ligjit, parulla të tilla si “Abolish Police” është një teori e shkëputjes nga pikëpamja sociale dhe tjetërsimit eventual nga zbatuesit e ligjit dhe reflekton intuitën midis shumë njerëzve në bashkësitë e varfëra e me ngjyrë që ligji funksionon për t’i përjashtuar ata nga shoqëria. Duke u mbështetur në konceptet e cinizmit dhe anemisë ligjore në sociologji, koncepti i largimit juridik siguron një mënyrë për të kuptuar shqetësimet e thella që motivojnë lëvizjen e sotme të reformës policore dhe tregon për qasje strukturore për të reformuar policimin.

Ka një paragjykim të ngulitur në komunitetin mbi ngjyrë mbi policinë. Vini re këtë fragment nga shkrimtarja zezake – Angie Thomas, nga libri “The Hate U Give” (Urrejtja që ju jepni) “Kur isha dymbëdhjetë, prindërit e mi zhvilluan dy biseda me mua shkruan ajo, njëra ishte mbi :”The birds and the bees” një eufemizëm për të u shpjeguar fëmijëve marrëdhëniet seksuale ne mënyre alegorike. Biseda tjetër ishte se çfarë duhet të bëja, nëse një polic më ndalonte. Mamaja u hidhërua dhe i tha babit që isha shumë e re për këtë lloj bisede. Por ai argumentoi se unë nuk isha shumë e re për t’u arrestuar apo edhe për t’u qëlluar.
“Starr-Starr, ju duhet të bëni gjithçka që ata t’ju thonë “, tha ai. “Mbani duart tuaja të dukshme. Mos bëni ndonjë lëvizje të papritur. Flisni vetëm kur t’ju flasin.” E dija se duhet të ketë qenë bisede serioze. Babi flet shumë më shumë se kushdo tjetër që njoh, dhe nëse ai do të thoshte se isha e qetë, duhet të rija e qetë. “ e përmenda këtë fragment, nga libri i – Angie Thomas, për ta kuptuar, atë që dihet se ka shumë mosbesim midis popullsive me ngjyra dhe policisë. Edhe regjimi ekzistues rregullator i policisë inkurajon që një numër të madh i shoqërisë amerikane ta shohin veten si ekzistues në mbrojtjen e ligjit, por jashtë mbrojtjes së tij.

Kareem Abdul-Jabbar, një yll në pension i NBA, dhe aktivist politik zezak, botoi një edicion në L.A. të dielën, dhe ishte një iniciativë e shkëlqyer mes protestave të George Floyd. Abdul-Xhabbar u bëri thirrje njerëzve të mos nxitojnë në gjykimin e protestuesve. Ai theksoi se ka çështje më të rëndësishme – ose më të ndërlikuara – se distanca sociale. Ai gjithashtu u bëri thirrje njerëzve të mos gjykojnë ata që kryejnë vandalizëm. Ai e kuptoi reagimin se ata që shkatërrojnë ndërtesa dhe biznese janë “duke e cuar shkakun prapa”. Por ai e di se nuk është aq e thjeshtë. Këtu keni një pasazh: “Ju nuk jeni gabim – por nuk keni as të drejtë. Komuniteti i zi është mësuar me racizmin institucional të qenësishëm në arsim, sistemin e drejtësisë dhe në punësim. Dhe, edhe pse ne bëjmë të gjitha gjërat konvencionale për të rritur ndërgjegjësimin publik dhe politik.
Po, protestat shpesh përdoren si një justifikim për disa që të përfitojnë, ashtu si kur tifozët që festojnë një kampionat të ekipit të vendlindjes digjen makina dhe shkatërrojnë shiritat e dyqaneve. Unë nuk dua të shoh dyqanet e plaçkitura ose madje edhe ndërtesat digjen. Por afrikano-amerikanët jetojnë në një ndërtesë të djegur për shumë vite, duke e ndjerë tymin pasi flakët digjen më afër dhe më afër. Racizmi në Amerikë është si pluhuri në ajër. Duket i padukshëm – edhe nëse je duke mbytur nga ai – deri sa ta lësh diellin të hyjë brenda .”
Më pak se 13% e popullsisë apo numrit të përgjithshëm që zë në shkallë federale komuniteti afrikano amerikanë tradicionalisht për shumë dekada, kanë mbetur pjesë e lojës peng e politikanëve të lartë të Kongresit dhe Senatit Amerikan, të cilët së bashku me liderët e të drejtave të njeriut brenda komunitetit të tyre, i përdorin ata sa për t’u marrë votën dhe pastaj i harrojnë…

