Futboll

Video/ Lajm i keq për kombëtaren, dëmtohet rëndë Elseid Hysaj


               Publikuar në : 19:05 - 06/10/19 Enno

Mbrojtësi i kombëtares, Elseid Hysaj, ka pësuar një dëmtim të rëndë në sfidën e sotme ndaj Torinos.

Në minutën e 35-të të pjesë së parë, Hysaj është detyruar të lërë fushën e lojës në barelë. Shkodrani u rrëzua keq pas një dueli me Ansaldin, duke dëmtuar pjesën e qafës si pasojë e rënies.

Ende nuk dihet shkalla e dëmtimit, por duke parë largimin me barelë ka pak mundësi që ai të jetë në fushë, të paktën për ndeshjen kundër Turqisë.

Ky është një lajm i keq për kombëtaren në prag të sfidave të tetorit për eliminatoret e Euro 2020, kundër Turqisë dhe Moldavisë.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT