Deputeti ukrainas Valeriy Davydenko është gjetur i pajetë në tualetin e zyrës së tij.
Trupi i 47-vjeçarit u gjet nga një pastrues.
Zv.Ministri i Brendshëm Anton Gerashchenko deklaroi se deputeti kishte një plagë arme zjarri në kokë.
Aktualisht policia dhe prokuroria janë duke hetuar në disa pista ndërkohë dyshimet kryesore janë se deputeti është vetëvrarë.
Megjithatë pista e një vrasjeje të inskenuar si vetëvrasje është gjithashtu duke u marrë në konsideratë.