Në Shqipërinë tonë të dashur, duket se asgjë nuk përbën më habi! Janë njerëz me sado pak pushtet ata që disa i trajtojnë si të nënës, e disa të tjerë si të njerkës, krejt haptazi, pa u shqetësuar aspak, por më shumë nga të gjithë nderojmë të huajt.
Një rast i tillë vjen nga kryeqyteti, ku për një polic ka më shumë rëndësi të mos vonohet eskorta e ambasadës çeke, se jeta e një qytetari të thjeshtë.
Nisma Thurje ka publikuar një video, ku duket fare qartë që polici rregullon trafikun në mënyrë të tillë që të kalojë njëherë eskorta e ambasadës çeke, duke i dhënë prioritet asaj, ndërkohë që sirenat e ambulancës japin alarmin, se duhet transportuar i sëmuri në spital.
Epo më qartë se kaq nuk ka, shkelje morale së pari me të dyja këmbët, ku jeta e një qytetari të thjeshtë është një hiç krahasuar me atë të ambasdadorëve!