Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

“Plazh i lirë” në jug. Procedohen 6 pronarë dhe n/kryetari i Bashkisë Sarandë

6 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Plazh i lirë” në jug. Procedohen 6 pronarë dhe n/kryetari i Bashkisë Sarandë

Policia e Shtetit vijon operacionin “Plazh i lirë” për lirimin e hapësirave publike të zaptuara në mënyrë të paligjshme, si dhe për parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e informalitetit, evazionit fiskal në turizëm, ndërtim, hidrokarbure, mallra të akcizës dhe krimeve të tjera mjedisore.

Kësaj radhe operacioni është shtrirë në Ksamil, Himarë, Vlorë e Divjakë dhe ndërhyrja është bërë nga Policitë vendore të mbështetura nga FNSH dhe Drejtoria e Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit. Policia ka liruar dhe ka kthyer në dispozicion të pushuesve 10 000 m2 plazh të zaptuar në mënyrë të paligjshme në Ksamil. 6 pronarë subjektesh, 5 në Qarkun Vlorë dhe një në Divjakë, janë proceduar penalisht, nga të cilët 5 për “Fshehja e të ardhurave” dhe 1 për “Zënia e hapësirave publike”.

Procedohet penalisht edhe n/kryetari i Bashkisë së Sarandës shtetasi TH.M., sepse në kundërshtim me ligjin “Për vetëqeverisjen vendore” nuk ka ekzekutuar vendimin administrativ të kryetarit të Bashkisë Sarandë për lirimin e një sipërfaqeje plazhi publik prej 600 m2 në Ksamil i cili shfrytëzohej pa lejen e bashkisë nga shtetasi F. P., hapësirë që është liruar gjatë operacionit të policisë tre ditë më parë. Gjatë operacionit në Ksamil, Policia ka liruar dhe kthyer në shërbim të qytetarëve rreth 10000 m2 hapësirë publike. Është proceduar penalisht shtetasi K. I., 35 vjeç, banues në Ksamil, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në subjektin e tij, tek zona bregdetare e quajtur “Pema” në Ksamil, janë bllokuar dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale 1185 shezlongë, 351 çadra dhe një tendë dielli për mbulimin e shezlongëve rreth 40 m e gjatë, të cilat shfrytëzoheshin pa kasë fiskale dhe pa lejen përkatëse nga Bashkia e Sarandës.

Në Himarë Policia gjatë kontrollit në Jal, ka proceduar penalisht shtetasit G. S., 47 vjeç, banues në Fier (administrator subjekti) dhe Z. D., 34 vjeç, banues në Himarë (administrator subjekti), pasi gjatë kontrolleve të ushtruara në subjektet “Plazh Privat” në Jal, nën administrimin e këtyre shtetasve, Policia konstatoi se në këto subjekte nuk lëshohej kupon tatimor, kishte mungesë dokumentacioni dhe ushtronin aktivitetin pa kontratë qiraje nga Bashkia Himarë.

Operacioni ka vijuar në Vlorë ku janë proceduar penalisht shtetasit L. M., 52 vjeçe, banuese në Vlorë (administratore subjekti) dhe E. N., 38 vjeçe, banuese në Vlorë (administratore subjekti), pasi në subjektet e tyre në lagjen “Ujë i Ftohtë” kishte mungesë dokumentacioni dhe pa kasë fiskale. Po gjatë operacionit që ka vijuar edhe në Divjakë, Policia ka proceduar penalisht shtetasen E. A., 38 vjeçe, banuese në Divjakë, (administratore) për fshehje të të ardhurave dhe mospagim të taksave dhe tatimeve. Gjatë kontrollit të ushtruar në plazhin e Divjakës, u gjetën mangësi në dokumentacion, në subjektin sezonal që ajo ka në këtë plazh, duke mos deklaruar të ardhurat e duke mos paguar sigurimet.

Operacioni do të vijojë në gjithë zonën bregdetare, për të kthyer në dispozicion të qytetarëve çdo hapësirë publike të zënë në mënyrë të kundërligjshme, me qëllim fitimin dhe për të ndëshkuar evazionin fiskal, në biznes, hidrokarbure, ndërtim etj.

Tags: 6jugplazhpronarë

TË LIDHURA

Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Nder, sfidë dhe Përgjegjësi!
Politikë

Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Nder, sfidë dhe Përgjegjësi!

20:49 | 06/12/2025
Aksident në Qafën e Koshovicës në Fier, përplasen dy automjete, pamje nga vendngjarja
Aktualitet

Aksident në Qafën e Koshovicës në Fier, përplasen dy automjete, pamje nga vendngjarja

20:02 | 06/12/2025
Botërori/ Shqipëria e nis në Meksikë në 04:00 – kalendari i mundshëm i ndeshjeve
Shqipëria

Botërori/ Shqipëria e nis në Meksikë në 04:00 – kalendari i mundshëm i ndeshjeve

19:30 | 06/12/2025
Next Post
Nis rehabilitimi i Bulevardit “Zogu I”, plan masash për qarkullimin

Nis rehabilitimi i Bulevardit “Zogu I”, plan masash për qarkullimin

Rama: Platforma e Bashkëqeverisjes është një urë mbi kokat e zyrtarucëve

Rama: Platforma e Bashkëqeverisjes është një urë mbi kokat e zyrtarucëve

Emrat/ Aksidenti i rëndë u merr jetën dy shqiptarëve në Itali

Emrat/ Aksidenti i rëndë u merr jetën dy shqiptarëve në Itali







JU REKOMANDOJMË

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

20:40 | 01/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

17:42 | 04/12/2025
U qëllua me armë zjarri, identifikohet biznesmeni

U qëllua me armë zjarri, identifikohet biznesmeni

21:28 | 30/11/2025




TË FUNDIT

Masakër në Afrikën e Jugut/ 11 të vrarë, mes tyre një fëmijë 3 vjeç
Bota

Masakër në Afrikën e Jugut/ 11 të vrarë, mes tyre një fëmijë 3 vjeç

by mirseda
22:05 | 06/12/2025
0

Të paktën 11 persona, përfshirë një fëmijë 3-vjeçar, u vranë dhe 14 të tjerë u plagosën në...

Zelensky: Kemi përparim në bisedimet me SHBA-në për planin e paqes

Zelensky: Kemi përparim në bisedimet me SHBA-në për planin e paqes

21:51 | 06/12/2025
Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Nder, sfidë dhe Përgjegjësi!

Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Nder, sfidë dhe Përgjegjësi!

20:49 | 06/12/2025
Tragjedi në Kretë/ Gjendet varka e fundosur, 18 emigrantë humbin jetën

Tragjedi në Kretë/ Gjendet varka e fundosur, 18 emigrantë humbin jetën

20:28 | 06/12/2025
Aksident në Qafën e Koshovicës në Fier, përplasen dy automjete, pamje nga vendngjarja

Aksident në Qafën e Koshovicës në Fier, përplasen dy automjete, pamje nga vendngjarja

20:02 | 06/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com