Një 17 është përfshirë nga fakët mbrëmjen e sotme në Fier, për shkak të shpërthimit të një bombole të gazit.
Mesohet se 17-vjeçari i identifikuar me inicialet E.F, ishte duke luajtur në banesën e tij, në momentin që shpërtheu bombola. Aktialisht, i mituri ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
”Sot rreth orës 19:00, në fshatin Radostinë, shtetasi E. F., 17 vjeç, dyshohet se duke luajtur në banesën e tij, është djegur aksidentalisht me një bombul oksigjeni, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.”, informon policia.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.