Hipokrizia brenda komunitetit afrikano amerikanë nuk ka të sosur. Kështu edhe pse Joe Biden kandidat pothuajse zyrtar i Partisë Demokrate për garën presidenciale të nëntorit 2020, bën çdo herë gafa dhe lëshon fyerje ndaj komunitetit me ngjyrë, “liderët” me ngjyrë, bëjnë gjithnjë syrin qorr dhe veshët shurdhër. “Demokratët” në SHBA, nuk duan t’ia dinë se si jetojnë afrikano amerikanët, papunësinë e tyre etj., sepse qëllimi kryesor i tyre është përdorimi i Kartës Raciale kundër të bardhëve për t’i bërë ata që si robot të rrisin numrin e votuesve në dobi të PD.

Populli amerikanë nuk është naiv, sa të mos kuptoj atë që po ndodh sot. Socialistët dhe radikalët amerikanë në Kongres dhe Senat nuk kritikojnë “demostratat” e dhunshme që po përdorin veglat e tyre në terren Antifa dhe BLM, por vazhdojnë të përdorin kartën e racizmit, për të mbajtur të ndezur pa asnjë shkak valën e zemërimit kundër Presidentit Donald J. Trump dhe komunitetit të madh të bardhë në SHBA.
Nga ana tjetër abolicionistët e policisë duke u mbështetur në element historikë argumentojnë se përpjekjet për të zgjidhur dhunën policore përmes reformave liberale si këto kanë dështuar për gati një shekull. Mjaft. Ne nuk mund ta reformojmë policinë. Mënyra e vetme për të zvogëluar dhunën në polici është të zvogëlojë kontaktin midis publikut dhe policisë.
Nuk ka një epokë të vetme në historinë e Shteteve të Bashkuara në të cilën policia nuk ishte një forcë dhune ndaj njerëzve të zi. Policia në Jug doli nga patrullat e skllevërve në vitet 1700 dhe 1800 që kapën dhe u kthyen skllevër të arratisur. Në Veri, departamentet e para të policisë komunale në mesin e viteve 1800 ndihmuan në prishjen e grevave të punës dhe trazirat kundër të pasurve. Kudo, ata kanë shtypur popullsitë e margjinalizuara për të mbrojtur status quo-në. Por kjo është historia, por sot shembjet e statujave nuk synojnë vetëm gjeneralët e Jugut si Robert E. Lee , por dhe rrëzimin e monumentit të George Uashingtonit por dhe të gjeneralit dhe Presidentit Ulissies Grant që mundi forcat e jugut. Duket se amerikanët nuk dinë mirë historinë e tyre , kjo është si të shembësh Koloseun, pse aty ndesheshin skllevërit gladiatorë.

Tani dy javë protesta mbarëkombëtare kanë bërë që disa të bëjnë thirrje për shkrirje të policisë, ndërsa të tjerët argumentojnë se ky veprim do të na bënte më pak të sigurt. Opinionistja e djathtë zezake Candacve Owen në një op/ed kohët e fundit shkruante se oficeri Derek Chauvin është portretizuar nga media si të ishte “djall” dhe “nuk është ngritur ose nuk mbrohet nga asnjë amerikan i bardhë”, por George Floyd është duke u lartësuar si “një qenie njerëzore e mahnitshme“, gjë që nuk është i tillë, sipas filmimeve edhe të para të arrestit”.

