Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Pezullimi i Gjykatës Speciale, Majko: Politika në Prishtinë po shkon drejt …

8 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Mediet serbe japin alarmin: Majko kërkon të hapen kufijtë Kosovë-Shqipëri më 1 janar

“Në Prishtinë po luhet një politikë e cila po shkon drejt absurdit. Kërkesa për anulimin e Gjykatës Speciale po prodhon paqartësi dhe frikë për të ardhmen.” Kështu e nis shkrimin e tij ish-kryeminsitri dhe ministri i aktual i Diasporës, Pandeli Majko pas nismës së një pjese të deputetëve të Kuvendit të Kosovës për të shfuqizuar ligjin me të cilin u themelua Gjykata Shqiptare.

Po ashtu gjatë komentit të tij të publikuar në rrjetet sociale, Majko shkruan se pyetja që duhet bërë sot është, se pse ajo që refuzohet sot, nuk u diskutua dje kur kishte kohën?!

Postimi i plotë:

HARKU I GJYKATES SPECIALE…

Në Prishtinë po luhet një politikë e cila po shkon drejt absurdit. Kërkesa për anullimin e Gjykatës Speciale po prodhon paqartësi dhe frikë për të ardhmen.

Për arsye që kishin kuptim, hyja tek ata që kishin rezerva për krijimin e Gjykatës Speciale për krimet në Kosovë. Arsyetimi nuk qëndronte në mohimin e asaj që ndodhi në Luftën e Kosovës. Ai kishte të bënte me dallimin e përmbajtjes së akteve që serbët dhe shqiptarët kryen kundër njëri tjetrit, sidomos në periudhën e pasluftës. Në këtë histori dallimi i aksionit dhe reaksionit është i rëndësishëm. Ky dallim nuk mund të mbyllet me shprehjen se “krimi është krim, në cdo rast”(!). Edhe kodet penale më moderne e bëjnë dallimin.

Aktualisht, në politikën e Prishtinës kanë filluar, me dhe pa të drejtë, të diskutojnë “drejtësinë” dhe raportin e vështirë historik që krijon Gjykata Speciale për shtetin e Kosovës.

Pyetja është, se pse ajo që refuzohet sot, nuk u diskutua dje kur kishte kohën?! Kjo dhe pyetje të tjera kanë kuptim më shumë se sa dhënia e përgjigjeve.

Diskutimi që duhej zhvilluar dikur… tani ka një kontekst tjetër. Bllokimi i Gjykatës Speciale po shikohet nga ndërkombëtarët si prishje e një marrëveshjeje ndërkombëtare.
Vota për krijimin e Gjykatës Speciale nga Kuvendi i Kosovës nuk ishte një akt “i brendshëm” i sistemit legal të shtetit. Ajo angazhoi Gjykatën e Hagës në një raport zyrtar me shtetin e Kosovës. Edhe për këtë arsye, kjo kontratë ndërkombëtare me emrin “Gjykata Speciale” u shoqërua me ndryshimin e Kushtetutës.

Të gjithë partnerët e Kosovës po bëjnë thirrje sot që të mos vazhdohet në këtë drejtim absurd. Ai do të vendosë shtetin e Kosovës nën akuzë. Dhe ajo, nuk do ti ngjajë deklarimeve të përgjithshme që harrohen nesër. Akuza do fokusohet edhe tek persona të përvecëm të cilët do të izolohen. Dhe ky do të jetë vetëm fillimi.

Jam i bindur se dikush që ka qenë i gatshëm të japë jetën në Luftë, nuk do ti frikësohej asnjë akuze të pabazuar. Shteti i Kosovës nuk është një cështje personale. E kundërta është e vërtetë. E drejta shtetërore nuk diskuton asnjë fat personal. Vendosja e interesit shtetëror mbi fatet e personave, dallon burrat e shtetit nga njerzit e vegjël.

