Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

“Po i përdor demokratët kundër nesh”, zbulohet e-maili sekret i PD-së

6 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Po i përdor demokratët kundër nesh”, zbulohet e-maili sekret i PD-së

Kryedemokrati Basha u ka nisur një email anëtarëve të Këshillit Kombëtar, Kryesisë, dhe ish-deputetëve, me një material për qarkullim të brendshëm, ku jepen porosi lidhur me strategjinë e komunikimit brenda PD-së.

Me anë të një qarkore të brendshme, Partia Demokratike i etiketon si ‘armike’ disa media, duke i akuzuar ato për qëndrime ‘antiopozitare’. Pas publikimit të këtij dokumenti, ka ardhur reagimi i disa figurave të rëndësishme të kësaj partie, të cilët e quajnë të turpshme dhe qesharake këtë qëndrim të PD-së ndaj mediave.

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar, Edvin Kulluri, ka reaguar ashpër ndaj qëndrimit të PD për mediat, duke e quajtur të ‘turpshëm’.

“Turp i paparë”, ish-anëtari i PD-së ‘kryqëzon’ Bashën

Teksti i plotë

QËNDRIM SQARUES MBI PROPAGANDËN QEVERITARE

Që nga data 20 Shkurt, kur Partia Demokratike vendosi djegien e mandateve, investimi më i madh i ndërmarrë nga Edi Rama, është sulmi dhe propaganda e paguar me para që u vidhen shqiptarëve drejtpërdrejt apo përmes oligarkëve, për të nxitur ndasi dhe përçarje mes opozitës, si dhe për të sulmuar Partinë Demokratike dhe lidershipin e saj.

1.1.  Për t’ia arritur këtij qëllimi, Edi Rama u investua fuqishëm në blerjen e deputetëve të PD-së dhe opozitës, kandidatëve në listat vijuese për deputetë dhe, bashkë me disa prej tyre, vendosi të përdorë hapur kundër PD-së disa ish-funksionarë të PD-së, që shpërdoruan besimin e demokratëve.

1.2.  Me përpjekjet e vazhdueshme për të nxitur përçarje dhe ndasi brenda opozitës dhe vetë Partisë Demokratike, Edi Rama synon dy rezultate:

(i) Të frenojë rritjen e besimit tek opozita dhe Partia Demokratike.

Në këtë objektiv ka dështuar në mënyrë spektakolare, për shkak se sondazhet e vetë Partisë Socialiste, sondazhet tona të brendshme, dhe sondazhe të pavarura, e nxjerrin Partinë Demokratike në rritje konstante dhe opozitën e bashkuar shumicën e re qeverisëse. Janë gjithsej 6 sondazhe kombëtare dhe 13 sondazhe të pjesshme lokale në 5 qarqet kryesore, të zhvilluara për një periudhë 8 mujore.

(ii) Të shfokusojë vëmendjen nga skandalet qeveritare.

Nuk është rastësi që gazetarë/media pranë Qeverisë apo ish-funkisonarë të Partisë Demokratike, që janë bërë të vlefshëm për Edi Ramën, shkruajnë për të sajuar “probleme” të opozitës apo Partisë Demokratike, sa herë Edi Rama është në vështirësi politike, sa herë ai apo bashkëpunëtorët e tij kapen në flagrancë në skandalin dhe vjedhjen e rradhës, sa herë u zbulohen aferat korruptive apo lidhjet me krimin.

Strategjia antiopozitare e Edi Ramës tani ka kaluar në një fazë të re! Kjo fazë përfshin edhe blerjen e sa më shumë portaleve, ndërkohë që, përveç televizioneve lokale si Report TV, ai kontrollon plotësisht televizionet me licencë kombëtare TVSH, Top Channel, TV Klan dhe Vizion Plus.

2.1.  Kjo strategji antiopozitare përfshin portalet e njohur në publik për qendrimet kritike ndaj Qeverisë dhe që, deri para pak muajsh, në linjën e tyre editoriale ishin në përkrahje të plotë të vendimeve të Partisë Demokratike dhe lidershipit të saj. Strategjia e financimit të këtyre portaleve nga Edi Rama bëhet me kushtin që ato të ruajnë dukjen kritike ndaj Qeverisë – për të krijuar perceptimin e gabuar të një portal opozitar –  dhe të shtojnë akuzat, lajmet e rreme, gjysëm të vërtetat dhe masgtrimet kundër Partisë Demokratike dhe lidershipit të saj, duke sajuar “probleme” apo duke bërë pseudo analiza me fakte të shtrembëruara. Qëllimi është për të goditur dhe ulur besueshmërinë e Partisë Demokratike, në mënyrë që të krijojnë perceptimin e gabuar se “të gjithë janë njësoj”.

2.2.  Pjesë e strategjisë së Edi Ramës për të infektuar dhe ndikuar opinionin publik me të pavërteta mbi vendimet e PD, lidershipit dhe përfaqësuesve të saj, është edhe krijimi i portaleve të reja, të financuara nga burime qeveritare apo para krimi dhe korrupsioni qeveritar. Një nga lojtaret më të spikatura, të ngarkuara nga Edi Rama për zbatimin e skemës së blerjes së gazetarëve dhe portaleve, është Ministrja Belinda Balluku, me përvojë të gjatë në afera korruptive, që nga koha e bashkëdrejtimit të Bashkisë së Tiranës me Edi Ramën!

