Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Stil Kuriozitete

Po sfidon problemet shëndetësore për të shpëtuar botën, kush është Greta Thunberg

6 vjet ago
in Kuriozitete, Stil, Të Gjitha, TT, Video Galeri, W-Instant
Po sfidon problemet shëndetësore për të shpëtuar botën, kush është Greta Thunberg

Greta Thunberg është një vajzë 16-vjeçare suedeze, e shndërruar kohët e fundit në një aktiviste kundër ndryshimeve të klimës, me të cilën dëshiron të fotografohet çdo politikan. Deri vitin e shkuar, ajo ishte si çdo adoleshente tjetër, dhe askush nuk e njihte përveç të afërmve dhe bashkëmoshatarëve të saj në shkollë. Po si ia doli Greta Thunberg, të fitojë vëmendjen e disa prej liderëve më të fuqishëm të botës?

Braktisi shkollën, dhe nisi protestat kundër ndryshimeve klimatike në gushtin e 2018-ës. Greta organizoi në Suedi të parin “skolstrejk för klimatet” (grevë shkollore për ndryshimin e klimës) jashtë godinës së parlamentit të premten e 20 gushtit 2018. Ajo u frymëzua nga një protestë e ngjashme shkollore në Florida të SHBA-së, kundër ligjit të përdorimit të armëve. Dhe mendoi se kjo ishte mënyra më e mirë për të tërhequr vëmendjen.

Evropa sapo kishte përjetuar një valë të nxehti rekord, dhe zjarret ishin përhapur nëpër pyjet e Suedisë. Prindërit e saj, nuk ishin të sigurt për suksesin e kësaj nisme. Asnjë nga shokët e klasës, nuk ishte i gatshëm t’i bashkohej. Por Greta nuk u dekurajua, dhe shkoi vetë me biçikletën e saj para parlamentit. Në një letër, kishte shkruar me dorë faktet e ndryshimit të klimës. Ajo e vazhdoi çdo ditë grevën e saj, deri në ditën e zgjedhjeve parlamentare. Dalëngadalë njerëzit nisën t’i bashkohen.

Vuan nga Sindroma e Aspergerit

Greta u diagnostikua me Sindromën e Aspergerit 4 vjet më parë. Që nga ajo kohë, ka mësuar ta përdorë këtë sëmundje, si një forcë motivuese në fushatat e saj. Aspergeri i saj, do të thotë që Greta i konsideron faktet që mëson rreth mjedisit, si më shqetësuese sesa të tjerët, dhe nuk mund t’i largojë lehtësisht këto ndjesi.

“Unë mendoj me tepri. Disa njerëz mund t’i lënë gjërat të rrjedhin ashtu siç janë, por unë nuk mundem. Veçanërisht nëse ka diçka që më shqetëson ose më trishton”- është shprehur Greta në një intervistë për britaniken “The Guardian”. Ajo gjithashtu është diagnostikuar me OCD dhe mutizëm selektiv, që do të thotë se nuk mund të komunikojë normalisht, me njerëz që nuk janë të njohur të saj.

Greta ka përjetuar disa periudha depresioni

Greta mësoi mbi konceptin e ndryshimit të klimës qëkur ishte 8-vjeç, dhe u prek shumë. Disa vjet më vonë, kur ishte 11-vjeçe, ato ndjenja kontribuuan që Greta të zhytet në një periudhë depresioni. Ajo e ndërpreu shkollën, dhe humbi deri në 10 kg në peshë në vetëm 2 muaj. Gjatë asaj kohe, ajo diskutoi me prindërit e saj shqetësimet e saj mjedisore.

Prindërit e saj janë të mirënjohur në Suedi

Nëna e Gretës është Malena Ernman, një ndër këngëtaret më të famshme operistike në vend.  I ati Svante Thunberg, është aktor i njohur. Ai ka marrë këtë emër nga Svante Arhenius, shkencëtari fitues i çmimit Nobel, që llogariti se si emetimet e dyoksidit të karbonit në atmosferë, mund të çonin drejt efektit serë.

Greta dëshiron që të gjithë të jenë të alarmuar për situatën

Kur Greta mësoi për herë të parë mbi krizën e klimës, ajo nuk mund ta besonte dot, që të rriturit nuk po ndërmerrnin asnjë masë domethënëse. “Shtëpinë tonë e kanë përfshirë flakët. Unë jam këtu për të thënë, se shtëpia jonë është në zjarr”- shkroi Greta në një artikull në “The Guardian”.

“Të rriturit vazhdojnë të na thonë: “Ne u kemi borxh të rinjve dhënien e shpresës. Por unë nuk e dua shpresën tuaj. Unë s’dua që ju të jeni shpresëdhënës. Unë dua që ju të jeni të alarmuar. Që ju të ndjeni frikën që ndiej unë çdo ditë. Dhe pastaj dua që të veproni”.