“Deri tani thotë ajo, në protesta janë vrarë 10 oficerë policie, ku, 8 prej tyre janë afrikano amerikanë. Media, që ka vdekur në Amerikë dhe liderët e komunitetit afrikano amerikanë nuk flasin për këto vrasje kriminale të policëve me ngjyrë, por ato bërtasin dhe demonstrojnë vetëm kur polici vret një person me ngjyrë”’ Pse, reagon ajo.
Një police në New York u shtyp brutalisht me makinën nga një “demonstrues“ i zakonshëm “paqësor”. Kështu gjatë ditëve dhunshme të trazirave vetëm në New York State janë plagosur rëndë mbi 300 policë, nga turmat që hidhnin mbi policinë dhe makinat e tyre molotov, gurë dhe tulla, që për çudi u gjenden ditët e protestave në disa qytete të SHBA në trotuar aty ku siç thotë shprehja “s’gjeje një gur të çaje kokën.
Policia ka vrarë në raste të ndryshme edhe njerëz të bardhë, por asnjë individ, grup apo organizatë e bardhë(që nuk ekzistojnë) nuk ka përdorur dhunë apo vandalizma të tjera, për të vrarë policë apo hedhur molotov mbi trupat dhe makinat e tyre, ose për të djegur stacionet e policisë së shtetit, dyqanet dhe supermarketet, kishat dhe rrëzuar bustet e historisë së SHBA.

Pra, përtej retorikës, reformat e propozuara, nuk duhet të përqendrohen në shpërndarjen e departamenteve të policisë, por ajo për të cilën ata mund të përqendrohen është zvogëlimi i konfrontimeve që shpesh përfundojnë në dhunë kur ekzistojnë alternativa të tjera. Fatkeqësisht, krimi është një aspekt i natyrës njerëzore, prandaj duhet të trajtohet. Komunitetet kanë nevojë për oficerë të cilët mund të shërbejnë dhe mbrojnë me nder dhe ndershmëri dhe refuzojnë mentalitetin e luftëtarit urban anarkist që furnizon tensionet midis policisë dhe komuniteteve.
Vëllai i tij George Floyd vdiq në Minneapolis barbarisht. Siç tregohej në një video nga celulari i një kalimtari që u bë virale, ku shfaqej një ish oficer policie, Derek Chauvin i cili vinte gjurin në qafën e Floyd, ndërkohe George Floyd me zë të mbytur lutej: “Unë nuk mund të marr frymë”. Fjalë që janë bërë një himn për lëvizjen “Black Lives Matter”, së cilës as media as politikanët madje dhe kompanitë nuk guxojnë ta kritikojnë, por vetëm u japin fonde për të paguar kaucionin e atyre që vodhën e dogjën. Ku është fryma paqësore e Martin Luther Kingut? Në këtë situatë tejet shqetësuese për cilindo qytetar amerikan që e do me zemër këtë vend nga më demokratikët dhe më humanët në botë, lutja e vëllait të Gerorge, Terrence Floyd për ”Paqe” para turmës dashamirëse, gjatë varrimit të vëllait, shpresoj të dëgjohet dhe protestuesit të kërkojnë drejtësinë paqësisht, pa dhunë, barbarizma dhe vrasje të tjera. Bota qytetare kërkon të jetojë bashkë paqësisht, dhuna e bën botën barbare, hakmarrja është atavizëm, ndaj e vlerësoj dhe bashkohem me lutjen e vëllait të viktimës për PAQE dhe DREJTËSI! / illyriapress.com

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Fuqitë e mëdha dhe konflikti mes Azerbajxhanit dhe Armenisë

Çfarë e bëri të rishpërthejë konfliktin për Nagorni Karabakun? Ekspertët mendojnë se kjo mund të ketë lidhje me gjendjen e përkeqësuar ekonomike në Azerbajxhanin...

Tre simptomat që në 85% të rasteve konfirmojnë nëse jeni infektuar me koronavirus

Instituti i Shëndetit Publik në Britaninë e Madhe ka sqaruar se cilat janë 3 simptomat kryesore, që në 85% të rasteve konfirmojnë se një...

Emërohet kryeministrja e parë femër e këtij shteti afrikan

Presidenti i Togos (shtet në Afrikë), Faure Gnassingbe emëroi sot kryeministren e parë femër të vendit, Victoire Tomegah Dogbe. 60-vjeçarja zëvendëson Komi Selom Klassou, i...

“Ndaloni sulmet”, Putin telefonon kryeministrin armen

Presidenti rus, Vladimir Putin, i ka kërkuar kryeministrit armen, Nikolla Pashinyan, që të ndalojë sulmet ndaj Azerbajxhanit. Putini theksoi nevojën urgjente për një armëpushim dhe...

Situata nga pandemia/ Manastirliu: Kemi numrin më të ulët të infektimeve në rajon

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka deklaruar se pavarësisht se shifrat e përditshme të infektimeve janë të larta, ato janë brenda parashikimeve. E ftuar në...