E mërkurë, 23 Shtator, 2020
20 C
Tirana

Plasin spërkatëset djegëse dhe lëshohet gaz lotsjellës, ç’po ndodh në Hong Kong

Më të lexuarat

I riu rrahu dhe goditi disa herë me thikë të moshuarin/ Gazetari: Kreu i Policisë në Kavajë të japë dorëheqjen

Gazetari i njohur, Mentor Kikia, ka reaguar ashpër pas publikimit të rastit në Kavajë, ku një i ri rreh një të moshuar në lokal...

Aleksandër Solonik, kush ishte killeri më famëkeq i mafies ruse

Aleksandër Solonik lindi në Rusi, por ishte me origjinë nga Greqia e Veriut. Për këtë arsye njihej edhe si ‘Sasha Maqedonasi’. Që fëmijë tregoi...

Konflikt në Durrës/ Humb jetën 33-vjeçari, sherri nisi për një parakalim

Një 34-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në Durrës. Idajet Dulla, 33 vjeç, ka mbërritur në Urgjencën e Spitalit Durrës me plagë thike. Dyshohet...

Arrestoi Nehat Kullën dhe Tan Kateshin, policia shoqëron kolonel Edmond Kosenin

Policia e Peqinit ka ndaluar ish-drejtorin e Policisë së Elbasanit, kolonel Edmond Kosenin. Pasi është shoqëruar në ambientet e komisariatit ai është lënë i lirë. Kush...

“Ju tregoj kapterin e kampit të Tepelenës, që ndiqte vajzat e nuset e reja dhe i fuste tek magazina”/Dëshmia e të arratisurit në ’66-ën

Nga: Dashnor Kaloçi Memorie. al publikon disa nga historitë e panjohura të ndodhura në Kampin e Tepelenës, ku pas vitit 1947, regjimi komunist i Enver...

Rriten tensionet, Turqia bën lëvizjen e papritur 24 orë para samitit të BE

Turqia ka bërë një lëvizje të papritur vetëm 24 orë para Samitit të Bashkimit Evropian, për të shqyrtuar çështjen e përplasjes me Greqinë në...

Ndahet nga jeta Faik Perkoxha, personi që tërhoqi qenin zvarrë pak ditë më parë

Është ndarë nga jeta ditën e sotme për shkak të infarktit në zemër 50-vjeçari, i cili pak ditë më parë u arrestua për keqtrajtimin...

Londër/ Arrestohen tre shqiptarë, kishin disa shtëpi hashashi

Policia britanike ka arrestuar tre shqiptarë. Ata merreshin me kultivimin e hashashit dhe janë kapur duke kultivuar bimën narkotike në disa shtëpi. Personat e...

Vrau shoferin e fugonit me thikë në zemër, Arbër Kote nuk pranohet në burgun e Durrësit

Arbër Kote, i cili u arrestua pasi vrau me thikë në zemër shoferin e një fugoni, nuk është pranuar në paraburgimin e Durrësit. 26-vjeçari i...

U kap me armë, kush është biznesmeni i pesë hoteleve në Belgjikë që ndodhej në makinë me Fjolla Morinën

Gjatë marrjes në pyetje, këngëtarja Fjolla Morina ka pranuar autorësinë e armës së zjarrit pistoletë tip “Zoraki” dhe 23 fishekë. Ajo ka treguar se...

Policia e Hong Kongut hodhi gaz lotsjellës si dhe përdori pompat e ujit dhe spërkatëset djegëse të dielën mbi mijëra protestues që vërshuan nëpër rrugë për të demonstruar kundër planit të Pekinit për të imponuar ligje të sigurisë kombëtare në këtë qendër financiare aziatike.

Të premten, Kina shpalli planin e saj për të anashkaluar legjislaturën e Hong Kongut dhe për të imponuar një ligj të sigurisë kombëtare që sipas saj synon të parandalojë dhe ndëshkojë veprime të “separatizmit, shkatërrimit ose terrorizmit” që kërcënojnë sigurinë kombëtare.

Kjo masë, e cila gjithashtu do të lejonte që organet kineze të sigurisë kombëtare të krijojnë agjenci në Hong Kong, është kritikuar gjerësisht në të gjithë botën.

Shtetet e Bashkuara kanë kërcënuar se Kina do të ketë pasoja.

Të dielën pasdite, mijëra njerëz u mblodhën në qendrat tregtare Causeëay Bay dhe Wanchai, duke hedhur parulla antiqeveritare dhe duke kënduar “Lavdi Hong Kongut” – një himn jozyrtar i lëvizjes protestuese kundër qeverisë, e cila filloi në qershorin e kaluar.

Demonstrata e pamiratuar fillimisht kishte për qëllim protestën kundër një ligji tjetër të diskutueshëm që do të kriminalizonte talljen e himnit kombëtar kinez, por plani i Kinës për të futur ligjin e sigurisë kombëtare, i cili u shpall javën e kaluar në takimin vjetor të asamblesë kombëtare në Pekin, bëri që numri i njerëzve që dolën në rrugë të dielën të ishte edhe më i madh.

