Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Plani i Emmanuel Macron për të “pushtuar” Evropën  

8 vjet ago
in Bota, Kryesore, Të Gjitha
Plani i Emmanuel Macron për të “pushtuar” Evropën   

Paris-Në fillim ai pushtoi Francën. Tashmë po synon të “pushtojë” gjithë Bashkimin Evropian. Emmanuel Macron do të shpalosë vizionin e tij të madh mbi Bashkimin Evropian, në një fjalim të ngarkuar me simbolika në Universitetin e Sorbonës. Fjalimi do të na japë më shumë detaje mbi premtimet e fushatës së tij, për të nxitur krijimin e një buxheti të eurozonës, parlamenti dhe ministrie të Financave të BE-së.

Macron do të këmbëngulë, mbi nevojën për t’u dhënë qytetarëve një zë më të madh mbi atë që ndodh në Bashkimin Evropian, duke përfshirë ftesën për pjesëmarrje në “konventat demokratike” apo debatet publike në çdo vend anëtar nga fillimi i vitit të ardhshëm, sipas ndihmësve të presidentit francez.

Megjithatë, ajo që fillimisht u duk se ishte një moment i arsyeshëm – dy ditë pas zgjedhjeve gjermane që pritej të nxisnin mandatin e Angela Merkelit për reformimin e unionit – tashmë duket më pak i përshtatshëm, me kancelaren gjermane që ka gjasa të formojë një koalicion që përfshin euroskeptikët e Demokratëve të Lirë, në vend se të rrëshqasë në një “koalicion të madh” eurofil me Socialdemokratët.

Kjo mund të shkaktojë probleme për strategjinë e Macron, e cila tashmë është duke u testuar në të gjithë BE-në nga ana e kolegëve të tij në lëvizjen centriste “La République En Marche” (LRM), të cilët po krijojnë kontakte dhe krijojnë miqësi e aleanca. Për çfarë? “Për të ndërtuar një En Marche evropiane”, thotë Sabine Thillaye, kryetarja e Komisionit të Çështjeve Evropiane në parlamentin francez, duke iu referuar lëvizjes bazë që e solli Macron-in në pushtet në një kohë rekord majin e shkuar.

Iniciativa është ende embrionale, dhe deputetët janë “duke punuar për Macron”, në vend se të zbatojnë urdhra të sakta. Ideja është të hidhen themelet për një aleancë evropiane të partive, apo edhe një parti të re, që mbështet vizionin e Macron për një BE më “mbrojtëse”, në kohë për zgjedhjet e Parlamentit Evropian të vitit 2019. Nëse një grupim i tillë, fiton një hapësirë të konsiderueshme në BE-së, ai do të siguronte mbështetje të madhe për planin e Macron, dhe do të vepronte si një kundërpeshë ndaj shumë liberalëve euroskeptikë të Europës Veriore.

Pax Macron

Megjithatë, para se Macron të mund të sulmojë Parlamentin Evropian, ai duhet të krijojë një mbështetje të mjaftueshme për idetë e tij evropiane, veçanërisht në Gjermani. Por kjo s’do të jetë e thjeshtë. Në skenarin më të keq për Francën, Social Demokratët e Gjermanisë (SPD), kanë përjashtuar mundësinë e një “koalicioni të madh” me konservatorët e Merkelit, çka do të thotë se kancelarja ka të ngjarë të mbështetet tek një partneritet me të Gjelbërit dhe liberalët e Demokratëve të Lirë, të cilët nuk e kanë fshehur neverinë e tyre ndaj thuajse të gjitha propozimeve të Macron për reformimin e BE-së.

“Nëse ajo bashkohet me FDP, unë jam i vdekur”- citohet të jetë shprehur presidenti francez në muajin korrik sipas së përditshmes franceze ”Le Monde”, duke iu referuar axhendës së tij evropiane. Një ditë pas rizgjedhjes së saj, me një koalicion konservator FDP-Të Gjelbrit në plan, kancelarja gjermane dukej tashmë më e ftohtë në lidhje me vizionin e Macron, duke thënë: “Mendimi im, është se ne mund të përdorim më shumë Evropë, por kjo duhet të çojë në më shumë konkurrencë, më shumë vende pune, dhe më shumë ndikim për Bashkimin Evropian”.

Presidenti i Parlamentit Evropian, Antonio Tajani, i cili u takua me Macron në Paris të premten e kaluar, është gjithashtu skeptik për disa pika, veçanërisht mbi propozimet për krijimin e një parlamenti të ri për eurozonën. Por, ndërsa Tajani është duke menduar për postin e tij, dhe Merkel për partnerët e koalicionit me të cilët do të qeverisë për 4 vitet e ardhshme, Macron po bën plane për dekadën e ardhshme.

Ndihmësit e tij, thonë se ai sheh potencialin për një hap të madh përpara në BE, të mbështetur nga të njëjtit lloj votuesish që e mbështetën atë edhe në Francë: pro-evropianë, të arsimuar dhe optimistë. Në përpjekjen e tij për të mbledhur të gjithë këta njerëz nën një çadër të madhe dhe të vetme përpara zgjedhjeve të Parlamentit Evropian të 2019-ës, ai ka bërë për vete një aleat të rëndësishëm:Komisionin Evropian.

Ekipi i presidentit të Komisionit Jean-Claude Juncker, po bashkëpunon me anëtarët e parlamentit francez për të studiuar mundësinë e mbajtjes së debateve demokratike rreth BE-së në çdo vend anëtar, konfirmon Thillaye. Qeveritë kombëtare, do të duhet të bien dakord. Por, me një nxitje nga Komisioni dhe me sigurinë se debatet do të synojë të krijojnë vetëm një kuptim të “asaj që funksionon dhe nuk funksionon në Bashkimin Evropian”, Franca mund të ketë qasje në një numër të respektueshëm vendesh.