Thunberg ka takuar udhëheqësit më kryesorë të botës

Që kur u shndërrua një dritë shprese për lëvizjen mjedisore, shumë politikanë kanë dashur të takohen me adoleshenten frymëzuese. Greta është vlerësuar shumë në OKB, por edhe nga kancelarja gjermane, Angela Merkel. Ajo është takuar gjithashtu me presidentin francez, Emanuel Makron, presidentin e Komisionit Evropian Zhan Klod Junker dhe politikanë të Britanisë së Madhe, përfshirë liderin laburist në opozitë, Xheremi Korbin. Greta ka tashmë mbi 1.3 milionë ndjekës në Instagram, ku ajo dokumenton udhëtimet dhe fushatat e saj ndërkombëtare.

Teoricienët e komplotit, pretendojnë se ajo financohet nga filantropi Xhorxh Soros

Aktivistja suedeze ka sulmuar në bllok të gjithë politikanët dhe liderët e vendeve kryesore të botës, për apatinë e shfaqur ndaj problemit të ngrohjes globale, si pasojë e ndotjes së skajshme të ajrit. Megjithatë, ajo ka nisur të sulmohet ashpër nga mediat dhe politikanë të së djathtës.

Dy ditë më parë, presidenti amerikan Donald Trump, që nuk beson ndryshimi i klimës, e ironizoi Gretën duke përmendur sëmundjet e saj mendore. Ndërkaq, teoricienët e komplotit, pretendojnë se Tunberg financohet nga filantropi hungarez-amerikan, Xhorxh Soros, dhe qarqe të së majtës./ TIRANA TODAY

Tags: botënGreta ThunbergProblemetsfidonshendetinshpëtuarsuedi

TË LIDHURA

Rivlerësimi i pasurive të paluajtshme me tatim 5% – Çfarë duhet te dini
Aktualitet

Rivlerësimi i pasurive të paluajtshme me tatim 5% – Çfarë duhet te dini

14:31 | 24/02/2026
Sot dita e dashurisë! Çfarë është festa e Shën Valentinit dhe nga e ka prejardhjen?
Kuriozitete

Sot dita e dashurisë! Çfarë është festa e Shën Valentinit dhe nga e ka prejardhjen?

08:51 | 14/02/2026
WhatsApp denoncon përpjekjen e autoriteteve ruse për të “bllokuar plotësisht” funksionimin e saj
Kuriozitete

WhatsApp denoncon përpjekjen e autoriteteve ruse për të “bllokuar plotësisht” funksionimin e saj

09:15 | 12/02/2026
Next Post
“Mendimet e mia u censuruan”, Artan Fuga shpërthen në Komision

Artan Fuga letër të hapur politikanëve: 15 pika të panegociueshme nëse doni institucione dhe komb!

Programe studimi në SHBA/ Cakaj: Qeveria akordon fondin 150 mijë euro për ekselentët

Programe studimi në SHBA/ Cakaj: Qeveria akordon fondin 150 mijë euro për ekselentët

Ndarja nga jeta e ish-presidentit francez/ Meta: Luftoi për t’i dhënë fund genocidit në Kosovë

Ndarja nga jeta e ish-presidentit francez/ Meta: Luftoi për t’i dhënë fund genocidit në Kosovë







JU REKOMANDOJMË

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

14:02 | 27/02/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026
Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

13:02 | 03/03/2026




TË FUNDIT

Rama: Do të ndërtohet muze i artit islam tek ish-Sarajet e Toptanëve
Politikë

Rama: Do të ndërtohet muze i artit islam tek ish-Sarajet e Toptanëve

by mirseda
18:22 | 05/03/2026
0

Gjatë promovimit të librit ‘Në Sofrën e Hënës’, Kryeministri Edi Rama ka folur edhe për një projekt...

Sulme ndaj objekteve balistike nëntokësore, plani i Izraelit për fazën e dytë të luftës në Iran

Sulme ndaj objekteve balistike nëntokësore, plani i Izraelit për fazën e dytë të luftës në Iran

18:01 | 05/03/2026
Sulmi iranian në Azerbajxhan, Rama: Regjimi i Ajatollahëve satanik, duhet izoluar

Sulmi iranian në Azerbajxhan, Rama: Regjimi i Ajatollahëve satanik, duhet izoluar

17:56 | 05/03/2026
Aksident në aksin Morinë-Kukës, makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, policia në vendngjarje

Aksident në aksin Morinë-Kukës, makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, policia në vendngjarje

17:53 | 05/03/2026
Aksident në aksin Shkodër–Muriqan, automjeti përplaset me motomjetin, plagoset një drejtues

Aksident në aksin Shkodër–Muriqan, automjeti përplaset me motomjetin, plagoset një drejtues

17:36 | 05/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com