Së fundmi një 28-vjeçar ka mbetur i plagosur në Lekbibaj të Tropojës.
Raportohet se i riu është goditur me qytën e pistoletës dhe ka marrë dëmtime të mëdha në kokë.
Ai është nisur me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.
Aktualisht janë ende të paqarta rrethanat e ngjarjes.