Një Italian është arrestuar në Torino, pas kërcënimeve që i bënte një sipërmarrësi, duke pretenduar se i kishte borxhe.
Cosimo Marziano, 61-vjeç, banues në Torino, në dëshminë e tij tha se sipërmarrësi i detyrohej atij 100 mijë euro, si pagesë për një punë shtesë rinovuese që ai i kishte kryer.
Ndër mesazhet kërcënuese ishte edhe kjo: “Nëse ju nuk paguani borxhet që keni, do iu dërgoj shqiptarët ose moldavët. Ata mund të bëjnë diçka karshi jush”.
Marziano, për të marrë paratë, kishte përfshirë edhe dy persona të tjerë, Roberto Loccisano 53 vjeç, i cili në vitet 1980 kishte kryer një vrasje.