Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Plani bullgar për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE

8 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Plani bullgar për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE

Shteti më i varfër në Bashkimin Evropian ka propozuar një rrugë më të qartë në lidhje me anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor, për të parandaluar rikthimin e paqëndrueshmërisë që shkatërroi rajonin rreth dy dekada më parë.

“Bullgaria, e cila do të marrë presidencën gjashtëmujore të BE-së në janar, po përpiqet të ofrojë udhëzime më konkrete se si mund të bashkohen Serbia, Mali i Zi, Shqipëria, Maqedonia, Bosnja dhe Hercegovina”, tha në Sofje javën e shkuar Liliana Pavlova, ministrja e Bullgarisë në krye të presidencës së BE.

Ndërkohë që pjesë e 28 shteteve anëtare të BE-së janë edhe dy republika të ish-Jugosllavisë, shumica tjetër po përpiqet të integrohet dhe të bashkohet me valën e rritjes së standardeve të jetesës në Evropën ish-komuniste. Pas një dekade ku u përfshi katastrofa greke e borxhit, Brexit dhe ardhja e miliona refugjatëve nga Lindja e Mesme dhe Afrika, Bullgaria ka në plan të zhvendosë diskutimin nga menaxhimi i krizës drejt zgjerimit ndërkohë që po përgatitet të kryesojë një samit të nivelit të gjerë në muajin maj.

“Ne nuk mund ta ndryshojmë agjendën e Evropës për gjashtë muaj, por ne duhet t’i japim secilit prej vendeve një plan të qartë veprimi bazuar në arritjet dhe progresin e tyre në zgjidhjen e problemeve që kanë”, tha Pavllova. “Përndryshe përçarjet midis vendeve do të thellohen.”

Lufta për integrimin në BE

Rreth dy dekada pas mbylljes së konfliktit më të përgjakshëm të Evropës që nga mbarimi i Luftës së Dytë Botërore, vendet e vetme të rajonit ish-komunist që kanë arritur të hyjnë në BE kanë qenë Sllovenia, Kroacia, Rumania dhe Bullgaria. Dy të fundit mbeten më të varfrit në BE dhe kanë marrë kritika të ashpra për dështimin e zhdukjes së korrupsionit dhe rritjen e efikasitetit të gjykatave të tyre. Mangësitë i kanë penguar të jenë pjesë e pakufizuar e zonës Shengen.

Në pjesën tjetër të Ballkanit Perëndimor, shumica e vendeve po përpiqen të balancojnë qëllimet e tyre për t’ju bashkuar BE-së dhe për të ruajtur lidhjet me aleatët tradicionalë si Rusia, një dinamikë që ka përçarë besimin ndaj qeverive, ka penguar krijimin e lidhjeve ekonomike dhe ligjet me standardet e BE-së.

Serbia, e cila kërkon të jetë gati për t’u anëtarësuar në BE deri në vitin 2020, duhet të rregullojë marrëdhëniet e saj me Kosovën, pavarësinë e të cilës refuzon ta njohë. Mali i Zi duhet të luftojë korrupsionin dhe krimin e organizuar për të nisur bisedimet e hyrjes në BE. Dhe ndërkohë që Shqipëria ka fituar statusin e kandidatit, fillimi i bisedimeve varet nga zbatimi i reformës në drejtësi.

Maqedonia u nxit për t’u bashkuar me BE-në pas ndryshimit të drejtimit të qeverisë këtë vit, por duhet të zgjidhë mosmarrëveshjen që ka me Greqinë për emrin. Ndërkohë që pikërisht për këtë mosmarrëveshje Greqia ka penguar Maqedoninë t’i bashkohet NATO-s. Bosnjë-Hercegovina, më e goditura nga shpërbërja e dhunshme e Jugosllavisë, duhet të forcojë administratën e saj publike dhe të përmirësojë bashkëpunimin para se të nisë bisedimet e pranimit pas aplikimit në 2016.

