E mërkurë, 12 Gusht, 2020
24 C
Tirana

Komisioni i Venecias, garanti i ekuilibrit kushtetues shqiptar

Më të lexuarat

Firmoset marrëveshja me qeverinë italiane, sektorët ku do të shkojnë 95 milion euro

Së fundmi është firmosur marrëveshja mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane për dokumentin e detajimit të angazhimit prej 95 milion euro. Lajmin e bëri të...

Sërish rekord rastesh të reja në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 3 persona nga koronavirusi. Fatkeqësisht, nuk e kanë fituar dot...

“U kthye nga një ferr plehrash në destinacion turistik”, Rama publikon videon

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me publikimin e një videoje në rrjetin social Facebook. Në videon në fjalë shfaqet Belshi, ndërsa...

Policia e Tiranës arreston 5 persona, ja për çfarë akuzohen

Policia e Tiranës njofton se së fundmi 5 persona kanë përfunduar në pranga. Bëhet fjalë për dy shtetas të cilët ishin shpallur në kërkim kombëtar...

“Pse or pse t’kem frikë”, Meta: Vargjet e Havzni Nelës edhe sot gjëmojnë

Presidenti Ilir Meta përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka ndarë me ndjekësit vargjet e poezisë së Havzni Nelës, që sipas tij edhe...

Rekord rastesh të reja në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë shënuar 5 viktima nga koronavirusi në vend. Betejën me koronavirusin e kanë...

Putin: Kemi vaksinën e parë ndaj koronavirusit, e kam injektuar tek vajza ime

Presidenti rus, Vladimir Putin, pohoi sot se Rusia e ka gati vaksinën ndaj koronavirusit. Në një deklaratë për mediat, Putin tha se ai e...

Truproja i kreut të Kuvendit fotografohet duke qëlluar ndaj protestuesve në Liban

Truproja një prej zyrtarëve më të lartë libanez, Nabih Berri, është fotografuar duke qëlluar me armë zjarri ndaj protestuesve gjatë fundjavës. Truproja i lidhur me...

Bilanci/ Bie numri i rasteve të reja dhe viktimave në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit ka humbur jetën 1 person nga koronavirusi në vend. Nuk e ka...

Tensionohet situata mes dy vendeve/ Roja bregdetare greke qëllon drejt jahtit turk

Mesnatën e ditës së sotme, një varkë e rojës Bregdetare të ishullit të Rodos, në Greqi gjatë patrullimit të saj në zonën e detit...

Nga: Ervis Iljazaj

Ka pothuajse një vit që Parlamenti, ose më saktë mazhoranca, gjendet në një konflikt të thellë me institucionin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë. Duke filluar që nga zgjedhjet lokale të 30 qershorit, por më shumë për emërimet e organeve të reja të drejtësisë, dhe kryesisht për atë të Gjykatës Kushtetutese, përplasja e këtyre dy institucioneve ka qenë një nga krizat më të mëdha kushtetutese që ka patur Shqipëria në dekadën e fundit.

E gjitha kjo situatë ka ndodhur për faktin se Shqipëria gjatë kësaj kohe ka qenë pa Gjykatë Kushtetutese, pra pa rolin e arbitrit. Në këtë kontekst, konfliktet midis presidencës dhe parlamentit, apo edhe konflikte të natyrës së ndryshme janë zgjidhur nëpërmjet forcës.

Dihet fare mirë që në këto raste forca e kartonave dhe e pushtetit që ka qeveria ka bërë të mundur që vendimet e saj të shkojnë përpara, ndërsa ato të institucioneve të tjera në konflikt me të, të bllokohen nëpërmjet forcës arbitrare.

I gjendur në këtë situatë, përballë një pushteti të fortë, Presidenti i Republikës tentoi dhe rrugën e fundit për të mbrojtur më së paku neutralitetin dhe kushtetueshmërinë e Gjykatës Kushtetutese, organit më të lartë në një shtet të së drejtës, i cili ndër të tjera, do të marrë në shqyrtim një sërë cështjesh shumë të rëndësishme për politikën shqiptare. Ruga e fundit për mbrojtjen e Kushtetutës që provoi presidenca ishte ajo e protestës së dy marsit.