2.3. Për të sulmuar me shpifje dhe të pavërteta PD dhe lidershipin e saj, Edi Rama, pas konsumimit të madh të Mero Bazes/Temës, Skënder Minxhozit/Javaneës, prej shumë vitesh në shërbim të pushtetit të Edi Ramës, ka hedhur në skakierën antiopozitare edhe Sokol Ballën me portalin RealStory. Detyra e tij e posaçme është të marrë rolin e shpifësit publik kundër Partisë Demokratike, duke i shërbyer propagandës antioopozitare, diversioneve dhe sulmeve kundër opozitës, Partisë Demokratike dhe lidershipit të saj.

Për të mos i bërë jehonë propagandës qeveritare, përmes veglave të saj më të spikatura në media, anëtarët e Kryesisë, Grupit Parlamentar dhe anëtarët e Këshillit Kombëtar të PDSH-së, të gjithë drejtuesit dhe përfaqësuesit tanë politikë, me nisjen e sezonit të ri politik, duhet të kenë në vëmendje të veçantë:

3.1. Të shmangin shfokusimin nga kauzat kryesore opozitare dhe publike, duke refuzuar pseudodebatet, diskutimet apo komentet publike ndaj pseudoanalizave të mercenarëve politikë dhe mediatikë të Edi Ramës.

 

 

Tags: bashaBerishaMediatPD

TË LIDHURA

Ska kujdes nga shteti për të mbjellat Fermerët fajësojnë qeverinë për pesticidet
Aktualitet

Ska kujdes nga shteti për të mbjellat Fermerët fajësojnë qeverinë për pesticidet

23:00 | 10/09/2025
Domatja do dashuri”,Braçe: Mos bëni panik, ndëshkoni bujqërit e papërgjegjshëm
Aktualitet

Domatja do dashuri”,Braçe: Mos bëni panik, ndëshkoni bujqërit e papërgjegjshëm

22:39 | 10/09/2025
Dy persona kërcënojnë me armë efektivët e Shqiponjave në Shkodër
Aktualitet

Dy persona kërcënojnë me armë efektivët e Shqiponjave në Shkodër

22:23 | 10/09/2025
Next Post
Një letër që duhet të dëshpërojë mbështetësit e opozitës!

Një letër që duhet të dëshpërojë mbështetësit e opozitës!

Video/“As termometër nuk keni? Ju jeni masakër fare!”, Vokshi nxjerr videon nga spitali

Video/“As termometër nuk keni? Ju jeni masakër fare!”, Vokshi nxjerr videon nga spitali

Basha sulmon Sokol Ballën, me ‘porosi nga lartë’ që mos t’i shkojnë në emision

Basha sulmon Sokol Ballën, me ‘porosi nga lartë’ që mos t’i shkojnë në emision

JU REKOMANDOJMË

Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma

Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma

18:17 | 09/09/2025
“Nuk ka zgjidhje tjetër, gjyq i shpejtë”, Trump: Kafsha që vrau me kaq dhunë vajzën e bukur ukrainase të dënohet me vdekje!

“Nuk ka zgjidhje tjetër, gjyq i shpejtë”, Trump: Kafsha që vrau me kaq dhunë vajzën e bukur ukrainase të dënohet me vdekje!

17:50 | 10/09/2025
Vjen reagimi i bujshëm i Elvana Gjatës pas përgjimeve të Flor Mumajesit

Vjen reagimi i bujshëm i Elvana Gjatës pas përgjimeve të Flor Mumajesit

21:18 | 09/09/2025
Motra e Kristian Kolës: “E vranë pa arsye, dyshoj për implikim të policisë”

Motra e Kristian Kolës: “E vranë pa arsye, dyshoj për implikim të policisë”

21:17 | 06/09/2025




TË FUNDIT

Ska kujdes nga shteti për të mbjellat Fermerët fajësojnë qeverinë për pesticidet
Aktualitet

Ska kujdes nga shteti për të mbjellat Fermerët fajësojnë qeverinë për pesticidet

by mirseda
23:00 | 10/09/2025
0

Për frutat dhe perimet me sasi të lartë të pesticideve faji është i shtetit. Fermerë por edhe...

Domatja do dashuri”,Braçe: Mos bëni panik, ndëshkoni bujqërit e papërgjegjshëm

Domatja do dashuri”,Braçe: Mos bëni panik, ndëshkoni bujqërit e papërgjegjshëm

22:39 | 10/09/2025
Dy persona kërcënojnë me armë efektivët e Shqiponjave në Shkodër

Dy persona kërcënojnë me armë efektivët e Shqiponjave në Shkodër

22:23 | 10/09/2025
Dorëhiqet kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha

Dorëhiqet kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha

22:03 | 10/09/2025
Mesazhet e ChatGPT që çuan 16-vjeçarin drejt vetëvrasjes – zbardhen detaje tronditëse

Mesazhet e ChatGPT që çuan 16-vjeçarin drejt vetëvrasjes – zbardhen detaje tronditëse

21:33 | 10/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com