Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

Pijet alkoolike në Shqipëri kushtojnë më shtrenjtë se mesatarja e BE

5 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Pijet alkoolike në Shqipëri kushtojnë më shtrenjtë se mesatarja e BE

Në Shqipëri dhe në Mal të Zi, pijet alkoolike kushtojnë më shtrenjtë se shtetet e tjera të rajonit, madje janë edhe mbi mesataren e Bashkimit Europian.

Eurostat ka publikuar hartën e indeksit të çmimeve për pijet alkoolike. Në Shqipëri, ky indeks është 107.8%, që nënkupton se pijet alkoolike kushtojnë rreth 8% më shtrenjtë se mesatarja e Bashkimit Europian.

Në Mal të Zi kushtojnë 11.3% më shumë sesa mesatarja e BE-së.

Më lirë alkooli është në Bosnjë dhe Hercegovinë, sa 75.4% e mesatares së BE-së, që është në fakt dhe shteti në Europë ku ky produkt kushton më lirë.

Sipas Eurostat, në vitin 2019, çmimi i pijeve alkoolike në të gjithë Bashkimin Evropian (BE) ishte më shumë se dy herë më i lartë në Shtetin Anëtar më të shtrenjtë sesa në atë më të lirë.

Kur nivelet e çmimeve në vende krahasohen me indeksin mesatar të nivelit të çmimit të BE prej 100, rezultatet tregojnë se në vitin 2019, çmimi i pijeve alkoolike (pije alkoolike, verë dhe birrë) ishte më i larti në Finlandë (me një indeks të nivelit të çmimit 191), e ndjekur nga Irlanda (182) dhe Suedia (156).

Në të kundërt, nivelet e çmimeve për pije alkoolike në 2019 ishin më të ulëtat në Rumani (me një indeks të nivelit të çmimit 76), pasuar nga Bullgaria (79) dhe Hungaria (80).

Konsumi i alkoolit në vend

Sipas një publikimi të mëparshëm të INSTAT, diferencat gjinore në konsumin e alkoolit tregojnë se burrat janë ata që me rritjen e moshës kanë një tendencë për të konsumuar më shumë alkool në raport me gratë.

73,4 % e të intervistuarve gra dhe 38,3 % e burrave raportojnë se nuk pijnë alkool, ndërsa te gratë vetëm 23,0 % e tyre deklarojnë se pijnë alkool 1 deri në 3 ditë në muaj ose më pak, kundrejt burrave me 31,8 %.

Sipas INSTAT, abuzimi me alkoolin është një problem serioz i cili në vetvete mbart një rrezik të madh në shëndetin e  popullatës, si dhe shumë probleme familjare, sociale dhe të punësimit. /Monitor

Tags: alkoolinstatshqiperi

TË LIDHURA

Shqiptarja masakrohet me thikë nga ish-burri në Itali
Aktualitet

Shqiptarja masakrohet me thikë nga ish-burri në Itali

22:56 | 14/06/2025
Rekursi i Veliajt arrin në Gjykatën e Lartë, caktohet relatorja që do e gjykojë
Aktualitet

Rekursi i Veliajt arrin në Gjykatën e Lartë, caktohet relatorja që do e gjykojë

21:47 | 14/06/2025
Balluku: Në lotin 7 Elbasan–Qafë Thanë po ndërtohen vepra arti dhe nënkalime
Aktualitet

Balluku: Në lotin 7 Elbasan–Qafë Thanë po ndërtohen vepra arti dhe nënkalime

20:33 | 14/06/2025
Next Post
“Keeping Up With the Kardashians” po i vjen fundi, ndërpret transmetimin pas sezonit të 20

“Keeping Up With the Kardashians” po i vjen fundi, ndërpret transmetimin pas sezonit të 20

Lëkundje të lehta tërmeti në Durrës

Turqia lëkundet sërish nga tërmeti, ja sa ishte magnituda

“Babai vrau vajzën se u nda nga burri”, ish-funksionari i lartë i policisë tregon ngjarjen makabre

“Babai vrau vajzën se u nda nga burri”, ish-funksionari i lartë i policisë tregon ngjarjen makabre

JU REKOMANDOJMË

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

13:54 | 12/06/2025
Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

15:02 | 11/06/2025
Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

21:28 | 12/06/2025
FOTO/ I mbijetuari i vetëm: “Dëgjova zhurma të mëdha, trupa rreth meje”

FOTO/ I mbijetuari i vetëm: “Dëgjova zhurma të mëdha, trupa rreth meje”

18:31 | 12/06/2025




TË FUNDIT

Shqiptarja masakrohet me thikë nga ish-burri në Itali
Aktualitet

Shqiptarja masakrohet me thikë nga ish-burri në Itali

by mirseda
22:56 | 14/06/2025
0

Tolentino (Macerata), 14 qershor 2025 – Vrasje në Tolentino në zonën e Maceratës, ku një grua u...

Frederik Ndoci: Elinarën ia lashë Erandit, Ylli më ngacmoi e më preku

Frederik Ndoci: Elinarën ia lashë Erandit, Ylli më ngacmoi e më preku

22:37 | 14/06/2025
Madonna bën ‘karshi’ me një çantë që kushton 100,000 dollarë

Madonna bën ‘karshi’ me një çantë që kushton 100,000 dollarë

22:26 | 14/06/2025
Presidenti i Iranit: S’ka bisedime bërthamore, sa kohë vazhdojnë sulmet izraelite

Presidenti i Iranit: S’ka bisedime bërthamore, sa kohë vazhdojnë sulmet izraelite

22:16 | 14/06/2025
Rekursi i Veliajt arrin në Gjykatën e Lartë, caktohet relatorja që do e gjykojë

Rekursi i Veliajt arrin në Gjykatën e Lartë, caktohet relatorja që do e gjykojë

21:47 | 14/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com