Manchester City është duke fituar në një ndeshje mjaft të vështirë përballë Leicester, me rezultatin e ngushtë 1-0. Golin e vetëm në këtë pjesë të parë e shënoi Gabriel Jesus, pas një aksioni mjaft të bukur te Sterling, De Bruyne dhe Silva. Në rast se ndeshja mbyllet me këtë rezultat atëherë City i Guardiolas do të vazhdojë të kryesojë i vetëm me një diferencë të madhe pikësh nga vendi i dytë.
Chelsea i Contes ka shkatërruar që në pjesën e parë West Brom, me tre gola nga Morata, Hazard dhe Alonso. Ka qenë një ndeshje mjaft pozitive për blutë e Londrës, të cilët me këtë fitore mbajnë vendin e dytë përkohësisht.
Liverpol është kthyer tek fitorja, pas një seria të gjatë rezultatesh negative e ngërcesh. Ka qenë Salah që ka sjell qetësinë në “Amfield” në këtë pjesë ë parë me dy gola të shënuar nga ana e tij. Në rast fitoreje nda Southampton, skuadra e Klopp do të arrijë vendin e pestë me pikë të barabarta me Arsenalin.