Komisioni u takua kohët e fundit me një task-force të deputetëve francezë, të përkushtuar për organizimin e “konventave demokratike. Detyra e tyre, është të shpjegojnë formatin dhe shpallin kohën e duhur për konventat që do të mbahen në tremujorin e parë të vitit 2018, me një sërë opsionesh që ende janë në shqyrtim. Tajani shprehu mbështetje për idenë e debateve demokratike, dhe tha se do të organizonte një seance të posaçme në Parlamentin Europian  në Strasburg, duke ftuar të marrin pjesë qytetarë nga unioni.

“Një partie e re do të ishte e tepërt!”

Në të njëjtën kohë, deputetët e Macron, po punojnë fort duke u përpjekur të gjejnë aleatë në vende të tjera. Jean Arthuis, një  europarlamentar liberal, president i komitetit të buxhetit të parlamentit dhe mbështetës i Macron, i tha “POLITICO”-s, se duhej ecur përtej konsideratave politike kombëtare, dhe filluar me krijimin e grupimeve të gjera në BE-së. Anglade, deputeti i ri i “En Marche”, tha se ai kishte reagime pozitive nga homologët e tij në Sllovaki, Estoni, Hungari dhe Hollandë. Qëllimi i tij është të ndërtojë një “koalicion progresiv” – me fjalë të tjera, një “En Marche” evropiane deri në shtatorin e ardhshëm. Thillaye nuk pranoi

të tregonte se cilat parti të BE-së mund të jenë të hapura për aleanca apo koalicione me partinë e Macron. Por ajo tha se nuk do të ketë pengesa ideologjike, sa i përket aleatëve të mundshëm. Megjithatë, jo të gjithë janë gati të jenë “në lëvizje” me Macron. Liberalët, jo vetëm në Gjermani por edhe në Holandë dhe gjetkë në Evropën Veriore, kanë një pikëpamje shumë të ndryshme nga Macron, mbi atë që përbën një BE ideale – e cila e vë më shumë theksin tek tregtia e lirë me botën e jashtme, sesa tarifat e reja mbrojtëse anti-dumping.

“Krijimi i një partie tjetër në Evropë, do të ishte diçka e tepërt”- tha nga Luksemburgu Franck Engel, anëtar i Partisë Popullore Evropiane. “Ka kaq shumë prej tyre. Çfarë do të ishte ajo? Socialdemokrate? Ne e kemi një të tillë. Liberale? E kemi edhe atë”. Një tjetër skeptik, vuri në dukje faktin se në të gjithë Evropën, kushtet politike dhe ekonomike nuk janë ajo që qenë në Francë kur Macron u ngjit në pushtet. “Duhet të ndihesh sikur gjithçka rreth teje po shkatërrohet”- tha zyrtari, i cili kërkoi të mbetet anonim. “Në BE, ky nuk është rasti”.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce 

Tags: “pushtuar”beEmmanuel MacronevropaEvropënPax MacronplaniSHBA

TË LIDHURA

Pamje me dron, IKMT shemb ndërtesën 2 katëshe në Theth. Aksioni vijon…
Aktualitet

Pamje me dron, IKMT shemb ndërtesën 2 katëshe në Theth. Aksioni vijon…

18:58 | 09/07/2025
Masakroi ish-të dashurën shtatzënë, Bujar Fandaj dënohet me burgim të përjetshëm
Aktualitet

Masakroi ish-të dashurën shtatzënë, Bujar Fandaj dënohet me burgim të përjetshëm

18:47 | 09/07/2025
Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës
Aktualitet

Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

18:22 | 09/07/2025
Next Post
Rama pret Haradinajn: Ky vit i shqiptarëve, të mbrojmë gjuhën shqipe

Rama pret Haradinajn: Ky vit i shqiptarëve, të mbrojmë gjuhën shqipe

Haradinaj: Mbështetja e Shqipërisë, Kosova nuk është ndjerë kurrë vetëm!

Haradinaj: Mbështetja e Shqipërisë, Kosova nuk është ndjerë kurrë vetëm!

Raporti/ Taksat dhe korrupsioni pengojnë iniciativat për të bërë biznes në Shqipëri

Raporti/ Taksat dhe korrupsioni pengojnë iniciativat për të bërë biznes në Shqipëri

JU REKOMANDOJMË

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

17:15 | 03/07/2025
Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

18:31 | 05/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

14:35 | 08/07/2025




TË FUNDIT

Pamje me dron, IKMT shemb ndërtesën 2 katëshe në Theth. Aksioni vijon…
Aktualitet

Pamje me dron, IKMT shemb ndërtesën 2 katëshe në Theth. Aksioni vijon…

by mirseda
18:58 | 09/07/2025
0

Thethi është në qendër të vëmendjes ditët e fundit, kësaj radhe jo për turizmin dhe bukuritë natyre,...

Masakroi ish-të dashurën shtatzënë, Bujar Fandaj dënohet me burgim të përjetshëm

Masakroi ish-të dashurën shtatzënë, Bujar Fandaj dënohet me burgim të përjetshëm

18:47 | 09/07/2025
Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

18:22 | 09/07/2025
Jennifer Lopez shkëlqen në skenë me stilin e saj magjepsës

Jennifer Lopez shkëlqen në skenë me stilin e saj magjepsës

17:57 | 09/07/2025
SHBA heq rregullin për heqjen e këpucëve në aeroporte pas gati 20 vitesh

SHBA heq rregullin për heqjen e këpucëve në aeroporte pas gati 20 vitesh

17:54 | 09/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com