Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Po na dhunohen Nënat!

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant

Nga: Mimoza Dajçi

New York, Nëntor 2022 – Ngjarja e ndodhur në Pejë, ku rrihet, shtyhet e fotografohet duke u bullizuar një nënë nga personeli “i specializuar” i një Qendre të Kujdesit për të Moshuarit, na shqetësoi pa masë. Nëna e një Heroi, e një Heroi që solli lirinë e Kosovës! Mjerisht si Organizatë e Gruas “Shpresë & Paqe” në SHBA, ndihemi tepër të tronditura nga ky akt jo njerëzor, e kërkojmë sensibilizimin, jo vetëm të shoqërisë civile, por edhe të shtetit shqiptar e politikës shqiptare. Po na dhunohen nënat!

Edhe pse kjo ngjarje ndodhi, në video shihet se të tjerët qeshin pa pikë ndërgjegjësimi. Të gjithë kemi nëna, kemi prindër, të gjithë kemi ardhur në jetë nga prindërit tanë. Prindi i mirë sigurisht ka meritën që kujdeset për fëmijën e tij, sakrifikon gjumin, rehatinë, interesohet për shëndetin, mbarëvajtjen dhe shkollimin e fëmijës.

Ka edhe prindër, nënë ose baba, që tregohen jo human ndaj fëmijës që sjellin në jetë, e nuk duan t’ia dinë nëse fëmija i tij nuk ka bukë, qumësht, këpucë për dimër apo libra për në shkollë.

Fëmija rritet, prindërit moshohen, plaken, fillon në njëfarë mënyre “rrotacioni familjar”. Procesi i kujdesit kalon nga prindërit te fëmija. Pra, tashmë fëmija duhet të interesohet për shëndetin e prindërve.

Ka shumë fëmijë që për rrethana të caktuara i dërgojnë prindërit e tyre nëpër Qendrat e Kujdesit për të Moshuarit. Por a tregon personeli i këtyre qendrave kujdesin dhe interesimin e duhur ndaj të moshuarve njësoj si fëmija e tyre?!

Kjo vlen për t’u parë, kontrolluar. pse jo edhe investiguar. Sipas ngjarjes së fundit në Pejë, edhe në banjë (tualete) duhet të instalohen kamera nëpër këto lloj qendrash, nëpër dhomat e fjetjes detyrimisht, por edhe kudo nëpër ambientet ku kalojnë kohën të moshuarit, duhet të vendosen patjetër kamera.. Autorët e këtij krimi të rëndë duhet të marrin dënimin maksimal, pasi po na dhunohen Nënat, krijueset e Jetës!

* Presidente, Organizata e Gruas “Shpresë & Paqe” SHBA

 

Tags: dhuneE MOSHUARAMimoza DajçiPeje

TË LIDHURA

Aktualitet

“Po jetojmë kohë të pasigurta”, Antonio Costa: Zgjerimi i Bashkimit Europian, domosdoshmëri

13:07 | 02/06/2026
Të Gjitha

Prefekti Shkëlqim Hajdari takim me Njësitë Administrative 1 dhe 2 në Tiranë

14:24 | 25/05/2026
Aktualitet

ODIHR opinion urgjent mbi ligjin për financimin e partive politike: Më shumë transparencë

10:23 | 14/05/2026
Next Post

“Mos e provoko popullin demokrat, kaq i them”, Berisha paralajmëron Ramën

Opozita do futet në Kryeministri në 12 nëntor? Berisha përgjigjet për skenarin e protestës

Banka e Shqipërisë për buxhetin 2023: Ka rreziqe të larta për deficitin, të shtohen fondet e kontigjencës







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Ambasadori Gonzato në protestën para Kryeministrisë

by mirseda
22:07 | 05/06/2026
0

Në protestën e sotme të qytetarëve para Kryeministrisë ka kaluar edhe ambasadori i delegacionit të BE-së në...

Pas rreth 4 orësh qëndrese para Kryeministrisë, protesta zhvendoset te Sheshi Skënderbej

22:02 | 05/06/2026

Në kërkim për narkotikë, ekstradohen nga Dubai në Tiranë 6 të përfshirë në grupe kriminale

22:01 | 05/06/2026

Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve

21:34 | 05/06/2026

“Honxho-bonxhot më flasin për investime”/ Rama shmang kërkesat e protestuesve në Vlorë

21:22 | 05/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com