Rrjetet sociale kanë përfituar nga situata e nderë që është në Shqipëri. Klasa politike ende nuk ka gjetur gjuhën e përbashkët për zgjedhjet. Këto orë kanë qenë mjaft intensive, e ndërsa protestat do të risillen sërish në fokus. Po sot, Presidenti Ilir Meta, me anë të një kërkese i është drejtuar kryetarit të Komisionit të Zgjedhjeve, Klement Zgurit, duke i kërkuar informacion për numrin e deputetëve të Parlamentit të Shqipërisë.
Në këto orë të ethshme, kryedemokrati Basha ka mbyllur takimin me aleatët. Në përfundim të takimit me kreun e PD-së, Lulzim Basha, aleatët e tij tregojnë disa prej qëndrimeve të mbajtura në mbledhjen me dyer të mbyllura. Protesta do të rifillojë nga fundi i javës që vjen. Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, ka deklaruar se takimi me Bashën është zhvilluar për t’i dalë përballë situatës politike ku ndodhet vendi.