Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Po bëre marrëveshje me djallin, do të jesh partneri më i vogël

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Po bëre marrëveshje me djallin, do të jesh partneri më i vogël

Nga: Klementin Mile

Dy kryetarë bashkie dhe një bos mafioz vendosin se kush do të jetë kandidati për deputet në listat e partisë. E gjitha kjo me miratimin e kryetarit të partisë, ose, në rastin më të keq, me miratimin edhe të strukturave të tjera drejtuese të partisë, në pastë ndopak demokraci të brendshme aty.

Sipas përgjigjeve të “Bild”, bëhet fjalë për kryetarin socialist të Bashkisë së Shijakut, Ardian Kokomani, kryetarin socialist të Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, bosin mafioz, Astrit Avdyli, dhe kandidatin (e më pas deputetin) e Partisë Socialiste, Ilir Ndraxhi. Përtej emrave, të cilët mund të jenë të famshëm si ata të Dakos dhe Avdylit, ose thuajse të panjohur si Kokomani dhe Ndraxhi, ka rëndësi të fokusohemi te fenomeni.

Bëhet fjalë për bashkëpunimin e mafies me partinë politike. Bëhet fjalë për blerje votash nga mafia për partinë. Bëhet fjalë një deputet me vota të blera në Parlamentin e Shqipërisë. Bëhet fjalë për kryetarin e bashkisë së dytë më të madhe të vendit të përfshirë në shitblerjen e votave. Bëhet fjalë për miratimin e kandidatit të propozuar nga mafia prej kryetarit të partisë.

Dhe cili ka qenë reagimi i partisë ndaj çështjes? Deputeti socialist, Fino, kërkoi hetim për prokurorët që nuk e ruajtën sekretin hetimor. Deputeti socialist, Braho, theksoi se kemi prokurorë të politizuar, që përdorin informacionet e marra nga hetimi për të goditur palën tjetër. Kryetari socialist Rama nuk ka pranuar të japë përgjigje.

Përpara këtij skandali rrëzohen të gjitha nocionet politike normale të legjitimitetit, përfaqësimit, partisë, ideologjisë, programit, demokracisë, zgjedhjeve. Kur votat shiten e blihen, nuk ka kuptim të flitet për legjitimitet të Parlamentit dhe qeverisë. Kur listat e kandidatëve për deputetë i përcakton organizata kriminale, deputetët nuk e përfaqësojnë më popullin, por vetëm mafiozët që i përzgjodhën. Kur partia politike bashkëpunon me mafien, ajo e humbet cilësinë politike dhe transformohet në grup interesi që nuk do të duhej të lejohej në pushtet. Kur kandidatët zgjidhen për të kënaqur bandat, ideologjia bëhet qesharake dhe e kotë. Kur ka marrëveshje midis partisë dhe organizatës kriminale për pastrim parash, programi është një copë letër për t’u përdorur, pasi ke kryer nevojat. Kur kryetari i partisë pyet politikanët lokalë dhe këta të fundit pyesin bosët lokalë të mafies për të vendosur për përfaqësuesit e popullit, demokracia, sigurisht, nuk ekziston. Kur paratë e drogës dhe prostitucionit përdoren për të blerë vota nga njerëzit e gatshëm ta shesin vetëm për të shtyrë dhe ca ditë me to, zgjedhja transformohet jo thjesht në votim, por në detyrim.

Natyrisht, këto i di edhe kryetari i Partisë Socialiste, edhe kryesia e saj. Por të gjithë këta, mesa duket, kanë vendosur të bëjnë një marrëveshje me djallin. Ndoshta kanë parë se diktatorët, liderët autokratë, ata që luajnë pisët, ia kanë dalë të rrinë më gjatë në pushtet se të tjerët. Ndoshta i referohen pushtetit të gjatë të Enverit, Fidel Kastros, Stalinit, Frankos etj. Ndoshta besojnë te parimi “politikat e këqija janë politikë e mirë”. Ndoshta besojnë se për të mbajtur pushtetin u duhen dhënë të mira private pak njerëzve në vend që t’u jepen të mira publike shumicës. Këtu hyjnë në skenë oligarkët dhe mafiozët.

