Një ngjarje e rëndë mësohet të ketë ndodhur pasditen e sotme në Pogradec.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se 2 gra, nënë e bijë të jenë mbytur në rezervuarin e Alarupit. Vajza, rreth moshës 9-10 vjeç, ka rënë aksidentalisht në rezervuar, ndërsa nëna ka hyrë për ta shpëtuar, por për fat të keq janë mbytur të dyja.
Policia është nisur menjëherë drejt vendngjarjes.