Një plagosje me armë zjarri është regjistruar në Njësinë Administrative Kurdari, në Klos.
Nga informacionet paraprake mësohet se si pasojë e të shtënave, ka mbetur i plagosur një person, por nuk dihet gjendja shëndetësore e tij.
Ende janë të paqarta rrethanat e plagosjes dhe identiteti i personit. Policia është nisur drejt vendit të ngjarjes.