E diel, 29 Nëntor, 2020
3 C
Tirana

Cikalleshi: Franca, superfuqi! Ndaj Islandës mund të fitojmë

Më të lexuarat

Misteri shumëvjeçar: Ku ndodhet deklarata origjinale e pavarësisë së Shqipërisë

Deklarata origjinale e Pavarësisë së Shqipërisë, e firmosur më 28 nëntor 1912 në Vlorë nga delegatët e të gjitha krahinave të Shqipërisë etnike, nuk...

U ekzekutua me 8 plumba në Belgjikë, zbardhet identiteti i shqiptarit të vrarë

Mbrëmjen e djeshme, Brukseli u tmerrua nga të shtëna armësh, nga të cilat mbeti i vdekur një 38-vjeçar shqiptar. Ditën e sotme, është zbardhur identiteti...

Tronditet Bulqiza/22-vjeçari u qëllua nga shoku i tij, ja çfarë ka ndodhur

Policia e Bulqizës duket se është drejt zbardhjes së ngjarjes së rëndë, ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku ka humbur jetën një i ri. 22-vjeçari...

A do të na mbrojë vaksina e Covid-19?

Pretendentët kryesorë në garën e vaksinave COVID-19 kanë patur nivele të ndryshme suksesi pas provave klinike, por çfarë do të thotë kjo për luftën...

”Për dy javë zhduket Covid nga planeti”/ Mjeku popullor tregon terapinë

Mjeku popullor, Ruzhdi Metali është shprehur se virusi Covid-19, mund të zhduket për dy javë nga planeti. Në ''Zonë e Lirë'', ai tha se fillimisht...

Studimi: Ja 2 tiparet, që mund t’i bëjnë njerëzit super-përhapës të Covid-19

Provat të shumta tregojnë se super-përhapësit janë faktorët kryesorë të pandemisë Covid-19. Një numër studimesh, kanë treguar se shumica e njerëzve të prekur nga...

28 Nëntori/ Presidenti rus, Vladimir Putin uron shqiptarët

Me rastin e 108-vjetorit të pavarësisë, Presidentit i Rusisë, Vladimir Putin, ka uruar shqiptarët përmes një telegrami urimi dërguar Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Në...

Covid-19 në vend/ Bien infektimet, numri i viktimave mbetet i lartë

Kurba e Covid-19, ka pësuar një rënie të lehtë në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit, 545 persona rezultuan...

Ish-konkurrenti i “Për’puthen” i nxjerr bojën emisionit, nxjerr prapaskenat

Një ish-konkurrent i “Për’puthen” ka publikuar fotot e dyshimta të lojtarit të këtij edicioni, Atdheut, para se të bëhej pjesë e emisionit. Siç duket...

I shtruar prej 1 jave në Infektiv, mjeku humb betejën me Covid-19 (Emri)

Covid-19 i ka marrë jetën një tjetër mjeku në vendin tonë. Bëhet fjalë për mjekun okulist Ferdinand Shkrepa, i cili ndërroi jetë në moshën...

Përgjatë një interviste për “Panorama Sport”, Sokol Cikalleshi ka folur për ndeshjen mes Shqipërisë dhe Francës teksa theksoi se “të luash ndaj Francës është një kënaqësi më vete”. “Ne jemi të zhgënjyer për rezultatin sepse mund të bënim më shumë, por gjërat ashtu shkuan dhe duhet t’i pranojmë. Arrita të shënoj thuajse golin e nderit, por ndeshja u mbyll me rezultat zhgënjyes dhe na mbetet vetëm të shohim përpara për sfidat e radhës”, është shprehur Cikalleshi.

Çfarë detyrash patët në momentin që u aktivizuat?

Në të tilla situata kur ne po mbronim, duhet që sulmuesi të mbante topin për ta nxjerrë ekipin përpara. Detyrë të cilën e bëri Balaj me Uzunin disa herë, por në pamundësi që të arrinim t’i konkretizonim ato 2-3 krose që u krijuan. E njëjta gjë edhe në pjesën e dytë, ku nuk arritëm të krijojmë shumë, me përjashtim të rastit të penalltisë dhe gjuajtjes së Roshit drejt portës. Kur u futa unë, rezultati ishte 3-0, i cili si të thuash të pret krahët, por deri në fund shënuam atë gol nderi dhe u mbyll me rezultat zhgënjyes. Mbi të gjitha, të mos harrojmë që pas dy ditësh (nesër) do të kemi një ndeshje të rëndësishme dhe duhet të mos demoralizohemi.

Për pjesën e ndeshjes që keni ndjekur nga stoli, pse vuajti aq shumë Shqipëria, si mendoni?