Kosova, që pas shkëputjes nga Serbia është një kandidat i mundshëm. Ajo pritet të përparojë në agjendën e anëtarësimit në BE pasi i dha fund bllokimit politik të muajit të kaluar duke formuar qeverinë e re.

Muajin e kaluar, komisioneri i Zgjerimit e BE-së, Johannes Hahn e shpalli Serbinë dhe Malin e Zi si “kandidatët kryesorë” dhe premtoi të punojë më shumë për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE deri në vitin 2025. Megjithatë, me Brexit që po afrohet dhe disa vende të Evropës perëndimore që e konsiderojnë ndryshimin si nxitje të bashkëpunimit më të thellë, vëmendja ndaj zgjerimit të mëtejshëm mund të mos jetë e lehtë.

“BE nuk është në gjendje të mendojë për zgjerimin në këtë moment, as publiku evropian nuk dëshiron të dëgjojë për të,” tha Vessela Cherneva, drejtore e programit të lartë në Këshillin Evropian të Marrëdhënieve me Jashtë. “Bullgaria ende nuk ka bindur vendet skeptike si Holanda, Danimarka, Gjermania dhe Franca të dëgjojnë problemet e Ballkanit Perëndimor”./Bloomberg

Përgatiti Tirana Today

Tags: beBrukselibullgarBullgariaintegrimiMaqedoniaplanirusiashqiperia

TË LIDHURA

Operacion antidrogë në Elbasan: 3 të arrestuar, sekuestrohen 45 kg kanabis dhe armë
Aktualitet

Operacion antidrogë në Elbasan: 3 të arrestuar, sekuestrohen 45 kg kanabis dhe armë

20:45 | 11/02/2026
Aksident pranë Kopshtit Zoologjik në Tiranë, taksia përplas motomjetin
Aktualitet

Aksident pranë Kopshtit Zoologjik në Tiranë, taksia përplas motomjetin

19:30 | 11/02/2026
Aeroporti i Vlorës bllokohet në gjykata; MACBO kërkon auditim ndërkombëtar.
Ekonomi

Aeroporti i Vlorës bllokohet në gjykata; MACBO kërkon auditim ndërkombëtar.

18:43 | 11/02/2026
Next Post
Champions League/ Ja supersfidat e javës së tretë

Champions League/ Ja supersfidat e javës së tretë

Tahiri, Bashës: Vrave e vodhe e ia ke hedhur, drejtësia nuk u bë dot kurrë

Tahiri, Bashës: Vrave e vodhe e ia ke hedhur, drejtësia nuk u bë dot kurrë

Iuliano: Ky është Partizani im, por do përmirësohemi më shumë

Iuliano: Ky është Partizani im, por do përmirësohemi më shumë







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

“Dua 20 mijë euro”/ Akuzohet për gjobëvënie, arrestohet gazetari Elio Laze
Aktualitet

“Dua 20 mijë euro”/ Akuzohet për gjobëvënie, arrestohet gazetari Elio Laze

by mirseda
15:05 | 12/02/2026
0

Arrestohet gazetari Elio Laze, pasi akuzohet për gjobëvënie. . Mësohet se Laze ishte denoncuar nga një zyrtar...

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Evropian në Bruksel

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Evropian në Bruksel

15:03 | 12/02/2026
“Gjykatat dhanë dëmshpërblim 12milione euro për gjyqtarët që largoi vettingu”,Rama kjo është pavarsi

“Gjykatat dhanë dëmshpërblim 12milione euro për gjyqtarët që largoi vettingu”,Rama kjo është pavarsi

14:56 | 12/02/2026
A do të rriten pagat e gjyqtarëve? Çfarë pritet të vendos sot Gjykata Kushtetuese

Pagat e gjyqtarëve, Kushtetuesja kërkon më shumë kohë për vendimarrjen

14:30 | 12/02/2026
Gjyqi në Hagë, Kuvendi i Shqipërisë miraton deklaratën për pafajësinë e ish-liderëve të UÇK

Gjyqi në Hagë, Kuvendi i Shqipërisë miraton deklaratën për pafajësinë e ish-liderëve të UÇK

14:24 | 12/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com