Mbrëmjen e sotme 8 persona janë shoqëruar pasi raportohet se janë zënë me policinë në KZAZ-në numër 9 në Tropojë.
Gjatë përplasjeve me policët, qytetarët kanë thyer xhamat si dhe kanë shkatërruar të gjitha materialet zgjedhore. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat speciale.
Kujtojmë se pak më herët ka pasur përplasje të ngjashme edhe në “Shejnaze Juka”, në një shkollë Shkodër, ku disa qytetarë kanë tentuar t’i vënë zjarrin.