Shikoni, në radhë të parë ne ishim duke luajtur kundër Francës, skuadrës së shpallur kampione bote dhe duhet pranuar forca e saj në krahasim me ne. Fatkeqësisht në këto lloj ndeshjesh, ndodhi ajo që është më e rëndësishmja: Duhet që ta shtysh sa më shumë pësimin e golit. Sepse në momentin që nuk pëson gol, ato rrisin nervozizmin e tyre me kalimin e minutave dhe kërkojnë me patjetër që të realizojnë.

Nëse nuk do të gjenin golin, do të krijonin hapësira të cilat mund të tentonim që ne t’i shfrytëzonim. Kjo ishte strategjia që ne donim ta përdornim. Fatkeqësisht, ata mundën që të shënojnë shumë shpejt dhe arritën që të na çekuilibrojnë disi. Ne nuk ia dolëm të bënim atë që planifikuam.

Europiani, barazimi 1-1 dhe fitorja në Elbasan. Ishte Franca më e fortë nga sa ka qenë në këto përballje, apo Shqipëria nuk është më në lartësinë e këtyre paraqitjeve?

Mund të them se Franca në vitin e fundit është superfuqi dhe mund të them se është ekipi më i fortë në botë për momentin. Ndaj, nuk mund të flasim më shumë për këtë Francë.

Po Shqipëria, çfarë ka humbur në raport me ato paraqitje të shkëlqyera?

Të gjithë jemi koshientë se nuk jemi ajo Shqipëria e Europianit apo Shqipëria me ato paraqitje gjatë kualifikueseve që na çuan atje. Po, ne të gjithë së bashku po mundohemi të bëjmë më të mirën dhe të arrijmë përsëri atje ku ishim, edhe pse është e vështirë. Me trajnerin e ri, gjërat po ndryshojnë për mirë, pavarësisht humbjes së vështirë kundër Francës, pasi e thashë se dihet cila është ajo skuadër. Po bëhen disa gjëra, shumë kanë ndryshuar për mirë dhe ndihen edhe nga ne lojtarët, nga stafi.

Kritikat…

Sigurisht që ne e dimë se në momentin e një humbjeje të tillë, kritikat janë shumë të mëdha, por unë mendoj se ndeshja jonë është ajo ndaj Islandës. Ne me atë ekip duhet t’i masim forcat.

Ju thatë se nuk duhet demoralizim sepse luajmë ndaj Islandës. Ama, kur i mungon entuziazmi edhe lojtarit që u shënoi kampionëve të botës, si mund të jetë në përgjithësi atmosfera brenda ekipit?

E thashë edhe më lart. Ne po luanim kundër Francës në këtë ndeshje dhe dihet shpesh se si përfundojnë përballjet me të. Mirëpo, ne shpresonim të bënim një surprizë. E besonim dhe punuam për ta bërë. Ndaj, nuk është se na ka humbur entuziazmi, pasi i dinim forcat tona në krahasim me Francën, edhe para se të luhej ndeshja. Ne të gjithë pretendonim një rezultat më ndryshe, por unë besoj se Islanda është ajo çka mat forcat tona. Ndaj, duke mos llogaritur më çfarë ndodhi me Francën, ne mund të arrijmë fitoren ndaj Islandës. Uroj që ta bëjmë, pavarësisht vështirësisë dhe nëse ia dalim, them se do të konsiderohemi sërish në rrugën e duhur.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Si mund ta padisë Gjermania Asadin për përdorim armësh kimike?

Drejtësia gjermane po shqyrton mundësinë e ngritjes së një padie për sulmet me gaz helmues në Siri. Deutsche Welle dhe "Der Spiegel" biseduan me...

Rita Ora uron ditën e flamurit në gjuhën shqipe dhe me foto provokuese

Rita Ora, këngëtarja me famë botërore asnjëherë nuk harron origjinën e saj. Ajo ka uruar Ditën e Flamurit me disa foto shumë provokuese, ku shihet...

Misteri shumëvjeçar: Ku ndodhet deklarata origjinale e pavarësisë së Shqipërisë

Deklarata origjinale e Pavarësisë së Shqipërisë, e firmosur më 28 nëntor 1912 në Vlorë nga delegatët e të gjitha krahinave të Shqipërisë etnike, nuk...

Nuk ka llogari bankare, liderja e Hong Kongut i mban paratë në shtëpi

Shefja ekzekutive e Hong Kongut, Carrie Lam, ka thënë në një intervistë televizive se ajo duhet të ruajë “grumbuj parash” në shtëpi, sepse nuk...

Video/ Sulmuesi shqiptar shënon në fund, i jep 1 pikë skuadrës turke

Sulmuesi, Jetmir Topalli ka shënuar gol në minutën e 95’ në sfidën e Superligës turke, të zhvilluar midis Gazientep dhe Jeni Malatjaspor. 22-vjeçari nga Kosova...