E martë, 23 Shkurt, 2021
11 C
Tirana

Plagosi një shtetas një vit më parë, policia kap 24-vjeçarin

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një shtetas, i cili ishte shpallur në kërkim për një plagosje me dashje ndodhur në 17 shtator të vitit 2018. Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet R. M., 24 vjeç, banues në Babrru, Tiranë.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.

I riu, në bashkëpunim me disa shtetas të tjerë të arrestuar më parë, ka goditur me mjete të forta një shtetas, duke i shkaktuar dëmtime të rënda në trup.

Njoftimi i policisë

Një tjetër person në kërkim bie në prangat e policisë. Kapet dhe ndalohet një person i shpallur në kërkim për plagosje të rëndë me dashje, autor i ngjarjes së ndodhur më datë 17.09.2018.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë nr 5, Kamëz, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative dhe pas një pune të mirëorganizuar, bënë kapjen dhe ndalimin e  shtetasit në kërkim: R. M., 24 vjeç, banues në Babrru Tiranë;

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.

Ky shtetas më datë 17.09.2018, në qendër Babrru në bashkëpunim me disa shtetas të tjerë të arrestuar më parë, ka goditur me mjete të forta një shtetas  duke i shkaktuar dëmtime të rënda në trup.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Brataj vaksinoi shoferin personal? Urgjenca Kombëtare reagon pas akuzave

Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore ka reaguar sot pas lajmit të publikuar në rrjetet sociale për vaksinimin e një shoferi të këtij institucioni. QKUM shprehet...

Detaje të reja për vdekjen e Maradonës, hetuesit përfshijnë dhe dy të dyshuar

Në hetimin për vdekjen e Diego Armando Maradonas janë përfshirë edhe dy të dyshuar të tjerë. Ata janë Nensi Forlini, ekzekutive e kompanisë së...

Vrasja e dyfishtë për drogë në Malësi të Madhe/ Mbyllen hetimet për babë e bir

Pesë muaj nga vrasja e Vilson Çutajt dhe Klemend Pepajt në Malësi të Madhe, Prokuroria e Shkodrës ka mbyllur hetimet duke gjetur vetëm një...

Koronavirusi/ Më shumë të shëruar se të infektuar, por kurba mbetet e lartë

Kurba e koronavirusit vijon të mbetet e lartë, pasi në 24 orët e fundit janë regjistruar 1.021 raste të reja, nga 3.258 testime të...

Pse temperaturat ulen shumë gjatë natës në shkretëtira?

Nëse do të ndërmerrni një udhëtim ditor në shkretëtirën e Saharasë në Afrikën e Veriut, do të duhet të keni me vete më shumë...