Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka anuluar axhendën e tij dhe është nisur me urgjencë drejt zyrave të PD në Kavajë, aty ku është plagosur me armë zjarri Bledar Okshtuni.
Ngjarja u raportua pak momente më parë, ndërkohë që ende nuk janë të qarta rrethanat. Policia dhe ambulanca janë nisur drejt vendit të ngjarjes.