Një rrugë, që për hir të së vërtetës është jo e zakonshme për një President. Por, i gjendur përballë një mazhorance me shumë pushtet dhe pa Gjykatë Kushtetutese, ndoshta ishte e vetmja rrugë e mbetur për të arritur qëllimin e tij. Pra, vendimeve politike, sidomos ajo për shkarkimin e tij, Presidenti ju përgjigj po me mjete politike në kushte kur nuk kishte asnjë rrugë tjetër insitucionale dhe kushtetutese. Në këtë kuptim, protesta e dy marsit nuk ishte protesta e parë e një presidenti, por protesta e parë për mbrojtjen e një Presidenti, dhe si pasojë e Kushtetutës dhe shtetit shqiptar.

Lexo edhe :   Sa është përhapur virusi në Shqipëri
Lexo edhe :   Sa është përhapur virusi në Shqipëri

Betejës publike të Presidentit, për mbrojtjen e kushtetueshmrisë në procesin e emërimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetutese i dha të drejtë vendimi i Komisionit të Venenecias. Një vendim i cili nuk ka dalë në formën përfundimtare, por nga ato që raportojnë mediat, Venecia i jep të drejtë Presidentit për ligjin e betimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetutese dhe procesit të emërimit të tyre.

Nëse përmbajtja e vendimit është e tillë, ashtu sikurse raportohet në media deri më tani, atëherë vendimi i Venecias nuk bën gjë tjetër përvecse rikthen ekuilibrin kushtetutes në Shqipëri, i cili mungon tashmë prej shumë kohësh ne favor të mazhorancës dhe pushtetit të saj. Ky është një lajm i mirë për Shqipërinë dhe rendin kushtetues të saj. Sepse ndarja e pushteteve, balanca e dhe kontrolli midis tyre është një kusht bazë për formimin e një shteti demokratik. Me këtë vendim Komisioni i Venecias i rikthen edhe njëher dinjitetin institucionit të presidencës dhe rolit të tij në rendin kushtetutes shqiptar.

Kështu që, nëse mazhoranca do të ketë vullnetin të respektojë këtë vendim të plotë, atëherë duhet të ketë nga ana e saj një reflektim të thellë për sa i përket ndarjes së pushteteve dhe balancës midis tyre. Deri më tani, kjo mazhoranca ka ushtruar arbitraritetin e kartonave të saj pa asnjë kontroll, pa asnjë institucion tjetër në gjendje që mund të kufizojë pushtetin e saj, duke rrezikuar që të vendosej ajo që Tokievill, filozofi i famshëm francez kishte frikë për demokracitë, tiraninë e mazhorancës. Për këtë arsye, të gjitha demokracitë, sidomos ajo e Shteteve të Bashkuara kanë hartuar instrumenta kushtetutes për të kufizuar pushtetin e mazhorancës, pa të cilat një demokraci kthehet në tirani.

Për të gjitha këto arsye, Vendimi i Komisionit të Vencias, është një ogur i mirë për rivendosjen e rendit kushtetutes në Shqipëri. /Gazeta Liberale

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Raporti/ Pandemia në Shqipëri varfëroi të rinjtë, mes tyre mbizotëron papunësia

Rrjeti Kombëtar për të Rinjtë dhe Qendra për të Drejtat e Fëmijëve publikuan sot Raportin Vjetor Kombëtar “Rinia 2020” në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë. Raporti...

Macron paralajmëron Iranin kundër “ndërhyrjes” në Liban

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka paralajmëruar Iranin kundër cdo ndërhyrjeje në Liban. Sipas Reuters, Macron ka zhvilluar një bisedë të telefonike me presidentin iranian, Hassan...

VIDEO/ Neymar shpërdoron dy raste vetëm për vetëm me portierin

Po luhet mbrëmjen e sotme ndeshja mes Atalantës dhe PSG-së, e vlefshme për ‘Champions League’. Pak minuta më parë ka përfunduar pjesa e parë, me...

Drejt Presidencës me fletëthirrjen e Hagës në xhep

Nga Mero Baze Një vit më parë, Ramush Haradinaj dha dorëheqjen nga posti i kryeministrit, nën arsyetimin se ishte thirrur nga Gjykata Speciale e Kosovës...

Tensionet me Turqinë, Greqia kërkon ndihmën e SHBA-së

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, do të zhvillojë një takim me sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, në Vjenë të premten. Përmes një deklarate,...