Policia e Tiranës ka vënë në pranga një shtetas, i cili ishte shpallur në kërkim për një plagosje me dashje ndodhur në 17 shtator të vitit 2018. Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet R. M., 24 vjeç, banues në Babrru, Tiranë.
Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.
I riu, në bashkëpunim me disa shtetas të tjerë të arrestuar më parë, ka goditur me mjete të forta një shtetas, duke i shkaktuar dëmtime të rënda në trup.
Njoftimi i policisë
Një tjetër person në kërkim bie në prangat e policisë. Kapet dhe ndalohet një person i shpallur në kërkim për plagosje të rëndë me dashje, autor i ngjarjes së ndodhur më datë 17.09.2018.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë nr 5, Kamëz, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative dhe pas një pune të mirëorganizuar, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit në kërkim: R. M., 24 vjeç, banues në Babrru Tiranë;
Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.
Ky shtetas më datë 17.09.2018, në qendër Babrru në bashkëpunim me disa shtetas të tjerë të arrestuar më parë, ka goditur me mjete të forta një shtetas duke i shkaktuar dëmtime të rënda në trup.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.