Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

“Po talleni me djersën tonë”, vajza e Niko Peleshit revoltohet ndaj ministres Shahini

6 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Po talleni me djersën tonë”, vajza e Niko Peleshit revoltohet ndaj ministres Shahini

Shumë maturantë kanë dalë në protestë ditën e djeshme para Ministrisë së Arsimit, lidhur me provimin e Gjuhës dhe Letërsisë.

Ata kërkuan rivlerësimin e provimit, pasi sipas tyre teza ishte shumë e vështirë dhe abstrakte. Mirëpo pavarësisht këtyre, ministrja Shahini sqaroi se provimi nuk do të zhvillohet sërish. Sipas ministres, protesta ishte e nxitur nga opozita.

Vajza e deputetit Niko Peleshi, ka kundërshtuar pretendimin e ministres Shahini. Përmes një postimi në Instagram, ajo shkruan se maturantët po protestojnë për djersën e tyre.

Aleksia Peleshi i bën thirrje ministres që “të mos tallet me maturantët por që t’u japë vërtet atë që meritojnë”.

Postimi i plotë:

E nderuar znj. Ministre, pasi lexova pergjigjen tuaj, me lejoni t’ju siguroj se revolta e maturanteve nuk eshte nie levizje opozitare. Eshte e lehte qe te trajtohet si ceshtje politike dhe te injorohet sepse shihet si nje justifikim me teper i opozites per t’u hedhur ne sulm. Por nuk behet fjale per kete. Nese ne po protestojme sot, nuk na ka nxitur askush pervec mundit tone tre vjecar per te arritur synime te larta, qe po na hidhet poshte nga nje provim i hartuar ne nje menyre aspak dinjitoze qe po penalizon jo 5, 10 apo 100 maturante, por 30 mije. 30 mije maturante qe kemi kaluar nje vit shkollor plot peripeci, duke filluar nga termeti deri te pandemia. Nje vit ku, si ne, si mesuesit tane, ndryshe nga cdo brez i meparshem, jemi shkeputur vazhdimisht nga shkolla, jemi perballur me situata tronditese e per muaj me radhe s’kemi pasur askend te koka vec vullnetit qe na nevojitej per te bëre me te miren ne kater provime qe jane vendimtare per te ardhmen tone.

Logjikisht shpresonim që, shumica e shteteve evropiane, provimet e matures te na anulloheshin dhe notat të na llogariteshin me mesatare, por edhe pse kjo nuk ndodhi, nuk bëmë zë dhe vazhduam përgatitjen me sforco. Na u tha se do të kishte lehtesime, nderkohe na u dyfishua numri i pyetjeve, na u shkurtua afati kohor dhe na u ngushtua kufiri i pikeve midis notave. E megjithate, perseri nuk bëmë zë. Por kur ne fund na jepet nje provim i nje niveli veshtiresie te pajustifikuar edhe ne nje situate normale, jashte programit te cilit kemi punuar, me pyetje te formuluara ne menyre absurde dhe me alternativa pergjigjesh tejet subjektive, atehere nuk mund te qendrojme me pa bere ze. Jo, nuk po protestojme thjesht per “provimet e veshtira”, po protestojme sepse ndihemi sikur po talleni me djersen tone. Nje note e ulet provimi per hartuesit e tezave tona, (qe meqe ra fjala, ende s’na e kane shuar kureshtjen se cfare bëri Turi me barken), mund te mos jete asgje, por per ne eshte nje derë me shume e mbyllur.

Nje dere qe nuk na e hapin dot me as opozitaret e as forumet politike. Nuk po kerkojme as notat e as diplomat fallco te qeverise se meparshme, po kerkojme vetem te mos trajtohemi si brez eksperimental kur ne loje eshte e ardhmja jone. Uroj qe dy provimet ne vijim, te pakten, mos te rezultojne ne studente te deshperuar per tre vite arsimi te hedhura ne kosh. Nga maturantja: Aleksia Peleshi

Tags: aleksia peleshibesa shahiniprotestateza e provimit

TË LIDHURA

Aksident me vdekje në Lushnjë, humb jetën 70-vjeçari
Aktualitet

Aksident me vdekje në Lushnjë, humb jetën 70-vjeçari

11:43 | 07/01/2026
Aksident i frikshëm te “Pallati me Shigjeta”, përplasen dy makina, njëra përmbyset
Aktualitet

Aksident i frikshëm te “Pallati me Shigjeta”, përplasen dy makina, njëra përmbyset

11:16 | 07/01/2026
“Në Veri pushoi shiu, nisi bora në Theth”, Rama: Në gatishmëri kudo në terrenet e vështirësuara
Aktualitet

“Në Veri pushoi shiu, nisi bora në Theth”, Rama: Në gatishmëri kudo në terrenet e vështirësuara

11:12 | 07/01/2026
Next Post
Bilanci/ Shqipëria shënon numrin më të lartë të rasteve të reja me koronavirus

Bilanci/ Shqipëria shënon numrin më të lartë të rasteve të reja me koronavirus

Dëmtimi i kolonave në Apolloni/ Drejtoresha e parkut: Këtë javë nisim restaurimin

Dëmtimi i kolonave në Apolloni/ Drejtoresha e parkut: Këtë javë nisim restaurimin

Zbardhet dëshmia e familjarëve, Hekuran Billa përdorte 2 emra

Ekzekutimi i Hekuran Billës/ Ja çfarë i nxori zbuluar atentatorët e tij







JU REKOMANDOJMË

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

16:59 | 20/03/2021
Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

09:08 | 06/01/2026
Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

16:38 | 25/12/2025
Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

17:00 | 05/01/2026




TË FUNDIT

Aksident me vdekje në Lushnjë, humb jetën 70-vjeçari
Aktualitet

Aksident me vdekje në Lushnjë, humb jetën 70-vjeçari

by mirseda
11:43 | 07/01/2026
0

Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur pak minuta më parë në Lushnjë. Viktimë ka mbetur 70-vjeçari,...

Aksident i frikshëm te “Pallati me Shigjeta”, përplasen dy makina, njëra përmbyset

Aksident i frikshëm te “Pallati me Shigjeta”, përplasen dy makina, njëra përmbyset

11:16 | 07/01/2026
“Në Veri pushoi shiu, nisi bora në Theth”, Rama: Në gatishmëri kudo në terrenet e vështirësuara

“Në Veri pushoi shiu, nisi bora në Theth”, Rama: Në gatishmëri kudo në terrenet e vështirësuara

11:12 | 07/01/2026
800 banesa të përmbytura ,qindra të evakuar,Bilanci nga përmbytjet në Durrës, burgu ende i përmbytur

800 banesa të përmbytura ,qindra të evakuar,Bilanci nga përmbytjet në Durrës, burgu ende i përmbytur

10:50 | 07/01/2026
Burgu i Durrësit me gomone në oborr nga përmbytjet, punonjësi: Mos bëj video

Burgu i Durrësit me gomone në oborr nga përmbytjet, punonjësi: Mos bëj video

10:44 | 07/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com