Kush mendon se SHBA, Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian do ta përtypin në heshtje një vendim “sovran” për pezullimin e Gjykatës Speciale, gabohet.
Amerikanët, sidomos ata, si miq, të duan deri në tejkalim të mardhënies shtetërore. Mos e dhëntë zoti, ti kesh përballë si tradhëtarë të besimit të miqësisë… Me ish-ushtarin e Luftës ata sillen me rregullat e respektit ndaj tij. Ndaj pabesisë nuk kanë rregulla. Pa dallim!

Me shpresë dhe besim uroj që viti 2018 të sjell reflektim në emër të së ardhmes së shtetit të Kosovës për këtë cështje.

Në marrëveshjet ndërkombëtare ku vihet në diskutim statusi i shtetit, pendesa nuk ekziston.

Kosova fitoi Luftën. Tani duhet të fitojë paqen… me veten. Paqja e Kosovës kalon nga harku i Gjykatës Speciale. Harku i saj nuk ka triumf. Ai do të masë karaktere njerzish më shumë se sa drejtësinë. Sigurisht!

Tags: drejtGjykatës SpecialeMajkopezullimipolitikaPrishtineShkon

TË LIDHURA

Zjarri përfshin kodrat në fshatin Somotinë në Pogradec, era favorizon përhapjen e flakëve
Aktualitet

Zjarri përfshin kodrat në fshatin Somotinë në Pogradec, era favorizon përhapjen e flakëve

19:30 | 17/03/2026
Raporti Rama-Meloni, politikani italian: Është një raport motër-vëlla, mes Italisë dhe Shqipërisë
Aktualitet

Raporti Rama-Meloni, politikani italian: Është një raport motër-vëlla, mes Italisë dhe Shqipërisë

18:33 | 17/03/2026
Nisin zjarret në Bulqizë, flakët përfshijnë zonën e Krajkës
Aktualitet

Nisin zjarret në Bulqizë, flakët përfshijnë zonën e Krajkës

17:13 | 17/03/2026
Next Post
Gati për luftë 9 muajt e ardhshëm? Trump s’mund të çarmatosë Korenë

Gati për luftë 9 muajt e ardhshëm? Trump s’mund të çarmatosë Korenë

Ndërron jetë vogëlushi, bie në pusin me ujë

Ndërron jetë vogëlushi, bie në pusin me ujë

Katër vite agjencia “Stop Krimit”, kontribut për shtetin dhe demokracinë

Katër vite agjencia “Stop Krimit", kontribut për shtetin dhe demokracinë







JU REKOMANDOJMË

Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

21:19 | 11/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
Egli Tako në një romancë të re me ish-banorin e Big Brother?

Egli Tako në një romancë të re me ish-banorin e Big Brother?

20:33 | 11/03/2026




TË FUNDIT

Refuzoi ndarjen, tentoi të vriste gruan me thikë – arrestohet shqiptari në Itali
Bota

Refuzoi ndarjen, tentoi të vriste gruan me thikë – arrestohet shqiptari në Itali

by mirseda
21:04 | 17/03/2026
0

Një 43-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali, pasi tentoi të vriste gruan e tij. Sipas mediave italiane,...

UNICEF: Mbi 1 mln të zhvendosur në Liban, kërkohet mbrojtje për fëmijët

UNICEF: Mbi 1 mln të zhvendosur në Liban, kërkohet mbrojtje për fëmijët

20:23 | 17/03/2026
“Izraeli thirrje për revoltë në Iran”, WP: “Populli s’duhet përdorur si gur shahu

“Izraeli thirrje për revoltë në Iran”, WP: “Populli s’duhet përdorur si gur shahu

20:22 | 17/03/2026
Ambasada amerikane në Bagdad sulmohet sërish me dronë e raketa nga Irani

Ambasada amerikane në Bagdad sulmohet sërish me dronë e raketa nga Irani

20:20 | 17/03/2026
Shpërthen zjarri në një ndërtesë në Manhatan, evakuohen banorët

Shpërthen zjarri në një ndërtesë në Manhatan, evakuohen banorët

20:18 | 17/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com