Por kryetari dhe kryesia nuk duhet ta harrojnë aksiomën e famshme të politikanit të suksesshëm amerikan Dik Armi, e cila thotë: “Po bëre marrëveshje me djallin, do të jesh partneri më i vogël”. Nëse “më i vogël” do të thotë se “do të futesh në burg” për mafiozin “do të dorëhiqesh” nga politika për oligarkun, apo “do të rrish në politikë i detyruar” prej tij, këtë do ta tregojë e ardhmja./ Gazeta Liberale

 

Tags: BildKlementin Milepergjimet

TË LIDHURA

Dështon seanca e 6 e gjyqit, Kalaja: Veliaj jo vetëm që nuk u paraqit, por nuk lejon as avokatin.
Analizë

Dështon seanca e 6 e gjyqit, Kalaja: Veliaj jo vetëm që nuk u paraqit, por nuk lejon as avokatin.

11:42 | 13/01/2026
“S’kemi kohë për të humbur”, Gonzato: Kemi nevojë për drejtësi cilësore, duhen më shumë gjyqtarë
Aktualitet

“S’kemi kohë për të humbur”, Gonzato: Kemi nevojë për drejtësi cilësore, duhen më shumë gjyqtarë

10:46 | 12/01/2026
“Çfarë po i ngadalëson lidhjet ekonomike Izrael–Shqipëri”, opinion nga Jerusalem Post
Aktualitet

“Çfarë po i ngadalëson lidhjet ekonomike Izrael–Shqipëri”, opinion nga Jerusalem Post

10:46 | 08/01/2026
Next Post
Gjermani/ Burg përjetë infermierit që i mori jetën 85 pacientëve, çfarë tha në gjyq

Gjermani/ Burg përjetë infermierit që i mori jetën 85 pacientëve, çfarë tha në gjyq

Lufta e Vlorës: E quajtën një “kryengritje barinjsh”, por italianët ikën të turpëruar nga Shqipëria

Lufta e Vlorës: E quajtën një “kryengritje barinjsh”, por italianët ikën të turpëruar nga Shqipëria

Inskenuan atentatin për të përfituar azil, biznesmeni i arrestuar kërcënon gazetarët

Inskenuan atentatin për të përfituar azil, biznesmeni i arrestuar kërcënon gazetarët







JU REKOMANDOJMË

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

14:01 | 14/01/2026
E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

13:55 | 09/01/2026
Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

13:57 | 14/01/2026
Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

21:53 | 13/01/2026




TË FUNDIT

“Dalja nga Big Brother më ka mësuar…”/ Armaldo Kllogjeri: Miq që më kanë kthyer krahët
Showbizz

“Dalja nga Big Brother më ka mësuar…”/ Armaldo Kllogjeri: Miq që më kanë kthyer krahët

by mirseda
22:27 | 15/01/2026
0

Armaldo Kllogjeri ishte i ftuar diten e sotme ne ‘Ftese ne 5’, duke rrëfyer detaje të pathëna...

Shtëpia e Bardhë: Vendosja e trupave evropiane në Groenlandë nuk ndryshon asgjë për Trumpin

Shtëpia e Bardhë: Vendosja e trupave evropiane në Groenlandë nuk ndryshon asgjë për Trumpin

21:22 | 15/01/2026
Nis heqja e masave nga Bashkimi Evropian, akordohen mbi 400 milionë euro mbështetje për Kosovën

Nis heqja e masave nga Bashkimi Evropian, akordohen mbi 400 milionë euro mbështetje për Kosovën

21:19 | 15/01/2026
SHBA, liderja e opozitës në Venezuelë mbërrin në Shtëpinë e Bardhë, nis takimi me Trump

SHBA, liderja e opozitës në Venezuelë mbërrin në Shtëpinë e Bardhë, nis takimi me Trump

20:20 | 15/01/2026
Durrës/ Këmbësor i përplasur nga makina, jashtë rrezikut për jetën

Durrës/ Këmbësor i përplasur nga makina, jashtë rrezikut për jetën

19:58 | 15/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com