Në kontrast me atmosferën gazmore të protestave të miratuara në të kaluarën, një ndjenjë nervozizmi dhe dëshpërimi mbizotëronte në protestën e pamiratuar të dielën.

Protestuesit thanë se ndiheshin të pafuqishëm përballë dekretimit të afërt të ligjit të sigurisë kombëtare, i cili pothuajse me siguri do të miratohet javën e ardhshme në Asamblenë Kombëtare Popullore të Kinës.

“E di se është e rrezikshme të dal sot, por jam këtu pikërisht sepse ligji i sigurisë kombëtare është mjaft i rrezikshëm,” tha një 63 vjeçar në karrige me rrota, i cili nuk pranoi të jepte emrin e plotë.

Një grua 64-vjeçare që gjithashtu nuk donte të jepre emrin, tha se dëshironte të “mbështesë të rinjtë”.

“Ndihem shumë keq për fëmijët dhe nipërit tanë, sepse ata do të duhet të jetojnë nën ligjin e sigurisë kombëtare të Kinës,” tha ajo.

Një baba i ri i veshur me të zeza i cili mbante për dore dy djemtë e tij të vegjël, tha: “Ne nuk i kemi bërë kujt keq. Janë ata që kanë frikë, jo ne.”

Një i ri tundte një flamur me mesazhin “Pavarësi për Hong Kongun” dhe tha se dëshiron të bëjë “atë që duhet”, edhe nëse do të duhej të shkonte në burg sipas ligjit të ri të imponuar Hong Kongut.

Shumica e parullave që hidhnin protestuesit ishin të tilla si “Luftë për liri, qëndroni me Hong Kongun” janë përdorur shpesh në protestat e kaluara, por parulla “Pavarësia e Hong Kongut, mënyra e vetme” u dëgjua për herë të parë, gjë që flet për antagonizmin në rritje të njerëzve ndaj Kinës.

Deri tani, protestuesit kanë patur kryesisht në shënjestër qeverinë e Hong Kongut, pasi ligji i diskutueshëm i ekstradimit i cili shkaktoi protestat, ishte iniciuar siç thuhej nga qeveria e qytetit.

Policia përdori gazin lotsjellës vetëm 30 minuta pas fillimit të tubimit paqësor, duke i bërë protestuesit të vraponin nëpër rrugët anësore ndërsa dyqanet dhe ndërtesat u mbyllën me shpejtësi.

Policia më vonë përdori pompat e ujit mbi protestuesit. Disa protestues prishën semaforë, bllokuan trafikun me kazanët e plehrave, shkulën tulla dhe ndezën zjarre të vegjël.

Policia tha se të paktën tre oficerë u lënduan të goditur me tullat e hedhura kundër tyre.

Ata thanë se nga ndërtesat ishin hedhur shishe qelqi. Deri në orët e vona të pasdites, policia tha se më shumë se 120 persona ishin arrestuar, kryesisht nën akuzat për grumbullim të paligjshëm.

“Policia është duke ndërmarrë një veprim të vendosur për të bërë arrestime dhe për të ndalur veprimet e paligjshme dhe të dhunshme,” thuhej në një deklaratë.

Më herët gjatë ditës, më shumë se 20 politikanë dhe aktivistë pro-demokracisë organizuan protesta më të vogla në grupe me nga tetë vetë, për të respektuar rregullat e distancimit, përpara zyrës së Kinës në Hong Kong, kundër ligjit të propozuar të sigurisë kombëtare.

“Nën një tiran, askush nuk është i sigurt,” tha ish-ligjvënësi Leung Këok-Hung. “Me ligjin e ri të sigurimit të shtetit, askush nuk është i sigurt,” tha ai. /Voa

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

FOTO/ Ndryshimi i Alvin Berishës gati 1 vit pas kthimit nga kampi Al-Hol

Të gjithë e mbajmë mend historinë e 11-vjeçarit, Alvin Berisha, i cili doli nga “kampi i ferrit” Al Hol në Siri. Por si duket...

Vala e dytë e C*vid prek Spanjën, 241 vdekje në 24 orë

Një ndër shtetet Europiane më të prekura me koronavirus është dhe Spanja, e cila në 24 orët e fundit ka pasur një numër të...

Pse Lulzim Basha është dakord me PS për listat e hapura

Nga Alfred Peza Propozimet për hapjen e listave të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 2021, sipas modelit të ofruar nga PS, janë të njohura...

Gazetari që ishte brenda ‘Al Holit’: Ditën që shkuam kishte çantë bombë të lyer me gjak

Gazetari Julian Kasapi ka folur në lidhje me eksperiencën e tij në kampin Al Hol, ku ndodhen të bllokuar shumë gra dhe fëmijë shqiptarë. I...

Negociatat, Gjermania: Shpresojmë mbajtjen e konferencës së anëtarësimit në dhjetor

Presidenca Gjermane e Bashkimit Evropian ka përsëritur synimin për të mbajtur brenda muajit dhjetor konferencat e para ndër-qeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut,...