Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

“Po përdor partinë kundër SHBA”, grupi i Bashës shpërthen ndaj Berishës

4 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Po përdor partinë kundër SHBA”, grupi i Bashës shpërthen ndaj Berishës

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, me anë të një mesazhi në Facebook ka sulmuar ish-kryeministrin Sali Berisha. Ai shprehet se Komisioni i Rithemelimit po vijon një proces të njëanshëm përjashtues me emërime në kundërshtim me statutin në çdo nivel lokal.

Ai thotë se Sali Berisha e ka marrë peng Partinë Demokratike për qëllime personale. Bardhi e mbyll statusin duke theksuar se beteja me SHBA-në nuk është beteja e demokratëve dhe as qytetarëve shqiptarë. Por është beteja personale e Berishës, dhe se demokratët kanë nevojë ti kenë në krah SHBA, për të ardhmen e tyre dhe të Shqipërisë.

Ai vijon më tej duke thënë se, Partia Demokratike dhe zyrtarë të saj kanë me dhjetëra deklarata kundër SHBA, dhe asnjë deklaratë kundër qeverisë si edhe kryeministrit Edi Rama. Sipas tij, kjo zhvendosje e betejës nga Edi Rama tek Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tregon se si do të jetë Partia Demokratike me një “non-grata” brenda saj.

Statusi

Vijimi me kokëfortësi në rrugën e njëanshmërisë, të përjashtimit dhe mbylljes së partisë, nuk është rruga drejt bashkimit, por është rrugë me vetëm një drejtim: përçarjen. Kjo rrugë i shërben vetëm Edi Ramës dhe forcimit të regjimit të tij.

Në vend të reflektimit një grup individësh të vetëzgjedhur, dhe të vetëshpallur si drejtues të partisë, nën emrin Komisarë të Komisionit të Rithemelimit, janë duke vijuar një proces të njëanshëm dhe përjashtues, të gjoja organizimit të partisë, me emërime në kundërshtim me Statutin në çdo nivel lokal të partisë. Nga ky proces mbeten të përjashtuar me mijëra demokratë që kanë sakrifikuar më shumë se kushdo tjetër këto 8 vite, thjesht se kanë një mendim ndryshe nga komisarët.

Ky proces i njëanshëm dhe përçarës është dëshmi e plotë e një lëvizje që qëllim të vetëm ka marrjen peng të PD për qëllime private të një individi, dobësimin e Partisë Demokratike dhe forcimin e regjimit të Edi Ramës.

Ashtu si edhe është provuar këto ditë, PD dhe zyrtarë të saj kanë me dhjetra deklarata kundër SHBA dhe zero deklarata kundër Edi Ramës. Kjo zhvendosje e betejës nga Edi Rama tek SHBA, tregon se si do të jetë PD me një “non-grata” brenda saj.

Nuk ka fyerje më të madhe për një parti properëndimore, që zyra e shtypit e partisë të shpërndajë zyrtarisht lajme kundër Sekretarit Amerikan të Shtetit, në vend të lajmeve dhe deklaratave kundër regjimit të Edi Ramës.

Beteja me SHBA nuk është beteja e demokratëve dhe as qytetarëve shqiptarë, që vuajnë çdo ditë nga keqqeverisja e Edi Ramës. Ajo është beteja personale e z. Berisha dhe duhet të mbetet betejë vetëm e tij. Demokratët kanë nevojë ti kenë në krah SHBA, për të ardhmen e tyre dhe të Shqipërisë.

Tags: BerishaGazmend Bardhinon grataSekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike

TË LIDHURA

THIRRJA PËR NË PROTESTË/ Këlliçi: Kushdo që kërkon zgjidhje, sot e ka vendin në shesh
Politikë

THIRRJA PËR NË PROTESTË/ Këlliçi: Kushdo që kërkon zgjidhje, sot e ka vendin në shesh

12:00 | 24/01/2026
Aksident në Elbasan: vdes 21-vjeçari, shoferi i dehur plagoset
Aktualitet

Aksident në Elbasan: vdes 21-vjeçari, shoferi i dehur plagoset

11:46 | 24/01/2026
Akuza për korrupsion, arrestohen 3 policë, mes tyre shefi i stacionit të Orikumit
Aktualitet

Akuza për korrupsion, arrestohen 3 policë, mes tyre shefi i stacionit të Orikumit

09:26 | 24/01/2026
Next Post

Annual open water swim returns to Western Australia in February

Lulzim Basha President?/ Rama: Kur të fitojë Berisha çmimin Oscar

Lulzim Basha President?/ Rama: Kur të fitojë Berisha çmimin Oscar

Kur është shkarkuar Belind Këlliçi?

Kur është shkarkuar Belind Këlliçi?







JU REKOMANDOJMË

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

14:43 | 21/01/2026
E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

10:14 | 19/01/2026




TË FUNDIT

THIRRJA PËR NË PROTESTË/ Këlliçi: Kushdo që kërkon zgjidhje, sot e ka vendin në shesh
Politikë

THIRRJA PËR NË PROTESTË/ Këlliçi: Kushdo që kërkon zgjidhje, sot e ka vendin në shesh

by mirseda
12:00 | 24/01/2026
0

Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi i ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës së sotme kombëtare...

“Nuk ka amnisti për ta!” – Arrestohen komisionerët për manipulimet e votave, reagon Kurti

“Nuk ka amnisti për ta!” – Arrestohen komisionerët për manipulimet e votave, reagon Kurti

11:54 | 24/01/2026
Aksident në Elbasan: vdes 21-vjeçari, shoferi i dehur plagoset

Aksident në Elbasan: vdes 21-vjeçari, shoferi i dehur plagoset

11:46 | 24/01/2026
Akuza për korrupsion, arrestohen 3 policë, mes tyre shefi i stacionit të Orikumit

Akuza për korrupsion, arrestohen 3 policë, mes tyre shefi i stacionit të Orikumit

09:26 | 24/01/2026
Trump sulmon Kanadanë: Refuzon “Kupolën e Artë”, zgjedh Kinën

Trump sulmon Kanadanë: Refuzon “Kupolën e Artë”, zgjedh Kinën

22:40 | 23/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com